Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në tremujorin e tretë të vitit 2022 nga të punësuarit rishtas vetëm 28.7% e tyre paguajnë sigurime shoqërore. Ekspertët e tregut të punës, por edhe entet qeveritare i shohin diferencat në punësim nga dy burimet kryesore te të dhënave, Anketa e Forcës së Punës dhe të dhënat administrative si një tregues të informalitetit.
TIRANË- Rezultatet e Anketës së Forcës së Punës të realizuar nga INSTAT treguan për një zgjerim vjetor të punësimit me rreth 53 mijë persona në tremujorin e tretë të vitit 2022, por në të njëjtën periudhe në skemën e sigurimeve shoqërore janë shtuar vetëm 15 mijë persona. Në tremujorin e tretë të vitit 2022 nga të punësuarit rishtas vetëm 28.7% e tyre paguajnë sigurime shoqërore.
Sipas të dhënave administrative, (listëpagesa e tatimeve për punonjësit me sigurime) numri i të punësuarve arriti në 725, 370 persona në tremujorin e tretë 2022 ose 15,476 më shumë se një vit më parë, me zgjerim 2.6 për qind më shumë. Ekspertët e tregut të punës, por edhe entet qeveritare i shohin diferencat në punësim nga dy burimet kryesore te të dhënave, Anketa e Forcës së Punës dhe të dhënat administrative si një tregues të informalitetit.
Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës që matet nga INSTAT konsideron të punësuar personat që kanë kryer një punë qoftë dhe një orë kundrejt një page ose përfitimi gjatë javës së referencës (Java e referencës është java kalendarike nga e hëna në të diel para datës së intervistës).
Ndërsa të dhënat administrative raportojnë personat që paguajnë sigurime shoqërore në tatime. Në këtë skemë raportohen vetëm personat që kryejnë një punë kundrejt pagesës, ndërsa në Anketën e Forcës së punës raportohen si të punësuar edhe punonjësit pa pagesë në biznesin e familjes.
INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë ishin të punësuar mbi 1,3 milionë persona në të gjithë vendin, por vetëm 53.8% e tyre paguajnë sigurime. Tregu i punës në vendin tonë ende vuan nga një shkallë e lartë infomaliteti tha Ministria e Financave Delina Ibrahimi në një konferencë të përbashkët për sfidat e tregut të punës të realizuar së fundmi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe revista “Monitor”.
Një vit më parë kur tatimet ushtruan një aksion në biznese me fokus informalitetin e pagave, për 70% të punonjësve me pagë minimale u rrit deklarimi, tha zonja Ibrahimi. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipëria ka punësimin ne të zezë gati dyfish më të lartë se mesatarja europiane dhe një nga nivelet më të larta në rang europian. Sipas të dhënave që i takojnë vitit 2019, ILO përllogarit se punësimi informal në Shqipëri është 56.7 për qind e totalit të punësuarve.
Pas Shqipërisë normën më të lartë të informalitetit në punësim e ka Bosnja me 30 për qind të totalit të punësimit. Në vende të tjera të Europës që nuk janë anëtarë të BE ky tregues është shumë herë më i ulët. Në Maqedoni punësimi informal ishte vetëm 13.8 për qind e totalit në vitin 2019, ndërsa në Serbi 18.7 për qind.
Shqipëria ka ende një hapësirë të madhe të pashfrytëzuar në tregun e punës e cila mund të përdoret për të ulur deficitet e skemës se pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore. Informaliteti në Shqipëri mbetet shqetësues edhe për biznese dhe persona që veprojnë brenda kontureve të ligjit dhe shfrytëzojnë dobësitë e tij duke krijuar evazion fiskal. Rastet tipike përfshijnë punën e padeklaruar, ku njësitë ekonomike me dashje shmangin taksimin e punës duke dhënë rroga “cash” që në Shqipëri njihet gjerësisht si “paga e zarfit”.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar në Rajon, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tj...
Foto Ilustruese TIRANË- Gjatë dekadës së fundit punësimi është rritur më pak se produktiviteti në ekonomi...
Foto Ilustruese KOSOVË- Problemet financiare, mungesa e vendeve të punës e ekonomia e ulët e vendit shpesh herë kanë qenë...
Foto Ilustruese TIRANË- Gjimnazistët e sotëm dhe sidomos ata që studiojnë në shkollat profesionale, në vend që t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtimi i grave në biznes, edhe në sipërmarrje në vendin tonë, mbetet i ulët. Shqipëria re...
Foto ilustruese TIRANË- Punonjësit shqiptarë, si meshkuj, ashtu dhe femra, kanë oraret më të gjata të punës në...
Foto ilustruese Bastet online do të hapen brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023. Por, edhe pse është e vendosur ta kaloj&eum...
Foto ilustruese Rezultatet e Anketës së Forcës së Punës të realizuar nga INSTAT treguan për një zgjerim vjetor t&eu...
Foto ilustruese Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar në Rajon, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të B...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e numrit të agroturizmeve në vend, thuajse në çdo rajon të Shqipërisë rurale, ka s...