LIVE UPDATES
Ekonomi

Tirana, Fieri dhe Gjirokastra, qytetet ku jetohet më mirë, Kukësi, më i varfëri

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2020, e ka dhënë Qarku Elbasan me +0,02 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Berat me +0,01 pikë përqindje.

20 Maj 2022, 15:40 Nga DOSJA
Tirana, Fieri dhe Gjirokastra, qytetet ku jetohet më mirë,
Foto ilustruese

Ekonomia kombëtare ra me 3,5% gjatë vitit pandemik 2020, por në Rajonin e Veriut ku përfshihen qarqet Dibër, Durrës, Kukës, Lezhe dhe Shkodër rënia ishte me 5,25% gati dyfishi i rajonit të Qendrës dhe 2 pikë përqindje më shumë se Rajoni i Jugut. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, PBB me çmime korente në rajonin Veri u vlerësua 372,5 miliardë Lekë ose 22,66% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019, PBB për këtë rajon shënoi një rënie në terma realë me -5,25%.

PBB me çmime korente në rajonin Qendër, u vlerësua 818,8 miliardë Lekë ose 49,80% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019, PBB për këtë rajon shënoi një rënie me -2,80%.në terma reale. PBB me çmime korente në rajonin Jug u vlerësua 452,8 miliardë Lekë ose 27,54% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019 në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rënie prej -3,23%.

Berati me rritjen më të lartë, Lezha me rënien më të madhe

Sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), rritjen më të lartë të PBB-së në terma realë e shënoi Qarku Berat me 0,33%, i ndjekur nga Qarku Elbasan me 0,30%.

Rritja reale e PBB-së sipas rajoneve statistikore u ngadalësua në të gjithë Qarqet e tjera, ku rënien me të lartë shënoi Qarku Lezhë me 6,28%, Qarku Dibër me 6,14% dhe Qarku Durrës me 5,83% të PBB-së.

Tirana kontribuoi më shumë në rënien ekonomike të 2020

Në vitin 2020, sipas rajoneve statistikore në nivel, PBB me çmime korrente u vlerësua 1.644.077 milionë Lekë, duke shënuar një rënie në terma realë me -3,48%, krahasuar me vitin 2019.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2020, e ka dhënë Qarku Elbasan me +0,02 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Berat me +0,01 pikë përqindje.

Të gjithë Qarqet e tjera kanë kontribuar negativisht. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Tiranë me -1,40 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Durrës me një kontribut prej -0,59 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej -0,58 pikë përqindje.

Tirana me të ardhurat me të larta për frymë, Kukësi më të ulëtat

Në vitin 2020, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 579 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2019 PBB për frymë në terma nominale shënoi një rënie me -2,27%. Në Veri, PBB për frymë u vlerësua 465 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -3,37%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi -19,76% nën mesataren e vendit. Në Qendër, PBB për frymë u vlerësua 695 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -2,30%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,05% mbi mesataren e vendit. Në Jug, PBB për frymë u vlerësua 527 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -1,72%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi -9,04% nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2020, ishte në Qarkun Tiranë, me 777 mijë Lekë dhe shënoi një rënie në terma nominale me -3,23%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi 34,14% mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier me 619 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -4,01%, ndaj vitit 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi 6,81% mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë në vitin 2020, u vlerësua në Qarkun Kukës me 365 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me + 1,27%, krahasuar me vitin 2019.

PBB për frymë e këtij qarku rezultoi -37,07% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Lezhë me 413 mijë Lekë duke shënuar një rënie në terma nominale -3,99% ndaj vitit 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi -28,79% nën mesataren e vendit.

Në vitin 2020 është 25.851 milionë PPS. PBB për frymë në PPS për vitin 2020 për Republikën e Shqipërisë është 30,5% e mesatares së Bashkimit Evropian. Sipas rajoneve statistikore, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2020 ishte 36,6%, në rajonin Veri 24,4% dhe në rajonin Jug 27,7%./Monitor.al

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë