LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i pronave, çmimet drejt normalizimit. A ia vlen të investosh?!

Cikli i rritjes së çmimeve duket se arriti kulmin mes gjysmës së dytë të vitit 2021 dhe gjysmës së parë të vitit 2022. Por, të dhënat e para tregojnë se hovi i rritjes së çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Cikli i rritjes së çmimeve duket se arriti kulmin mes gjysmës së dytë të vitit 2021 dhe gjysmës së parë të vitit 2022. Por, të dhënat e para tregojnë se hovi i rritjes së çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

9 Shtator 2023, 07:10 Nga A.B

Tregu i pronave, çmimet drejt normalizimit. A ia vlen të investosh?!

Alternativa kryesore për investimet financiare në tregun shqiptar ngelen pasuritë e paluajtshme. Pas një stopimi në fundin e dekadës së parë të viteve 2000, sektori u gjallërua sërish, duke filluar sidomos pas vitit 2017.

Cikli i rritjes së çmimeve duket se arriti kulmin mes gjysmës së dytë të vitit 2021 dhe gjysmës së parë të vitit 2022. Por, të dhënat e para tregojnë se hovi i rritjes së çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, pavarësisht qëndrueshmërisë së kërkesës dhe rritjes së kostove të ndërtimit, agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme kanë raportuar çmime shitjeje më të ulëta ndaj 6-mujorit të mëparshëm.

Sipas indeksit Fischer të çmimit të banesave, që llogaritet me bazë 6-mujore, çmimi mesatar i banesave të shitura në 6-mujorin e dytë 2022 ka rezultuar në rritje me 16.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por është ulur me 9.1% në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit.

Në veçanti për Tiranën, indeksi i çmimeve ruajti ritmet e rritjes vjetore, me 13.9%, por me bazë 6-mujore pësoi edhe një rënie më të thellë, me 11.4% më pak.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri sugjeron se rritja e çmimeve mund të ketë hyrë në një fazë normalizimi. Vërehet gjithashtu se në 6-mujorin e dytë, është rritur pesha e transaksioneve ku çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera ishte më i ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi.

Pavarësisht frenimit të çmimeve, vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte më pozitiv në krahasim me periudhën e kaluar.

Numri i banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka qëndruar thuajse i pandryshuar në krahasim me periudhën paraardhëse, ndërsa numri i pronave të pashitura, si për banesat, edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 10 muaj nga 10.8 muaj gjashtë muaj më parë, si pasojë e rënies së ndjeshme në kohën e shitjes së banesave në zonat e tjera. Për Tiranën, subjektet e anketuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 10.7 muajsh, dhe kjo vlerë ishte rreth një muaj më shumë nga një gjashtëmujor më parë.

Për zonën e bregdetit, koha e shitjes është rritur nga 6 në 7.3 muaj. Koha e shitjes së pronave në zonat e tjera është raportuar dukshëm më e ulët, nga 13.1 në 9.6 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si në periudhën e kaluar, më shumë se gjysma (56%) e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 80% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Kredia për blerjen e banesave shënoi sërish rekord të ri historik vitin e kaluar, por ritmet e rritjes u ngadalësuan ndjeshëm krahasuar me vitin 2021. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti në 46 miliardë lekë, ose rreth 396 milionë euro. Kredia e re për banesa u rrit me 16% krahasuar me vitin 2021.

Megjithëse rritja vjetore rezultoi sërish e lartë, ajo u reduktua ndjeshëm krahasuar me rritjen rekord prej 50% të regjistruar në vitin 2021. Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2022 arriti në pothuajse 167 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 14%.

Megjithëse shifrat për çmimet e qirasë nuk janë detajuar, sipas agjentëve ato kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa në 6-mujorin e parë 2022. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive, pavarësisht pasigurive të lidhura me situatën. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe në periudhën më afatgjatë deri në dy vjet.

Numri i pronave që pritet të regjistrohen për shitje gjatë periudhës në vazhdim, pritet të mos ketë luhatje të qenësishme, duke qenë se përgjigjet e agjentëve tregojnë një rezultat të balancuar. Nga ana tjetër, agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare.

Me një logjikë ekonomike normale, çmimet e pronave duhet të shkojnë drejt stabilizimit, në kushtet kur normat e interesit janë rritur (dhe ndoshta do të rriten më tej në afatin e shkurtër), ndërsa ritmet e rritjes ekonomike paraqiten më të ngadalësuara.

Tregu i pronave në Shqipëri ndikohet edhe nga faktorë specifikë, siç është kanalizimi në këtë treg i shumave të mëdha që burojnë prej aktiviteteve të jashtëligjshme.

Kontrolli real mbi burimin e të ardhurve që financojnë ndërtimin dhe blerjen e pronave në Shqipëri është shumë i dobët dhe ky sektor perceptohet si një nga mënyrat më të efektshme për të pastruar para. Rritja e çmimeve e ka bërë edhe më tërheqës këtë sektor për të investuar para të pista.

Një rol në rritje në vitet e fundit kanë luajtur edhe blerësit jorezidentë. Sipas agjentëve, këtu përfshihen disa kategori të ndryshëm blerësish. Ndoshta më e rëndësishme është ajo e atyre që kanë investuar për prona në bregdet, duke pasur parasysh edhe faktin se përgjithësisht, në zonat bregdetare, Shqipëria ka ofruar çmime më konkurruese, qoftë edhe me vendet fqinje.

Të tjerë janë shtetas të huaj, ose emigrant shqiptarë, që e kanë parë blerjen e një prone në Shqipëri si një investim të mirë, duke parë rritjen e çmimeve. Një kategori tjetër janë të huajt që vijnë për banim të përhershëm në Shqipëri, për shkak të klimës dhe kostos më të ulët të jetesës.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte për vitin e kaluar.

Megjithatë, rritja e lartë e çmimeve dhe cikli i rritjes së normave të interesit po i bën pronat më pak të përballueshme për shtresën e mesme, që përbën edhe bazën më të gjerë të blerësve në këtë treg.

Për këtë arsye, ekspertët mendojnë se minimalisht, çmimet do të stabilizohen në nivelet aktuale, por ndoshta në zona të caktuara, ku oferta në vitet e fundit është rritur shumë, mund të ketë edhe një korrektim në ulje.

Jonian Antoni, Drejtor i Përgjithshëm i rrjetit Century 21 Albania, thotë madje se rritja e çmimit të pronave është frenuar prej 3-mujorit të fundit të vitit të kaluar.

“Çmimet e pronave kanë mbetur thuajse të pandryshuara që në tetor 2022. Kjo sepse kostot globale të ndërtimit kanë rënë dhe si rrjedhojë nuk ka pasur më nevojë që ndërtuesit të rrisin çmimet. Megjithatë, për fat të mirë, kërkesa për prona ende është e gjallë dhe shumë e lartë” shprehet ai.

Pronat ende ofrojnë kthimet më të larta

Nëse do të bënim një krahasim për kthimet që ofron secila nga alternativat aktuale të investimit në tregun shqiptar, me të dhënat që disponohen, pasuritë e paluajtshme për momentin janë ato që sigurojnë përfitimet më të mëdha.

Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar, çmimet e banesave u rritën me 16.6%. Këtyre mund t’iu shtohet edhe fitimi vjetor nga dhënia e një prone me qira, që sipas agjentëve është afërsisht në nivelin e 5% në vit.

Nëse mbledhim përfitimin nga rritja e vlerës së tregut të pronës dhe të ardhurave nga qiraja, investimi në pasuri të paluajtshme ka rezultuar me kthim vjetor bruto nga investimi në 21.6%. Banesat, së bashku me mobiliet dhe pajisjet kanë amortizim në kohë, që kërkon shpenzime periodike për rinovimin dhe mirëmbajtjen.

Sidoqoftë, edhe duke zbritur shpenzimet e amortizimit dhe mirëmbajtjes, kthimi nga investimi në një banesë në vitet e fundit ka qenë ndjeshëm më i lartë krahasuar me instrumentet financiare.

Mes instrumenteve financiare, kthimin më të lartë e ofron obligacioni me ofertë publike i institucionit financiar NOA, në masën 8%. Për të njëjtin maturitet (5-vjeçar), obligacionet e qeverisë shqiptare ofrojnë kthim 4.7%, depozitat në Lek maksimalisht 3.6% dhe ato në Euro, 2.5%.

Depozitat ofrojnë kthime më të ulëta, por duhet pasur gjithmonë parasysh se ato kanë edhe shkallën më të ulët të rrezikut. Depozitat bankare janë të garantuara me ligj deri në shumën e 2.5 milionë lekëve, gjë që e garanton depozituesin se do t’i marrë mbrapsht paratë, edhe në rast se banka falimenton.

Nga ana tjetër, forcimi i mëtejshëm i parametrave të mbikëqyrjes bankare dhe ngritja e fondit të shpëtimit (Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme) e bën sektorin më të mbrojtur dhe ul gjasat që një bankë të falimentojë.

Ndër fondet e pensioneve, kthimi më i lartë është në nivelin 3.84%, ndërsa për fondet e investimit, mbështetur në të dhënat më të fundit, 4.73%.

Nëse do të mbështetemi në ecurinë e viteve të fundit, duket se investimi në pasuri të paluajtshme ka rezultuar më fitimprurës në raport me instrumentet financiare që ofron tregu shqiptar.

Sidoqoftë, investimet financiare kanë karakteristika të ndryshme dhe ofrojnë shumë më tepër siguri, sidomos në drejtim të likuiditetit. Depozitat mund të tërhiqen në çdo moment që individi ka nevojë, ndërsa edhe instrumentet e borxhit mund të shiten tek institucionet financiare.

Normat e interesit të depozitave dhe kuponët e bonove/obligacioneve janë përfitime të garantuara nga kushtet e kontratës me huamarrësin.

Nga ana tjetër, pronat janë investim më pak likuid, ndërsa ecuria e tregut të tyre është më e vështirë për t’u parashikuar, qoftë edhe në një horizont kohor afatmesëm./MONITOR

tregu i pronave

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty