Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të Doganave, për periudhën janar-tetor 2024 janë eksportuar 2,418 mijë kg vaji ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar eksportet janë ulur 58,4%.
TIRANA- Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Sipas të dhënave të Doganave, për periudhën janar-tetor 2024 janë eksportuar 2,418 mijë kg vaji ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar eksportet janë ulur 58,4%. Rritja e eksporteve, kryesisht të vajit rifuxho drejt Italisë u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, ku fermerët nuk gjenin treg shitje për vajin e ullirit.
Në total në 2023 u eksportuan 6,148 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me 2022 sasia e importuar u rrit me 19 herë. Vlera e eksporteve për 2023 arriti në 2,9 miliardë lekë. Në raport me 2022, eksportet në vlerë u rritën 14 herë më shumë. Vjet në muajin nëntor fermerët fillimisht e shitën vajin e ullirit rifuxho për eksport te pikat e grumbullimit, me çmim 360 deri në 400 lekë për litër. Më pas në muajin korrik 2024, çmimi i grumbullimit të vajit për eksport arriti 500 deri në 540 lekë për litër. Në këtë periudhë, vaji i ullirit i prodhuar nga fermerët shqiptarë po kërkohet më së shumti nga tregtarët italianë, me çmim 500 deri në 550 lekë për litër.
Pikat e grumbullimit dhe përpunuesit pohuan që vaji që u eksportua jashtë, kryesisht në Itali është rifuxho, që më pas përpunohet jashtë dhe del si markë italiane. Sipas përfaqësuesve të pikave të grumbullimit, çmimi i kërkuar nga përpunuesit italianë është i ulët, dhe nuk përfiton as fermeri dhe as ekonomia shqiptare, por vetëm sa zbraz sasinë e vajit të grumbulluar te shtëpitë e kultivuesve.
Edhe me prodhimin e ri kërkesa për eksportin e vajit rifuxho nga pikat e grumbullimit është e lartë, por prej tyre po kërkohet që vaji të grumbullohet me çmim nën 550 lekë për litër. Për këtë arsye shumë fermerë nuk po çojnë vajin ullirit në pikat e grumbullimit, me destinacion eksportin e tij drejt Italisë. Ndërkohë nga përpunuesit vendas vaji i ullirit po grumbullohet me çmim deri në 630 lekë për litër.
Përveç eksporteve rifuxho, në vend shumë përpunues eksportojnë vajin e ullirit “ekstra virgin” me markën e tyre. Por ato thonë se pavarësisht lehtësisë fiskale të përjashtimit të TVSH-së, këtë vit shtrenjtimi i kostos prodhuese ka sjellë që çmimi i shitjes të mos jetë konkurrues krahasuar me prodhuesit spanjollë apo italianë. Sipas përpunuesve sivjet u shtrenjtua kostoja për prodhimin e vajit të ullirit e ndikuar nga përgjysmimi i rendimentit dhe rritja deri në 50% e pagesave të vjelësve./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale ...
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për shqyrtimin e padisë për shfuqizimin e udhëzi...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të...
Foto ilustruese TIRANA- Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike e rritën më tej peshën e tyre kundrejt totalit të pagesave ba...
Foto ilustruese TIRANA- Burimet njerëzore nuk janë shqetësim madhor vetëm për sektorin privat, por edhe për administratë...
Foto ilustruese TIRANË- Nga shtatori 2024, çmimet e qirave afatgjatë të apartamenteve dhe zyrave janë rritur me 20% krahasuar me...
Tiranë TIRANË- Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Ti...
TIRANA- Markat ndërkombëtare të hotelerisë, të cilat u nxitën me një paketë fiskale të posaçme vite më...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Tatimeve, në një shkresë dërguar tatimpaguesve në systemin e tyre E-filing i ka paralajm&...
Foto ilustruese TIRANA- Sipas një njoftimi zrytar, në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të pë...