LIVE UPDATES
Ekonomi

Projektvendim për menaxhimin e mbetjeve spitalore, Ministria e Mjedisit s'tërhiqet nga incenerimi

Aktualisht kërkesat që duhet të plotësohen për menaxhimin e këtyre mbetjeve rregulloren me një rregullore të vitit 2010 të miratuar nga qeveria e mëparshme. Kuadri i ri ligjor që është në fazë konsultimi u prezantua edhe në vitin 2019, por projektvendimi në atë periudhë nuk u miratua.

6 Tetor 2022, 07:08 Nga A.B
Projektvendim për menaxhimin e mbetjeve spitalore, Ministria e Mjedisit
Mbetjet

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur sërish për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve spitalore”.

Aktualisht kërkesat që duhet të plotësohen për menaxhimin e këtyre mbetjeve rregulloren me një rregullore të vitit 2010 të miratuar nga qeveria e mëparshme. Kuadri i ri ligjor që është në fazë konsultimi u prezantua edhe në vitin 2019, por projektvendimi në atë periudhë nuk u miratua.

Në projektvendimin e prezantuar për konsultim në 2019 nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 3 ishin mënyrat e trajtimit të mbetjeve spitalore, si: dezinfektimi, sterilizimi dhe incenerimi.  “Trajtimi i mbetjeve spitalore kryhet me metodat e mëposhtme: a) Dezinfektimi: është teknologjia më e përdorur për mbetjet infektive dhe konsiston në reduktimin ose eliminimin e mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundje (patogjenët) për të minimizuar mundësinë për transmetimin e sëmundjes. Llojet e kimikateve të përdorura për dezinfektimin e mbetjeve spitalore janë kryesisht kompozimet e klorit, aldehidet, pluhurat ose solucionet me bazë gëlqere, gaz ozoni, kripërat e amonit dhe kompozimet fenolike. b) Sterilizimi: është përcaktuar si shkatërrimi i të gjithë jetës mikrobike dhe realizohet nëpërmjet autoklavimit/hidroklavimit ose mikrovalëve. Sterilizimi duhet të bëhet me avull në temperaturë jo më të vogël se 130°C dhe në presion jo më të vogël se 1.1 bar. c) Incinerim: është procesi i oksidimit të thatë dhe i temperaturës së lartë që kthen mbetjet organike dhe të djegshme në lëndë inorganike dhe të padjegshme dhe që rezulton në një reduktim të ndjeshëm të vëllimit dhe peshës së mbetjeve”, përcaktohej në shtojcën 6 të projektvendimit të mëparshëm.

Projektvendimi i ri përcakton zbatimin e dy metodave për trajtimin e mbetjeve spitalore, metodat e standardizuar dhe llojet e zakonshme të teknologjive për trajtimin e mbetjeve spitalore, që përfshijnë edhe teknologjinë me djegie nëpërmjet inceneratorëve. Pavarësisht situatës së rënduar financiare që është krijuar me inceneratorët, ku fillimisht nisën hetimit për dy inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, por nuk është vënë asnjëherë në punë. Për inceneratorin e Tiranës, ende nuk janë ndërprerë pagesat, edhe pse ndërtimi i tij nuk ka përfunduar, ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk tërhiqet nga metoda e incenerimit për mbetjet.

Trajtimi i mbetjeve spitalore të kryhet me metoda të standardizuara.

Proceset bazë për trajtimin e mbetjeve spitalore. Termik: ky proces përdor energjinë termike për të shkatërruar patogjenët në mbetje. Kimik: ky proces përdor dezinfektantë si dioksid klori i tretur, hipoklorit natriumi, acid peracetik, solucion gëlqereje, gaz ozoni ose kimikate të thata inorganike (p.sh. pluhur oksid kalciumi) për të shkatëruar patogjenët në mbetje. Rrezatim: ky proces përdor rrezatim nga burimet e rrymave elektronike, kobalt-60 ose ultraviolet për të shkatërruar patogjenët në mbetje. Biologjik: ky proces i referohet degradimit të lëndës organike nëpërmjet proceseve që ndodhin në natyrë, p.sh. kompostimi, vermikultura (tretja e mbetjeve organike përmes veprimit të krimbave) dhe groposja e mbetjeve patologjike. Mekanik: ky proces përfshin copëtimin, bluarjen, përzierjen dhe ngjeshjen me qëllim përmirësimin e shkallës së transferimit të nxehtësisë, depërtimit të avullit dhe kontaktit me dezinfektantin kimik si dhe për të zvogëluar vëllimin e mbetjeve, për t’i bërë mbetjet e trajtuara të panjohshme ose për të shmangur dëmtimin fizik në rastin e mbetjeve të mprehta të trajtuara. Ky proces nuk mund të shkatërrojë patogjenët, por plotëson proceset e tjera të trajtimit të mbetjeve spitalore të rrezikshme.

Teknologjitë termike pa djegie

– trajtimi kryhet përmes nxehjes së mbetjeve nga avulli nën presion; e integruara (ose autoklava të avacuara apo autoklava hibride) – kombinojnë trajtimin me avull me procese të tjera mekanike si ngjeshje, copëtim, grirje, para, gjatë ose pas trajtimit; me mikrovalë – kryhet përmes veprimit të nxehtësisë dhe avullit të lagësht të gjeneruar nga energjia e mikrovalës; me nxehtësinë e fërkimit – përdor nxehtësinë e fërkimit të plotësuar nga ngrohësit me rezistencë për të nxehur mbeturinat, ndërkohë mbetjet coptohen në kokrriza të thata.

Sistemet e nxehtësisë së thatë – nxehtësia aplikohet pa shtuar avull ose ujë. Mbetjet nxehen nëpërmjet përçimit, konveksionit natyror ose të detyruar dhe/ose rrezatimit termik.

Teknologjitë kimike. Hidroliza alkaline – shndërron mbetjet patologjike në një tretësirë ujore të dekontaminuar.

Teknologjitë me djegie. Incineratorët – trajtimi bazohet në procesin e oksidimit të thatë dhe temperaturës së lartë që kthen mbetjet organike dhe të djegshme në lëndë inorganike dhe të padjegshme dhe që rezulton në një reduktim të ndjeshëm të vëllimit dhe peshës së mbetjeve “në përputhje me VKM 178/2012 “Për incenerimin e mbetjeve””, përcaktohet në shtojcën 6 që përcakton metodat për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Ndër të tjera projektvendimi saktëson në pjesën e parë të tij detyrimet që kanë prodhuesit e mbetjeve spitalore çka i bën ata përgjegjës për grumbullimin e veçantë të tyre, ambalazhimin, etiketimin dhe magazinimin si dhe transportin së bashku me trajtimin dhe asgjësimin e tyre. I njëjti vendim përcakton se duhet të merren masa të sigurisë së personelit, përpilimin e një plani menaxhimi, mbajtjen e një regjistri për mbetjet e prodhuara dhe trajtuara dhe në fund edhe shpenzimet menaxheriale dhe dëmet që mund të shkaktohen nga ky aktivitet.

Sipas draftit çdo prodhues i madh i mbetjeve spitalore duhet të regjistrohet në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Po kështu çdo prodhues i mbetjeve spitalore duhet të njoftojë me shkrim Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, brenda 30 ditësh, në rast ndryshimesh në strukturën e pronësisë, emërtimin, vendndodhjen, mënyrën e veprimtarisë ose për ndonjë ndryshim në veprimtarinë e tij, që mund të ketë ndikim në llojin dhe sasinë e mbetjeve spitalore të krijuara.

Drafti i vendimit që është në fazë konsultimi parashikon në një pjesë të tretë të tij të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për menaxhimin e mbetjeve spitalore. Në total kjo përfshin 9 pika që nis me detajet e kontaktit të personave përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve përshkrimin e përgjithshëm të mbetjeve që prodhohen siguria dhe trajnimi i personelit procedurat e emergjencës apo masat që merren për zbatimin tërësor të planit. Plani i menaxhimit duhet të rishikohet jo më vonë se çdo 3 vjet./MONITOR

mbetje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës