All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Skema e pensioneve në rrezik, tri çështje kryesore, që kërkojnë zgjidhje

Së pari, deficiti aktual i sistemit të pensioneve është i lartë, ai arrin në 2.24% të PBB dhe, në këto kushte, parashikimet aktuariale supozojnë përkeqësim të kësaj gjendjeje.

11 Nëntor 2023, 07:22 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Skema e pensioneve në rrezik, tri çështje kryesore, që

Zhvillimi i sistemit të pensioneve dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të tij është domosdoshmëri që lidhet me tri çështje kryesore, që kërkojnë zgjidhje.

Së pari, deficiti aktual i sistemit të pensioneve është i lartë, ai arrin në 2.24% të PBB dhe, në këto kushte, parashikimet aktuariale supozojnë përkeqësim të kësaj gjendjeje.

Së dyti, mosfunksionimi i skemave vetëkapitalizuese private të pensioneve për një periudhë 10-15-vjeçare në Shqipëri ka ulur në mënyrë të ndjeshme shkallën e zëvendësimit (pension mesatar/pagë mesatare), ose më saktë të ardhurat mesatare të një pensionisti.

Së treti, problemet e papunësisë, të informalitetit dhe veçanërisht të emigracionit në moshë pune, kanë ulur ndjeshëm përqindjen e popullsisë kontribuuese në 15 vitet e fundit, duke krijuar shqetësim të madh social për të ardhmen, tha Naim Hasa, Këshilltar i Fondit të Pensioneve SIGAL. Në një intervistë për “Monitor”, ai analizon sfidat me të cilat përballet sistemi i pensioneve në vendin tonë dhe zgjidhjet e mundshme

Si po ndikojnë zhvillimet demografike në sistemet publike të pensioneve në vendin tonë? 

Sot, problemet e pensioneve dhe sidomos deficitet financiare të skemave shtetërore PAYGO, janë një shqetësim i dukshëm në të gjithë vendet e botës, kjo ndër të tjera, edhe si rrjedhojë e ritmeve me të cilat rritet popullsia e tretë;

Së pari, të rritjes së jetëgjatësisë së popullatës

Së dyti, të rënieve të ritmeve të lindjeve edhe për Shqipërinë

Së treti, emigracioni masiv

Duke e analizuar këtë proces, në Shqipëri konstatohet se treguesit kryesorë të funksionimit të këtij sistemi janë mjaft shqetësuese.

1.Niveli mjaft i ulët i të ardhurave në raport me PBB (6.88% kundrejt 10 – 12% të vendeve rreth nesh);

2.Raporti i ulët kontribuues/përfitues 1.15 me 1, kundrejt 2 me 1 që skema të funksionojë mirë;

3.Shkalla shumë e ulët e zëvendësimit. (Pension mesatar / pagë mesatare) 38 – 40%, kundrejt 70-75% kërkesa ligjore, si dhe;

4.Përqindja e ulët e popullsisë në moshë pune të përfshirë në sistem (vetëm 30-32%) etj…

Në këto kushte, duhet pranuar se sistemi ofron përgjithësisht përfitime të ulëta me ngarkesa të kontributeve relativisht të larta.

Si rrjedhojë e të gjitha këtyre dukurive, zhvillimi i sistemit të pensioneve dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të tij është domosdoshmëri që lidhet me tri çështje kryesore që kërkojnë zgjidhje.

Së pari – Deficiti aktual i sistemit të pensioneve është i lartë, ai arrin në 2.24% të PBB dhe, në këto kushte, parashikimet aktuariale supozojnë përkeqësim të kësaj gjendjeje.

Së dyti – Mosfunksionimi i skemave vetëkapitalizuese private të pensioneve për një periudhë 10-15-vjeçare në Shqipëri ka ulur në mënyrë të ndjeshme shkallën e zëvendësimit (pension mesatar/pagë mesatare), ose më saktë të ardhurat mesatare të një pensionisti.

Së treti – Problemet e papunësisë, të informalitetit dhe veçanërisht të emigracionit në moshë pune kanë ulur ndjeshëm përqindjen e popullsisë kontribuuese në 15 vitet e fundit, duke krijuar shqetësim të madh social për të ardhmen.

Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia në moshë pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër, numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve, Kështu:

Një problem që kërkon zgjidhje është financimi i skemave të pensioneve të zonave rurale.

a) Ligji të jetë detyrues për të gjithë fermerët e aftë për punë, ose

b) Të kthehet në skemë sigurimi vullnetar, siç veprohet sot në shumë vende të botës.

A janë fondet private të pensioneve një alternativë e mirë për të siguruar të ardhura më të larta nga pensioni dhe pse? 

Duke e analizuar në tërësi sistemin e pensioneve në Shqipëri, veçanërisht funksionimin e tij, duhet pranuar që sistemet vetëkapitalizuese të pensioneve sot paraqiten si domosdoshmëri e kohës.

Siç dihet, skema e solidaritetit PAYGO mendohet që e kreu mirë misionin e saj, ato ishin shumë efektive kur kishim një popullsi të re, ku shumë punonin e kontribuonin dhe pak përfitonin – paguaj pak e merr shumë.

Por në kushtet e plakjes së popullsisë, ku këto raporte kanë ndryshuar, tani – paguaj shumë e merr gjithmonë e më pak, pothuajse në të gjithë botën, për vendet e zhvilluara pas viteve 1980 dhe për vendet në zhvillim pas viteve 2000 kanë hyrë si komponentë të një pensioni edhe skemat vetëkapitalizuese private.

Këto janë edhe arsyet që sot pensionet private (vetëkapitalizuese) po zhvillohen me ritme të larta në të gjithë vendet e botës.

Plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni, që ka përfshirë kryesisht të rinjtë edhe në Shqipëri, po e ndryshon ndjeshëm strukturën e popullsisë në vend, duke përmbysur piramidën në favor të moshave te treta.

Për kushtet e Shqipërisë mendojmë se futja e sistemit vetëkapitalizues privat të pensioneve paraqitet si më i përshtatshëm e funksional, mbasi:

Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e PBB vjen nga sektori privat, prandaj s’ka asnjë arsye të mos vlerësohet edhe në këtë fushë.

Së dyti, Shqipëria është një vend europian dhe përafrimi i legjislacionit edhe në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht për t’u anëtarësuar në këtë familje.

Së treti, këto skema, për vetë konfigurimin e tyre ndihmojnë më mirë ekonominë e vendit, duke mobilizuar paratë e lira të popullatës nëpërmjet investimeve të tyre në instrumente financiare afatgjata 5-10-15-vjeçare (Obligacione Shtetërore), të cilat ju kthyen pjesëmarrësve në këto skema në dy forma si investime në jetën sociale, infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe si fitim neto i sigurt e garantuar në asetet e anëtarëve.

Së katërti, zhvillimi i tregut të pensioneve vetëkapitalizuese private do t’i japë një impuls mjaft pozitiv edhe aktorëve të tjerë që veprojnë në tregun financiar.

Mendoj se gjendja dihet, nuk ka nevojë për koment, ajo që ka rëndësi është se çfarë do të bëjmë.

Ndër masat që duhet të merren për përmirësimin e tregut të pensioneve mund të themi me bindje të plotë se është zhvillimi i skemave private vetëkapitalizuese të pensioneve. Me të drejtë, sot ky sistem konsiderohet si një kërkesë e domosdoshme e kohës.

Legjislacioni shqiptar aktualisht lejon funksionimin e dy sistemeve (kolonave). Sistemi shtetëror dhe ai privat vullnetar suplementar. Për të rritur shkallën e zëvendësimit (raportin midis pagës mesatare me pensionin mesatar), i cili aktualisht është 40-44%, kundrejt 70-75% që duhet të jetë, kërkohet të zhvillohen skemat private.

Së pari, të nxitet skema vullnetare suplementare e sapokrijuar e pensioneve. Sipas ligjit, kjo skemë kryen dy funksione,

a) jep pensione shtesë mbi ato që jep sistemi i detyruar shtetëror dhe

b) jep pensione në kushte më të favorshme nga ato që ofron skema bazë.

Kjo skemë ka nevojë për një përkujdesje më të madhe, nëpërmjet sistemit fiskal, të lehtësive fiskale, zgjerimit të llojeve të fondeve, sidomos ato profesionale, të profesioneve të vështira etj.

Për të rritur interesimin e pjesëmarrjes, duhet vlerësuar nisma e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe e Tregut të Pensioneve për përmirësimin e kuadrit ligjor, por të mos harrojmë që ajo është e pjesshme dhe kërkohet që të punohet më fort për kompletimin e plotë të kuadrit ligjor në këtë fushë.

Së dyti, të vendoset sistemi privat i detyruar, çka do të kërkojë një ndarje të kontributit në dy pjesë, një kontribut shoqëror që do duhet të përballojë sistemin aktual të pensioneve dhe një pjesë kontribut individual, që do të derdhë në llogaritë e veta të fondit të pensioneve.

Me ngritjen e këtyre skemave, krijohet mundësia për funksionimin e sistemit shumëkollonësh të sigurimeve shoqërore edhe në Shqipëri.

A nevojiten ndryshime në reformën e pensioneve të kryera në vitin 2014? Nëse po, çfarë ndërhyrjesh duhen bërë? 

Sigurisht, e vlerësoj reformën që u ndërmor në vitin 2014 për sistemin e sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe atë të pensioneve në veçanti, e cila nëpërmjet reformave parametrika që përmbante kishte si qëllim:

Së pari, të ndalonte përkeqësimin e mëtejshëm dhe thellimin e deficitit financiar që në 10-vjeçarin e fundit po ndikonte në sistemin e pensioneve, duke rritur gradualisht moshat e daljes në pension të grave e njehsimin e tyre me burrat dhe rritjen e stazhit të vjetërsisë në punë për të përfituar një pension të plotë pleqërie.

Së dyti, të vendoste një pension social për moshën e tretë që nuk kanë kushte për pension pune.

Së treti, të vendoste rregulla të sakta e të qarta të indeksimit të pensioneve, bazuar në rritjen e indeksit të çmimeve, etj.

Por duhet të pranojmë se kjo reformë ishte e pjesshme. Një zgjidhje e qëndrueshme dhe një reformë afatgjatë do të ishte vendosja edhe e sistemit të detyrueshëm vetëkapitalizues privat, kolona e dytë, si pjesë përbërëse e sistemit të përgjithshëm të pensioneve, ashtu siç e kanë të gjithë vendet, madje edhe ato rreth nesh si; Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova etj.

Këto situata që po kalon sistemi i pensioneve në Shqipëri kanë shtruar nevojën e reformimit të tij, duke u fokusuar në gjetjen e rrugëve të përshtatshme dhe të drejta të financimit, duke krijuar përgjegjësi të përbashkët të mbulimit të nevojave jetësore në pleqëri, midis shtetit dhe individit.

Një nga sistemet që po instalohet dhe zhvillohet sot me sukses në Europë e më gjerë është vendosja e sistemit të Alternuar të Pensioneve, me dy komponentë të rëndësishëm, një sistem publik bazë i konsoliduar dhe një sistem privat i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për të gjithë ata që duan një pension më të lartë.

Ky sistem presupozon një ndarje të kontributit në dy pjesë, kontribut shoqëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën vetëkapitalizuese private. Ndërsa skema vullnetare lihet e lirë, kush dëshiron më shumë, bëhet pjesëmarrës në këto skema.

Këtë model, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj., e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Çeki, Sllovaki, Kosovë, Maqedoni e Veriut, etj., të cilat sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamikë evoluimin e këtyre proceseve. Vetëm tre vende të Ballkanit perëndimor Shqipëri, Bosnjë e Serbi nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është shumë i ulët.

Duke vendosur një sistem të alternuar pensionesh me dy komponentë të rëndësishëm, një sistem publik bazë të konsoliduar dhe një sistem privat të zhvilluar, krijohen premisa, jo vetëm në përmirësimin gradual të situatës financiare të sistemit të pensioneve, por ndihmohet edhe ekonomia e vendit, duke mobilizuar kursimet e popullatës nëpërmjet kontributeve në investime në ekonominë e tyre.

Sistemet private të pensioneve u japin zgjidhje mjaft problemeve që dikton koha:

së pari, zgjidhin kontradiktën e brezave, duke e bërë brezin e ri më të interesuar për t’u siguruar;

së dyti, zgjidhin problemet e shtrembërimit të tregut të punës, mjaft shqetësuese për ekonominë shqiptare, i cili zë rreth 32% të informalitetit, si në rastin e evazionit të zi, ashtu edhe të atij gri, mbasi lidhet shumë mirë masa e kontributit me atë të përfitimit.

së treti, ofrojnë përfitime në kushte më të favorshme moshe, vjetërsie në punë e masë pensioni. Si dhe kanë një transparencë e sistem fiskal mjaft favorizues.

Këto janë edhe arsyet që sot pensionet private (vetëkapitalizuese) po zhvillohen me ritme të larta në të gjithë vendet e botës.

Vendosja e sistemit të detyrueshëm privat të pensioneve duke ndarë 3-5% të kontributit për skemat vetëkapitalizuese kushtëzohet edhe nga nevoja që ka shteti shqiptar për burime financiare. Nëpërmjet vendosjes së skemës vetëkapitalizuese rriten investimet në ekonomi, duke mobilizuar asetet e të siguruarve që janë investuar në obligacione shtetërore afatgjatë.

Nga shifrat që publikon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga disa përllogaritje, në këto skema për një vit grumbullohen 13.5 miliardë lekë, ose 96.5 milionë euro, të cilat rriten çdo vit progresivisht dhe vetëm pas 10 viteve, ato arrijnë në 230-250 miliardë lekë, ose 1.750 milionë euro.

Mundësia e mobilizimit të tyre për ekonominë e vendit do të kërkonte që të specifikohet në ligj, si shumë vende në zhvillim që 10 vitet e para të investohet vetëm në instrumente financiare brenda vendit.

Fondet e pensioneve private janë domosdoshmëri aq urgjente, sa nuk mund të presin sa të zhvillohet mjedisi i tregut të kapitaleve vendas për të filluar aktivitetin e tyre, përkundrazi, si në shumë vende europiane në zhvillim, do të jenë pikërisht ato që do të kushtëzojnë krijimin e zhvillimin e këtij tregu.

Ekspertët e fushës, përfshirë ju, keni kërkuar shpesh ndryshime ligjore me qëllim që tregu i pensioneve vullnetare të rritej edhe në Shqipëri dhe të ishte konkurrues. A i arrin ky ligj që u miratua kohët e fondit kërkesat tuaja? Si e ndihmon tregun?

Është pranuar tashmë se, aktiviteti i pensioneve private në Shqipëri është zhvilluar në një mjedis ku kanë munguar infrastruktura e nevojshme si tregu i kapitaleve, nxitësit e plotë fiskalë, sidomos për përfituesit e punëdhënësit, kuadri ligjor jofunksional dhe i përshtatshëm për kohën, etj. Në këtë kuadër, vlerësoj shumë ligjin e miratuar dhe përmirësimet që përmban ai, të cilat synojnë të sjellin zhvillim të ri të këtij tregu dhe konkretisht.

Së pari, e bëjnë legjislacionin që rregullon këto marrëdhënie më të pranueshëm për kohën, duke reflektuar edhe problemet e dala gjatë zbatimit praktik të tij, në këtë periudhë afro 10-12-vjeçare të aktivitetit të tyre;

Së dyti, i bën palët pjesëmarrëse në një Fond Pensioni Vullnetare si kontribuuesit ashtu dhe përfituesit me të interesuar, nëpërmjet një sistemi fiskal më favorizues.

Mendoj se trajtimi tatimor i pensioneve vullnetare private është një zgjedhje e rëndësishme e politikës në reformën e pensioneve që ndërmerret. Një trajtim tatimor i drejtë nxit anëtarësimin në skemat individuale, apo në skemat profesionale në rastin e kompanive.

Këto ndryshime që u miratuan e zgjidhin mirë mostaksimin e kontributeve si të individëve e punëmarrësve, ashtu dhe të punëdhënësve deri në një nivel të pranueshëm për kohën, e cila është lidhur me pagën minimale, dhe sa herë ndryshon ajo, ndryshon automatikisht edhe kufiri i mostaksimit.

Gjithashtu të një rëndësie të veçantë janë edhe aplikimi i lehtësive tatimore dhe në momentin e përfitimeve, duke u harmonizuar dhe me legjislacionet e tjera, të dala në fushën e pensioneve.

Së treti, nga pikëpamja strukturore përmirësimet e bëjnë një ligj më të plotë dhe të azhurnuar me dispozitat ndërkombëtare, rekomanduese në fushën e pensioneve private vullnetare nga organizmat ndërkombëtare.

Ligji parashikon funksionimin e dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur”, që nuk e parashikon kufizime në anëtarësim, dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, ku pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve që krijojnë një fond të mbyllur, duke krijuar hapësira administrimi dhe ligjeve te tjera të dala në fushën e pensioneve, siç mund të jenë ato të profesioneve të vështira.

Së katërti, ligji parashikon ulje të komisionit vjetor të administrimit të aktiveve të Fondit deri ne 2.5%, nga 3% që ishte, duke u lënë më shumë mundësi anëtarëve të fondit në pjesëmarrje në fitim.

Së pesti, mendoj se ky ligj do t’i japë zbatim edhe ligjeve që kanë dalë e do të dalin në vijimësi për pensionet profesionale të profesioneve të vështira, siç është ai nr.29/2019

Jam i bindur se këto përmirësime që parashikon ligji i miratuar do të mundësojnë zhvillimin e tregut të pensioneve private dhe më gjerë, tregut të kapitaleve, dhe rrjedhimisht do të lehtësojë skemën publike, e cila kryesisht (45%) financohet nga buxheti i shtetit dhe atë që, gjithmonë e më shumë si rrjedhojë e proceseve demografike, lënë skemat shoqërore shtetërore të kompensohet me skemat private vetëkapitalizuese, duke siguruar një mbulim me të ardhura më të larta dhe të qëndrueshme për individët pjesëmarrës, duke përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj shtrese të shoqërisë./MONITOR

pensione

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje