LIVE UPDATES
Ekonomi

Rregullorja e re, institucionet financiare jobanka duhet të shndërrohen të gjitha në shoqëri aksionere

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, duke përcaktuar se forma ligjore e shoqërisë që kërkon të ushtrojë veprimtari financiare si subjekt financiar jobankë ose si institucion financiar i mikrokredisë duhet të jetë shoqëri aksionare, sipas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

22 Maj 2024, 17:01 Nga M.B
Rregullorja e re, institucionet financiare jobanka duhet të
Foto ilustruese

TIRANA- Institucionet financiare jobanka në Shqipëri duhet të shndërrohen të gjitha në shoqëri aksionere. Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, duke përcaktuar se forma ligjore e shoqërisë që kërkon të ushtrojë veprimtari financiare si subjekt financiar jobankë ose si institucion financiar i mikrokredisë duhet të jetë shoqëri aksionare, sipas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Me rregulloren aktuale, nuk ekziston një detyrim i tillë dhe në fakt pjesa më e madhe e institucioneve financiare jobanka të licencuara janë të organizuara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Konkretisht, nga 27 institucione financiare jobanka të licencuara nga Banka e Shqipërisë, 15 prej tyre janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Sipas ndryshimeve në rregullore të propozuara nga Banka e Shqipërisë, subjektet financiare jobanka dhe institucionet financiare të mikrokredisë, të licencuara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k) nga Banka e Shqipërisë përpara datës 1 shtator 2024, duhet të marrin masat e nevojshme për të përmbushur kërkesën në lidhje me formën ligjore, brenda datës 31 mars 2025.

Sipas ligjit, shoqëritë aksionere kanë kërkesa më rigoroze dhe më të detajuara në lidhje me drejtimin, organizimit dhe strukturat e brendshme. Për këtë arsye, në përgjithësi legjislacioni i sektorit financiar kërkon që subjektet që ushtrojnë aktivitet të këtij të jenë të organizuara në formën e shoqërisë aksionere. Projektrregullorja e përgatitur nga Banka e Shqipërisë parashikon edhe kërkesa shtesë për dokumentacion, në rastet e zmadhimit të kapitalit ose ndryshimit të strukturës aksionere të shoqërisë.

Subjekti financiar jobankë ose institucioni financiar i mikrokredisë, në rastin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë, duhet të paraqesë në Bankën e Shqipërisë vendimin e asamblesë së aksionerëve për zmadhimin e kapitalit; relacionin shoqërues për rritjen e kapitalit; deklaratën noteriale lidhur me burimin e krijimit të kapitalit, të shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Në rastin e ndryshimeve në strukturën e kapitalit, subjekti financiar jobankë ose institucioni financiar i mikrokredisë duhet të paraqesë në Bankën e Shqipërisë aktin për veprimin juridik përkatës (kontratë shitblerjeje, testament), që sjell më pas ndryshimet në strukturën e kapitalit;

vendimin e organit drejtues të shoqërisë për dhënien e pëlqimit për kalimin e pronësisë të aksioneve; relacionin shoqërues për ndryshimet në strukturën e kapitalit; deklaratën noteriale të aksionerit/aksionerëve përfitues lidhur me burimin e krijimit të kapitalit, të shoqëruar me dokumentacion justifikues; vërtetime, për aksionerin/aksionerët përfitues, të lëshuara nga organet

kompetente sipas juridiksionit përkatës, se personi nuk është në ndjekje penale, nuk është në gjykim për vepra penale, nuk është i dënuar penalisht, nuk është në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera, apo që ndaj personit nuk kanë filluar procedura të paaftësisë paguese, të falimentimit ose të likuidimit, etj. Vërtetimet e lartpërmendura të jenë lëshuar jo më herët se tre muaj nga data e paraqitjes së njoftimit në Bankën e Shqipërisë./ Monitor

shoqerite bankare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj