Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vlera e përgjithshme që pritet të përfitojë, në parim, vendi ynë, për periudhën 2024–2027 është 922,085,888 euro (grant dhe kredi), pagesa të kushtëzuara me zbatimin e reformave kyçe siç janë përcaktuar në Agjendën Kombëtare të Reformave të secilit vend.
TIRANË - Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).
Të dhënat për totalin e kostos për zbatimin e strategjive të periudhës 2026-2028 janë publikuar në Fletoren Zyrtare te vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2026–2028”.
“Totali i fondeve të nevojshme për të financuar aktivitetet/masat specifike të strategjive të mësipërme të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejtë në realizimin e objektivave specifikë dhe atyre strategjikë kap vlerën e afro 750 miliardë lekëve ose rreth 7,63 mld euro (përditësuar vlera për 2026–2028)”, thuhet në vendim.
Dokumenti i Politikave Prioritare 2026-2028 është dokumenti që përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe është një nga elementet më të rëndësishme të planifikimit të integruar strategjik.
Në vendim përcaktohet se përmes këtij dokumenti, procesi i hartimit të buxhetit afatmesëm dhe i alokimit të burimeve financiare orientohet drejt përmbushjes së prioriteteve të përcaktuara.
Ndërsa disbursimi i mbështetjes së Bashkimit Europian, sipas “Vendimit zbatues të Komisionit Europian për miratimin e Agjendave të Reformës dhe programit shumëvjeçar të punës në kuadër të Facilitetit të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor” (për 5 vende nga Ballkani Perëndimor), do të kushtëzohet nga progresi i matshëm në zbatimin e reformave të parashikuar në agjendë.
Vendimi u miratua nga Komisioni Europian më 23 shtator 2024.
Sipas vendimit të KE-së, kushtet e pagesës do të përcaktohen në bazë të plotësimit të hapave cilësorë dhe sasiorë, sipas afateve kohore të përcaktuara për secilin vend dhe për secilën reformë.
Stabiliteti makrofinanciar, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit janë kushte të përgjithshme që duhet të përmbushen për pagesat dhe lirimin e fondeve.
Vlera e përgjithshme që pritet të përfitojë, në parim, vendi ynë, për periudhën 2024–2027 është 922,085,888 euro (grant dhe kredi), pagesa të kushtëzuara me zbatimin e reformave kyçe siç janë përcaktuar në Agjendën Kombëtare të Reformave të secilit vend.
Alokimet parashikojnë të mbështesin sektor, si: klima e biznesit, kapitali njerëzor, aftësitë dixhitale, energjia dhe tranzicioni i gjelbër dhe shteti i së drejtës./ Monitor
TIRANË - Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e...
Foto ilustruese TIRANË- Financimi i bizneseve të mëdha i dha shtysën kryesore rritjes së kreditimit të ekonomisë shqipta...
Foto ilustruese TIRANË - Të dhënat finale për treguesit ekonomike të ndërmarrjeve në vitin 2023 tregojnë për n...
Foto ilustruese TIRANË - Interesat e larta të borxhit publik gjatë vitit të kaluar, por edhe një rritje jo e vogël e portofol...
Foto ilustruese TIRANA- Mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit ka sjellë që shumë kompani të punë...
Foto ilustruese TIRANË - Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare ka pësuar një rënie të ndjeshme në ankandin e kësaj j...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024. Të dhënat e Ban...
Foto ilustruese TIRANË- Vijojnë problemet për zbatimin e ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ankesat vijn...
Foto ilustruese TIRANA- Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlera...