LIVE UPDATES
Ekonomi

Televizionet kërkojnë “formula” të reja; Emisionet më të shtrenjta dhe më të lira

E gjitha kjo ndodh kur televizionet klasikë po përballen gjithmonë e më shumë edhe me konkurrencën e medias dixhitale, e cila merr një pjesë jo të vogël të kohës së gjithsecilit.

14 Tetor 2023, 07:46 Nga DOSJA

Televizionet kërkojnë “formula” të reja; Emisionet

Është vështirë të mbash mbërthyer përpara një ekrani të gjithë gjeneratat. Të duhet që të evoluosh vazhdimisht për t’ju përshtatur shijeve që ndryshojnë jo vetëm mbi bazë të moshës, por edhe me variabla të tjerë të tillë si gjeografikë, statusi socio-ekonomik, pikëpamjet politike e kështu me radhë.

E gjitha kjo ndodh kur televizionet klasikë po përballen gjithmonë e më shumë edhe me konkurrencën e medias dixhitale, e cila merr një pjesë jo të vogël të kohës së gjithsecilit.

Për të mbajtur hapin, ka nevojë jo vetëm të sjellin të reja që marrin vëmendje, por edhe të zhvillojë veten nëpërmjet teknologjisë “për të gjurmuar” audiencën në çdo ekran të mundshëm nga ai i televizorit, tek laptopi apo telefoni.

Kjo tendencë globale ka përfshirë edhe televizionet shqiptare, të cilët në një formë apo në një tjetër, në këtë sezon, kanë ardhur me formula të reja që synojnë të bëjnë për vete publikun.

Në bazë të programacionit të secilit qëndrojnë emisionet bazë, të sprovuar dhe konsoliduar ndër vite, që audienca i njeh dhe i ka pjesë të përditshmërisë.

Fundjava, e cila nis nga e premtja pasdite, këtë sezon ka një dinamikë më të fortë të argëtimit ku televizionet janë investuar sidomos në reality dhe argëtim.

Në këtë kontekst disa kanë forcuar pikat e tyre të forta, të tjerë kanë zgjeruar terrenin me patenta ndërkombëtare të sjella për herë të parë. Ka nga ata që kanë eksploruar fusha të reja, si një formë për të marrë atë audiencë që nuk e gjen veten tek masa.

Reality, talent-show, argëtim janë kryefjala e sezonit

Tashmë që prej shtatorit, një pjesë e mirë e emisioneve kanë nisur ciklin e transmetimit për këtë sezon. Interesi i audiencës për emisionet reality duket të mbetet i lartë edhe këtë sezon, teksa në ekrane kanë nisur apo pritet të nisin një sërë formatesh të kësaj natyre.

Albert Dumani, Drejtor Programacioni dhe Blerjesh në TV Klan, shprehet se audienca ka interes të lartë për reality, për historitë njerëzore apo të vërtetën në ekran. Një format reality që TV KLAN ka nisur këtë sezon është ai i “Love Island” me Luana Vjollcën, një patentë ndërkombëtare e zhvilluar në shumë shtete.

“Po prodhojmë për herë të parë një reality show të këtyre dimensioneve, duke krijuar një version shqiptar, por si në çdo vend tjetër ku po transmetohet, në 25 shtete.

Po e prodhojmë këtë format “In house” (në shtëpi), që do të thotë se gjithçka bëhet nga vetë televizioni, që nga xhirimi, stafi teknik, post-produksioni, ndriçimi, skenografia Publiku pëlqen reality, gjëra të vërteta, histori njerëzore.

Argëtimi i tyre i kërkuar arrihet nga spektaklet dhe talk-show që prodhojmë” pohon z.Dumani.

Ai nënvizon se po punohet për rikthimin pas disa vitesh të një talent show siç është “X Factor Albania” në edicionin e 5 të tij duke e cilësuar këtë si kohën e duhur për të nisur edicionin e ri, pasi ka dhe prurje të talenteve të reja në këtë format që zbulon më të mirët në muzikë.

Top Channel, nga ana tjetër, duket se këtë sezon e ka fokusuar vëmendjen e tij te reality dhe show ku tashmë ka nisur “Portokalli”, “Përputhen” dhe është njoftuar fillimi i “Dancing with the Stars” dhe “Big Brother VIP”, edicioni 3.

Ndryshimet në program kanë qenë të vogla, duke u përqendruar forcat tek ato që cilësohen si pika të forta të ekranit.

Një fokus më të madh tek argëtimi, por edhe reality, ka edhe Vizion Plus.

“Netët e argëtimit janë më në avantazh këtë sezon. Kemi 3 net në javë kushtuar argëtimit duke nisur me show muzikor të enjten, “Këngë Moj”, me një formulë të re që ndërthur historinë me muzikën.

Të premten është “Albano Show”, një talk-show me identitet të fortë me intervista befasuese, të ftuar, monologë, muzikë dhe kapacitetin për të mos e marrë çdo gjë seriozisht. Të shtunën, një tjetër show me traditë tashmë 12-vjeçare, “AlPazar”.

Dhe ky raport thellohet më shumë në favor të argëtimit po të shtojmë edhe episodet e reja të sitcom (situation comedy) “Familja Kuqezi”, një prodhim origjinal që vjen në sezonin e 4-rt” pohon Fatos Risto, Drejtor i Programacionit në Vizion Plus. Ai konfirmon se në pjesën e dytë të sezonit është parashikuar një format reality, i cili do të bashkojë rreth vetes personazhe të njohur publikë.

“Në Semestrin e dytë të sezonit, kemi planifikuar një format që vjen për herë të parë në Shqipëri: “Ferma VIP”. Personazhe të njohur do të jetojnë dhe punojnë të izoluar në një fermë, duke u përballur me punët brenda saj: kujdesi për kafshët, mbjellja dhe korrja, gatimi dhe punë të tjera që kërkon ferma.

Një eksperiment social, me sukses në shumë shtete, që na çon në drama ndërpersonale dhe argëtim prej përplasjes së natyrave të VIP-ave me sfidat e jetesës rurale” nënvizon z. Risto.

“Të rinjtë” kundër rrymës, eksplorojnë në sport dhe kompeticione

Kur të gjithë duket se e kanë përqendruar vëmendjen te reality, ka nga ato televizione që kanë zgjedhur t’i qëndrojnë larg, duke preferuar të gjejnë një “niche” të tyren, që audiencën e ka të sigurt. I tillë është rasti i MCN TV, ndoshta ndër televizionet më të reja në treg, edhe pse me disa vite në treg, që i kanë shërbyer për të krijuar audiencën e tij.

Administratori Endri Meksi shprehet se për herë të parë këtë vit, televizioni përfshiu sportin, në një formë eksperimenti në verë e cila rezultoi e suksesshme.

Tashmë me të drejtat e fituara për transmetimin për tre vjet të Kampionatit Shqiptar, përfshi Abisnet Superioren, fazën “Final Four”, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, televizioni ka zhvendosur një pjesë të vëmendjes në këtë aspekt, por duke mos i anashkaluar formatet e tjera.

“Nuk do përfshihemi te reality. Kemi marrë për tre vite të drejtën për “Miss Universe”. Synojmë që të bëjmë një format ndryshe nga ai që ka qenë deri më sot, me një garë më të zgjeruar, një proces të ri ku të vlerësohet më shumë imazhi i së bukurës për të ndryshuar pak nga politika dhe ekonomia, që është fokusi kryesor i mediave në Shqipëri.

Jemi ende në fillim dhe as vetë s’e kemi qartësuar formatin. Po konceptojmë ndërkohë edhe dy-tre programe të reja ku mund të përmend Ermira Çaushollin apo Edi Ogën”, – shprehet Meksi.

Sipas tij, idetë për emisione mbi atë se çfarë mund t’i ofrosh publikut janë të shumta, por edhe pse duhet të ndjekësh audiencën nuk mund të kthehesh në skllav të saj, duhet që gjithmonë e vërteta dhe cilësia të ecin bashkë.

“Kemi pasur oferta për programe të stilit të analizës gjyqësore, që për mua mbetet çështja më komplekse në vend, ku kemi vëllezër, familjarë të përfshirë në çështje nga më komplekset, por nuk mendoj se i japim dot përgjigje brenda në një emision.

Jemi në dilemën, a të zgjedhim një emision mediokër, por që bën zhurmë, para një emisioni cilësor, por që zhurmën s’e realizon.

Kjo dilemë do jetë gjithmonë, por do përpiqemi të zgjedhim me një lloj mirëkuptimi, duke gjurmuar audiencën, por jo të kthehemi në skllevër të saj. Pra mbajmë raport me cilësinë dhe të vërtetën. Kjo është sfidë e vazhdueshme”, – nënvizon z. Meksi.

Politika dhe aktualiteti qëndrojnë fort, por as serialet nuk lëshojnë terren

Politika, aktualiteti mbajnë një peshë kyçe në televizione. Thuajse të gjithë televizionet kanë mbajtur emisionet e tyre bazë të sezoneve të kaluara, të cilat prekin temat e politikës, aktualitetit dhe ekonomisë, që transmetohen kryesisht në mbrëmje.

Por ato që duket se nuk lëkunden në asnjë sezon janë gjithashtu serialet ku televizionet janë investuar jo pak.

“Vijojnë të transmetohen sezonet e reja të serialeve “Osmani”, “Sekretet familjare”, “Çapkëni i pasur”, “Për familjen time”, “Premtimi” dhe “Amaneti”. Do të vijnë këtë sezon tituj të rinj turq si “Familja” me aktorin e mirënjohur, Kivanc Tatlitug”, – pohon z. Dumani nga TV Klan.

Një listë e gjatë titujsh, kryesisht turk, por jo vetëm është siguruar në kontrata edhe nga Vizion Plus. Z. Risto konfirmon se është vëmendja që audienca u jep këtyre serialeve që i bën ata të jenë në fokus.

“Listën e hapin si gjithmonë serialet dhe këtë vit, përveç atyre turke shtohen edhe ato me origjinë paneuropiane, si bashkëprodhime franko-italo-gjermane. Falë bashkëpunimit me Mediaset (Media for Europe) sjellim premierë një serial të bujshëm si “Jetë e paligjshme”, një nga serialet dramë më të mirë të vitit.

Ose “Hakmarrja e trëndafilit”, një dramë nga Fox Turkye me një kërkesë më të lartë se 98% të dramave mesatare turke dhe një faktor shpërndarjeje 100% jashtë Turqisë (Gjermani, SHBA, Itali, Rumani, Britani e Madhe). Ashtu është edhe një tjetër serial, këtë herë nga ATV, “Rreze drite”.

Një histori e fortë emocionuese dhe e ndjeshme prindërimi. Gjatë sezonit, deri në maj, do të shfaqen edhe dy prodhime turke: “Favori”, me një ecuri befasuese në Francë, e cila jemi të bindur që do të fiksojë audiencën edhe në Shqipëri me temën gjithmonë fituese të tradhtisë apo “I pamposhturi”, një serial aksion turk me Oktay Kaynarca” nënvizon z. Risto.

Emisionet më të shtrenjta dhe më të lira në televizione

Bizneset vijojnë jenë të interesuara për të reklamuar në ekranin e televizionit, duke tentuar që aty të gjejnë klientët besnikë, por edhe ata potencialë.

Ajo që bie në sy në listën e çmimeve të dy televizioneve kombëtare në vend është qëndrimi në të njëjtin nivel i çmimeve të reklamimit, ashtu si vitin e kaluar. Por cilat janë emisionet ku duhet të paguash më shumë apo më lirë për të reklamuar.

Në ekranin e TOP Channel, teksa mbeten ende të pazbuluara shifrat për Big Brother VIP, emisioni me çmimin më të lartë të reklamimit është ai i humorit “Portokalli”, ku para fillimit të programit, një sekondë kushton 4300 lekë, ndërsa gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Emisioni i dytë me kohën më të shtrenjtë televizive është “Më lër të flas” me 4300 lekë për sekondë para dhe gjatë transmetimit, me vlerë 7300 lekë sekondë. I treti është “Dancing with the Stars” me 3100 lekë/sekondë dhe gjatë transmetimit, me 6150 lekë/sekondë.

Lidhur me sponsorizimet, oferta e TOP Channel parashikon të paktën 8 programe, ku për “Dancing with the Stars” me 6 spote dhe 2 anonçime për 13 puntata, çmimi vlerësohet në 180 mijë euro/muaj, duke e bërë këtë programin më të shtrenjtë në këtë grup.

Televizioni tjetër kombëtar KLAN ka dy emisione që qëndrojnë përballë për kohën televizive më të shtrenjtë. “Opinioni” i së enjtes dhe “Love Island” i Luana Vjollcës të dielën faturojnë 3400 lekë/sekondën para fillimit të transmetimit dhe 6750 lekë/sekonda gjatë transmetimit.

“E diela shqiptare” me Ardit Gjebrea renditet i dyti, ku në orarin e transmetimit 16:00 – 19:20 paguhet 5400 lekë/sekonda.

Emisioni “Stop” ,që transmetohet gjatë javës, në orën 20:05, ka çdo sekondë transmetim para me 2700 lekë dhe gjatë transmetimit 4400 lekë.

Po kaq paguhet për kohën televizive të çdo reklame që transmetohet gjatë javës në prime time, kur në ekran zënë vend seriale./MONITOR

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion