LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko: Produktiviteti i ulët dhe plakja, sfida madhore për ekonominë

Megjithatë, sipas tij, një nga sfidat më të mëdha për ekonominë shqiptare është përmirësimi i produktivitetit dhe arritja e një niveli konkurrueshmërie të krahasueshëm me atë të vendeve të zhvilluara evropiane.

12 Dhjetor 2024, 13:49 Nga M.B

 

Sejko: Produktiviteti i ulët dhe plakja, sfida madhore për
Gent Sejko

 

TIRANA- Produktiviteti i ulët dhe plakja e popullsisë janë sfida madhore për ekonominë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot gjatë një konference të organizuar nga Universiteti “Luarasi”, se perspektiva e Shqipërisë mbetet pozitive.

Megjithatë, sipas tij, një nga sfidat më të mëdha për ekonominë shqiptare është përmirësimi i produktivitetit dhe arritja e një niveli konkurrueshmërie të krahasueshëm me atë të vendeve të zhvilluara evropiane. Ai tha se, pavarësisht përmirësimeve të deritanishme, Shqipëria ka ende punë për të bërë për të pasur një strukturë ekonomike të orientuar drejt sektorëve me vlerë të lartë të shtuar.

“Një sfidë komplekse me pasoja jo vetëm në ekonominë shqiptare, por edhe në atë evropiane e globale, është edhe plakja e popullsisë dhe mungesat në rritje e fuqisë punëtore. Ky proces ndikon si në tregun e punës, ashtu edhe në perspektivat afatgjata të rritjes ekonomike dhe të qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve dhe të borxhit publik;

Një tjetër sfidë është ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorë kyç, si bujqësia dhe turizmi, të cilët shfaqin ndjeshmëri ndaj tyre. Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik dhe punësim, këta dy sektorë janë gjithashtu një potencial i madh për zhvillimin e ekonomisë shqiptare në të ardhmen,” tha Sejko.

Sipas tij, adresimi i këtyre sfidave kërkon të ndërmerren disa hapa.

“Së pari, investimi për modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, zhvillimi i kërkimit shkencor, përditësimi i filozofisë dhe praktikave menaxheriale dhe përmirësimi i klimës së biznesit në të gjitha dimensionet e saj do të rrisin produktivitetin dhe do të ndihmojnë në përballimin e konkurrencës në rritje, si në plan kombëtar ashtu edhe rajonal e global;

Së dyti, investimi për zhvillimin e kapitalit njerëzor, nëpërmjet përmirësimit të sistemit arsimor dhe krijimit të programeve të specializuara për aftësimin profesional, është thelbësor për fuqizimin e kapitalit njerëzor. Krijimi i stimujve për rikthimin e diasporës dhe përmirësimi i kushteve të punës do të ndihmojnë në frenimin e largimit të të rinjve dhe në krijimin e një mjedisi që i nxit ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda vendit;

Së treti, shfrytëzimi optimal i pasurive natyrore të vendit, përfshirë resurset energjetike, minerare, bujqësore dhe turistike, kërkon një strategji të mirëmenduar dhe koordinuar, për të shmangur pasojat e ndërsjella negative. Kjo strategji duhet të orientojë më tej politikat e zhvillimit publik, burimet sipërmarrëse e financiare të sektorit privat, si dhe një shpërndarje sa më eficiente të flukseve të kredisë bankare,” tha Guvernatori.

Sipas tij, zbatimi i këtyre masave kërkon bashkëpunim të ngushtë midis sektorit publik dhe atij privat, ndërsa secili aktor duhet të kontribuojë në fushën e tij të ekspertizës, brenda kornizave ligjore dhe me një qasje të përbashkët, për të siguruar që këto iniciativa të kenë sukses.

Guvernatori theksoi edhe njëherë se pavarësisht goditjeve nga pandemia dhe inflacioni, Shqipëria ka arritur të ruajë jo vetëm stabilitetin ekonomik e financiar të saj, por edhe të përshpejtojë ritmin e rritjes ekonomike.

Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend ka shënuar një rritje kumulative prej 18.3% në krahasim me fundin e vitit 2019, punësimi dhe pagat janë rritur përkatësisht me 3.9% dhe 15.4%, ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë në minimumin historik prej 10.7%. Paralelisht me këto zhvillime, treguesit kryesorë ekonomikë dhe financiarë, si borxhi publik, borxhi i huaj dhe raporti i kredive me probleme, kanë treguar përmirësime të dukshme. Në veçanti, inflacioni është 3 herë më i ulët se në vitin 2022, duke zbritur në 2.2%, ndërkohë që treguesit e shëndetit të sektorit bankar janë në nivele pozitive. Të gjitha këto kanë mundësuar, ndër të tjera, edhe përmirësimin e vlerësimit të rrezikut të kreditit të Shqipërisë nga institucionet ndërkombëtare./ Monitor

gent sejko

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës