LIVE UPDATES
Ekonomi

Çudia me ankandin e bonove 6-mujore: Yield-i ulet në 1.5%, sa gjysma e normës bazë

Yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve pësoi një rënie të fortë në 1.5%, nga 3.18% që kishte qenë në ankandin e fundit të suksesshëm të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në fund të muajit maj.

11 Tetor 2023, 07:25 Nga A.B

Çudia me ankandin e bonove 6-mujore: Yield-i ulet në 1.5%, sa gjysma

Ankandi i bonove të thesarit me maturim 6-mujor shënoi këtë javë një zhvillim të paprecedentë.

Yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve pësoi një rënie të fortë në 1.5%, nga 3.18% që kishte qenë në ankandin e fundit të suksesshëm të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në fund të muajit maj.

Shuma e shpallur për financim kishte qenë një miliardë lekë, por nga këto 450 milionë lekë ishin të rezervuara nga Banka e Shqipërisë, ndërsa kërkesat totale në ankand arritën në 2.06 miliardë lekë.

Në përfundim të ankandit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranoi një ofertë të vetme konkurruese në vlerën e afërsisht 403 milionë lekëve, me një yield prej 1.5%.

Pjesa e mbetur, prej 597 milionë lekësh, u plotësua nga kërkesat jokonkurruese, duke përfshirë këtu shumën e rezervuar për Bankën e Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët që yield-i i këtyre instrumenteve shënon që prej marsit të vitit të kaluar. Por, në atë periudhë kushtet monetare ishin krejt të ndryshme.

Banka e Shqipërisë nuk e kishte nisur ende procesin e normalizimit monetar dhe norma bazë e interesit ishte ende në nivelin më të ulët historik prej 0.5%.

Aktualisht, norma bazë e interesit është në nivelin 3%, ndërsa norma e depozitave ditore të Bankës së Shqipërisë është 2%. Rrjedhimisht, për një bankë investimi me një yield prej 1.5% nuk ka shumë kuptim.

Nga ana tjetër, eskpert1%t pohojnë se një investim i tillë nuk ka shumë kuptim as për një investitor tjetër institucional apo individual. Në treg sot ka banka që ofrojnë norma interesi edhe më të larta se 1.5% për depozitat 6-mujore në shuma të mëdha.

Ekspertët e tregut financiar shprehen se një yield i tillë përfaqëson një anomali dhe është tregues i faktit se tregu financiar në Shqipëri është sipërfaqësor dhe shpesh nuk ndjek një logjikë normale.

Të vetmet instrumente me maturim më të shkurtër, bonot e thesarit 3-mujore, muajin e kaluar u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 3% ose dy herë më të lartë se yield-i që u shitën sot bonot 6-mujore.

Në muajin gusht të këtij viti, ankandi i bonove 6-mujore pati dështuar, sepse MFE i refuzoi të gjitha kërkesat e paraqitura, me argumentin se ato ishin tepër të larta, në nivelin 3.16%.

Mes MFE dhe investitorëve nisi një luftë e heshtur, por në asnjë rast më parë normat e kërkuara nga tregu nuk kishin zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit. Por, këtë javë, yield-i i përfituar në ankand ka tejkaluar edhe shpresat më optimiste të Ministrisë së Financave.

Frenimi i rritjes së normës bazë të interesit dhe gjendja likuide e tregut financiar i ka stabilizuar prej muajsh yield-et e bonove të thesarit pranë niveleve të normës bazë të interesit.

Ndërkohë, normat e obligacioneve kanë shfaqur një tendencë në rritje, edhe për shkak të një kërkese më të vogël në segmentin e tregut të titujve afatgjatë. /MONITOR

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë