Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tre vitet e fundit numri i kredive për shtëpi është rritur me 19% ose rreth 5600 kredi më shumë.
Shqiptarët kishin rreth 35,300 kredi për shtëpi pranë sektorit bankar në gjysmën e dytë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tre vitet e fundit numri i kredive për shtëpi është rritur me 19% ose rreth 5600 kredi më shumë.
Kjo periudhë përkon me ciklin e rritjes së fortë të tregut të pronave pas pandemisë. Kredia bankare ka qenë ndër faktorët që kanë mbështetur kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme gjatë këtyre viteve. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 40% e blerjeve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.
Statistikat vlerësojnë se madhësia mesatare e një kredie për shtëpi në mesin e këtij viti ishte 4.4 milionë lekë. Edhe madhësia mesatare e kredisë ka ardhur në rritje, me 16% krahasuar me tre vjet më parë. Rritja e çmimeve të pronave ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës mesatare të kredisë për blerjen e tyre.
Nga ana tjetër, masa e rritjes së kredisë mesatare është frenuar nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron gjatë viteve të fundit, duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e portofolit është në monedhën europiane.
Mund të përllogaritet se afërsisht 4.7% e familjeve shqiptare kanë një kredi për shtëpi, llogaritur si raporti mes numrit të kredive për shtëpi dhe numrit të familjeve.
Sipas vlerësimit të bankave, që nga fillimi i vitit 2022 rritja e normave të interesit, zhvillimet në tregun e banesave dhe në një masë më të vogël besimi i konsumatorit kanë ndikuar në frenimin e kërkesës së kredive për blerje banese, por treguesit janë përmirësuar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023.
Në krahasim me periudhat e mëparshme, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit bankat kanë raportuar standarde më të lehtësuara të kërkesës për kolateral në raport me vlerën e kredisë, çka mund të ketë nxitur edhe më tej rritjen e kredisë së individëve për blerje banesash. Bankat presin që kërkesa e familjeve për kredi për blerje banesash të vijojë të mbetet e qëndrueshme edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023.
Sektori bankar vazhdon të shfaqë ofertë relativisht tërheqëse në segmentin e kredive për shtëpi dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në kreditë e reja nuk është reflektuar plotësisht. Kredia për shtëpi është një produkt afatgjatë dhe një kolonë e rëndësishme për ndërtimin e portofoleve të bankave, ndaj konkurrenca ngelet e lartë, me marzhe më të ulëta dhe me norma fikse interesi në vitet e para të kredive.
Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në afërsisht 176 miliardë lekë ose rreth 1.66 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e portofolit të kredisë për shtëpi është rritur me 8.7%, ndërsa krahasuar me tre vjet më parë është rritur me 42.8%./MONITOR
Ankandi i bonove të thesarit me maturim 6-mujor shënoi këtë javë një zhvillim të paprecedentë. Yield-i mesatar i pond...
Numri i anëtarëve të regjistruar në Bursën Shqiptare të Energjisë ka arritur në 15. Të dhënat periodike t&e...
Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare po pëson rënie të shpejtë. INSTAT raportoi se në vitin 2022, në të...
foto ilustruese TIRANË- Rreth 34 mijë fermerë kanë përfituar deri në fund të gushtit nga subvencionimi i naftë...
FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në pasqyrën e fundit globale, të sapopublikuar ka rritur ndjeshëm me 1.4 pikë p&eu...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka arritur të ruajë rritje ekonomike të qëndrueshme, pavarësisht tkurrjes së...
foto ilustruese TIRANË- Numri i transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme u rrit me 23% në gjashtëmujorin e parë...
foto ilustruese TIRANË- Jetëgjatësia u rikthye me ritme më të larta se para pandemisë, si për burrat dhe për g...
Foto ilustruese SHQIPËRI-Në vitin 2019 investimet ishin 15.2 milionë, një vit më vonë 2020, investimet kanë shkuar n&eum...
Foto ilustruese Paga minimale u rrit me ritme më të larta se paga mesatare në sektorin privat, duke bërë që hendeku ndër...