LIVE UPDATES
Ekonomi

Vilat në bregdet arrijnë në 1.6 milionë euro! Shtrenjtohet Gjiri i Lalëzit, të huajt blerësit më të mëdhenj

Në Gjirin e Lalëzit çmimi maksimal arrin deri në 2,500 euro/m², për shkak edhe të projekteve të reja në zhvillim.

16 Prill 2023, 07:11 Nga A.B
Vilat në bregdet arrijnë në 1.6 milionë euro! Shtrenjtohet
Vila

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik ka nxitur blerjet e të huajve jo vetëm në apertamente, por edhe për prona elitare.

Sipas agjencive të pasuirve të paluajtshme Vilat elitare me pamje nga deti po shiten 1,6 mln euro, nga 1,2 mln euro vitin e kaluar.

Në Gjirin e Lalëzit çmimi maksimal arrin deri në 2,500 euro/m², për shkak edhe të projekteve të reja në zhvillim.

Në jug çmimi ka arritur në 3500 euro/m2, por vilat në përgjithësi kanë një çmim fiks, që i kalon 1 milion euro.

Kërkesa kryesohet nga të huajt, shqiptarët që jetojnë jashtë, por ka edhe blerës vendas për shtëpi pushimi, apo për qëllime investimi.

Shtrenjtohet Gjiri i Lalëzit

Rriten çmimet e vilave në Gjirin e Lalëzit. Klajdi Memajdini, nga agjencia imobiliare “Devinf”, tha se çmimet minimale të vilave variojnë nga 1,700 – 1,800 euro/m², ndërsa çmimi maksimal arrin deri në 2,500 euro/m².

Krahasuar me vitin e kaluar, z. Memajdini shton se çmimet kanë shënuar rritje të lehtë, si pasojë e kërkesës.

Për shkak të projekteve të reja në zhvillim, përfaqësuesi i agjencisë së pasurive të patunfshme, “Devinf”, parashikon se çmimi do të vazhdojë të jetë në rritje në këtë zonë.

“Kërkesat për vila në Gjirin e Lalëzit kryesohet nga të huajt, si: çekët, polakët, ukrainasit, serbët dhe sigurisht shqiptarët që jetojnë jashtë, ata të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Të shumtë janë dhe qytetarët shqiptarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe rrethe të tjera që i zgjedhin si shtëpi pushimi dhe gjithashtu për qëllime investimi.

Kjo për faktin se çmimet e qirave janë gjithmonë në rritje. Kjo u pa vitin e kaluar, kur një apartament 1+1 në periudhën e verës u dha minimalisht 80 – 100 euro/dita në muajt korrik-gusht”.

Çmimet e vilave dhe apartamenteve në resortet e grupit “Concord Investment”

Në vitin që lamë pas u mbyll faza e parë e ndërtimeve të resortit turistik “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit. Këtë vit parashikohet të përfundojë ndërtimin hotel “Melia” dhe zona premium e vilave.

Drejtoresha e shitjeve dhe marketingut të “Concord Investment”, znj. Ermira Brozi, tha për “Monitor” se kompania është duke zhvilluar projekte të tjera në bregdet, që kanë nisur këtë vit punimet, resortet si: “Adriatika” në Durrës, “Marina Orikum” në Vlorë, “Marina Bay” në Sarandë, si dhe në skajin më jugor të Shqipërisë, Ksamil me “Arameras”.

Ndërsa është në fazë ndërtimi resorti “San Nicolas” në Palasë, që nisi punimet në vitin 2021.

Sipas drejtoreshës së shitjeve, konkretisht çmimet e apartamenteve në pallate të ulëta dykatërshe në resortin San Pietro në Gjirin e Lalëzit variojnë nga 2,200 deri në 2,300 euro/m².

Ndërsa çmimet e vilave në zonën premium, që pritet të përfundojë në muajin dhjetor 2023, variojnë nga 435,000 euro që është vila bashkëngjitur me 4 hyrje deri te vila me sipërfaqe 242 metra katror, me çmim shitje 830,000 euro.

Në këtë resort ka përfunduar shitja e vilave elitare me çmime 1,2 deri në 1,3 mln euro.

Ndërsa në resortin “San Nicolas” në Palasë, çmimet e vilave nisin nga 560,000 euro i vilës së vogël deri tek ato elitare, me çmim 1,6 mln euro. Kompania ofron të njëjtat çmime shitje, edhe për vilat në resortet e reja turistike.

Në resortin e ri “Adriatika” në Durrës, çmimet e apartamenteve janë 1,900 euro/m², në “Marina Orikum” në Vlorë, nga 2,500-3,000 euro/m² dhe në “Marina Bay” në Sarandë, nga 3,000-3,500 euro/m².

Drejtoresha e shitjeve dhe marketingut të “Concord investment”, znj. Ermira Brozi, nënvizon se edhe këtë vit, është rritur kërkesa, që dominohet më shumë nga të huajt. Ajo shton se çmimet, krahasuar me vitet e mëparshme, janë rritur, për shkak të shtrenjtimit të kostove të materialeve të ndërtimit, standardit të cilësisë dhe rritja e kërkesës për Shqipërinë ka shtuar ofertën për prona në treg.

“Aktualisht po përballemi me transaksione të shumta të blerjes nga të huajt, ku kërkesa kryesohet nga çekët dhe polakët për projektet në Jug dhe Durrës.

Nga shtetasit gjermanë, holandezë, suedezë, finlandezë, norvegjezë preferohet Vlora, Gjiri i Lalëzit, Ksamili dhe Saranda, ndërsa italianët parapëlqejnë kryesisht resortin ‘Marina Orikum’ për blerje pronash.

Në resortin ‘San Pietro’, përveç të huajve, kërkesa është e lartë edhe nga vendasit që punojnë në Tiranë, për shkak të afërsisë me kryeqytetin.

Sapo kemi filluar të marrim edhe kërkesat e para për projektin tonë të ardhshëm ‘Marina Bay Saranda’, kryesisht nga blerës të huaj. Një projekt i cili për nga rëndësia është i pozicionuar padyshim në vendndodhjen më të mirë të detit Jon, në kodrën e Limionit në Sarandë”.

Znj. Brozi thekson se blerësit e huaj tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi, për shkak të leverdishmërisë së çmimeve krahasuar me fqinjët.

“Gjykoj se kultura për të blerë një ‘shtëpi të dytë’ në bregdetin shqiptar ka ndryshuar. Sot, klientët të cilët tregojnë më shumë interes për projektet tona, orientohen kryesisht te procesi i ‘blerjes për investim’, dhe më pak nga kategoria e klientëve për të blerë një shtëpi, e cila shërben për pushime.

Çmimet e favorshme në krahasim me ato të vendeve fqinje me Shqipërinë, politikat shumë të mira të taksave, kuadri ligjor, etj., mendoj se kanë sjellë edhe rritje të vazhdueshme të kërkesës nga klientët e huaj.

Blerja e një prone për investim në bregdet, për ta investuar më pas atë me qira, duke ia besuar menaxhimin e pronës shoqërisë që e administron projektin, ka treguar që është një investim i sigurt dhe me një kthim investimi të shpejtë dhe me norma të larta investimi, si 6-10% në vit, në varësi të projektit dhe standardit.

Tashmë ka një tendencë pozitive të klientëve tanë që realizojnë blerje të aseteve tona për investim, e cila ishte e pranishme fillimisht në ‘San Pietro Resort’ në Gjirin e Lalëzit, për të vazhduar më pas edhe në Palasë, në investimin tonë të radhës ‘San Nicolas’, në ‘Marina Bay Saranda’ por edhe në ‘Arameras’, Ksamil”, pohon ajo.

Pse është rritur kërkesa nga të huajt për pronat në bregdet?

Në bregdet po blejnë më tepër prona të huajt, sesa vendasit. Investimet në bregdet përveç si shtëpi pushimi, gjithnjë e më tepër po preferohen edhe për dhënie me qira.

Balfin Real Estate & Hospitality me 3 projektet e reja në bregdet, si: Vlora Marina (Vlorë), Green Coast Village (Palasë) dhe Next to Vala Mar Premium, me vendndodhje në Durrës, Hamallaj pohoi për Monitor se krahasuar me vjet kërkesa për 2023 për prona është rritur. Shtimi më i lartë i kërkesës është nga të huajt.

“Kjo shkon në përputhje me strategjinë e kompanisë që ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në Zvicër, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu edhe në fokus të projekteve tona më të reja është që të mos ofrojmë thjesht ambiente qëndrimi apo pushimi, por të mundësojmë një eksperience unike, stil jetesë të nivelit botëror për të gjithë rezidentët”, nënvizon Eltion Koçi, Drejtor i Shitjeve në kompaninë Balfin Real Estate & Hospitality.

Sipas z.Koçi edhe këtë vit është rritur kërkesa për blerje vilash me qëllim dhënien e tyre me qira, falë programeve të menaxhimit për qiradhënien që ofrohet nga kompania.

“Rishitja është një nga format më të përhapura të investimit dhe që sjell fitim të shpejtë në periudhë afatshkurtër. Por se fundmi kemi vënë re që shumë blerës duke ditur që vlera e pronës se tyre do të vijojë të rritet, preferojnë të mos e shesin atë, por të fitojnë duke e dhënë me qira përmes programit tonë të qiradhënies.

Në këtë mënyrë blerësi nuk humbet mundësinë e shijimit të pronës në komplekse shumë të kërkuara, i krijon vetes mundësinë që të fitojë më shumë në të ardhmen nga shitja me çmim edhe më të lartë se sot dhe gjatë kësaj kohe merr të ardhura të qëndrueshme nga dhënia e pronës me qira dhe menaxhimi nga ana jonë”.

Nisur nga përllogaritjet e kompanisë kthimi i investimit nëpërmjet qiradhënies është rreth 13 vjet. “Afati i kthimit të investimit varion nga një pronë në tjetrën, në varësi të shumë faktorëve si lokacioni, kushtet e pronës dhe kërkesa e tregut”, nënvizoi Drejtor i Shitjeve në kompaninë Balfin Real Estate & Hospitality

Për sa i përket ecurisë së çmimeve nga kompania, tha se kërkesat e shumta për të banuar në këto projekte reflektohen edhe në çmim.

“Në përgjithësi, zonat bregdetare kanë tendencën të jenë të preferuara nga blerësit dhe investitorët.

Faktorë të tjerë që ndikojnë ne rastin e projekteve tona janë vendndodhja, tërësia e shërbimeve që ne ofrojmë për klientët që blejnë në këto prona, që nga qiradhënia e tyre, te mirëmbajtja, si dhe strategjia e përbërjes dhe administrimit te njësive komerciale.

Të gjithë këta elemente janë të njohur nga klientët e huaj, dhe kjo është ndër arsyet kryesore përse në projektet tona të reja kemi një interes të lartë. Duke qenë klientelë ndërkombëtare, konkurrenca nuk është me thjesht lokale, por rajonale dhe në këtë aspekt rezulton se çmimet tona krahasuar me ato të rajonit vijojnë të mbeten jashtëzakonisht konkurruese”./MONITOR

turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj