LIVE UPDATES
Ekonomi

Hyjnë në fuqi udhëzimet, tarifat për shërbimet dytësore të përmbaruesve privatë deri në vlerën 50,000 lekë

Bëhet fjalë për kryerjen e njoftimit të akteve gjyqësore dhe dokumenteve zyrtare, me kërkesë të gjykatës apo kryerjes së njoftimit të dokumenteve zyrtare, me kërkesë të personave fizikë dhe juridikë, publikë ose privatë.

14 Prill 2023, 07:18 Nga DOSJA
Hyjnë në fuqi udhëzimet, tarifat për shërbimet
Foto Ilustruese

TIRANË- Nga vlerë 5,000 lekë për kryerjen e njoftimeve zyrtare deri në 50,000 lekë për konstatimin e fakteve që cenojnë reputacionin apo sigurinë ushqimore do të jenë tarifat për shërbimin dytësor të përmbaruesve privatë. Tre udhëzimet e ministrisë së drejtësisë që përcaktojnë nivelin e tarifave të veprimtarisë dytësorë të përmbaruesve privat janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Në udhëzimin për tarifat për kryerjen e njoftimit të dokumenteve zyrtare vlera e tarifës varion nga 5,000 lekë kur njoftimi në adresën e deklaruar deri në vlerën e 10,000 lekëve për adresë të deklaruar në rrethe, duke përfshirë edhe parapagimin për shpenzimet e udhëtimit. Bëhet fjalë për kryerjen e njoftimit të akteve gjyqësore dhe dokumenteve zyrtare, me kërkesë të gjykatës apo kryerjes së njoftimit të dokumenteve zyrtare, me kërkesë të personave fizikë dhe juridikë, publikë ose privatë.

Udhëzimi “Për caktimin e tarifave të veprimtarisë dytësore të përmbaruesit gjyqësor privat për shitjen e sendeve në ankand publik”, përcakton tarifat për shitjen e sendeve në ankand, si ato të çmueshme, sendet e paluajtshme.

Tarifa për kryerjen e shitjes së sendit në ankand publik varion nga 5,000 lekë deri në 10% të vlerës së sendeve të çmueshme.

Ndërsa në udhëziminpër caktimin e tarifave të veprimtarisë dytësore të përmbaruesit gjyqësor privat për kryerjen e konstatimeve të fakteve, sendeve dhe dukurive lehtësisht të verifikueshme, që nuk kërkojnë njohuri specifike teknike, sipas legjislacionit në fuqi variojnë tarifa nga 10,000 lekë për fakte të cilat pasqyrojnë dëmet e ardhura si pasojë e tërmeteve, zjarreve apo përmbytjeve. Ndërsa tarifa më e lartë në vlerën e 50,000 lekëve për konstatimet në lidhje me cenimin e personalitetit apo dhe sigurisë ushqimore.

Tarifat për njoftimin e dokumenteve zyrtare

Për kryerjen e njoftimit të dokumenteve zyrtare, me kërkesë të personave fizikë dhe juridikë privatë, vlera e tarifës përllogaritet, si më poshtë:

a) kur nuk kryhet njoftimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e saktë, tarifa është 5,000 lekë;

b) kur nuk kryhet njoftimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e pasaktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës prej 7,000 lekësh dhe vlerës së tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin në fuqi të ministrit të Drejtësisë;

c) kur njoftimi kryhet në adresën e deklaruar në një qytet tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej vlerës 10,000 lekësh dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit;

ç) kur njoftimi kryhet në adresën e padeklaruar në një qytet tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së gjysmës së pagës minimale në shkallë vendi, vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit, si dhe tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin e ministrit të Drejtësisë.

Për kryerjen e njoftimit të dokumenteve zyrtare, me kërkesë të personave juridikë publikë, vlera e tarifës përllogaritet, si më poshtë:

a) kur nuk kryhet komunikimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e saktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së gjysmës së pagës minimale në shkallë vendi dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit;

b) kur nuk kryhet komunikimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e pasaktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së një page minimale në shkallë vendi dhe tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin në fuqi të ministrit të Drejtësisë;

c) kur njoftimi kryhet në një njësi administrative tjetër të një qarku tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së tarifës të përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit.

Për kryerjen e njoftimit të akteve gjyqësore, vlera e tarifës përllogaritet, si më poshtë:

a) kur nuk kryhet njoftimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e saktë, tarifa është 5,000 lekë;

b) kur nuk kryhet komunikimi në adresën e deklaruar dhe adresa e deklaruar është e pasaktë, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës prej 7,000 lekësh dhe tarifës për konstatimin e adresës, të parashikuar në udhëzimin në fuqi të ministrit të Drejtësisë;

c) në një njësi administrative tjetër/të ndryshme të një qarku tjetër, tarifa është e barabartë me shumën që rezulton prej mbledhjes së vlerës së tarifës të përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike dhe vlerës së parapaguar të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimet.

Për efekt të llogaritjes së tarifës të përcaktuar në pikat 2 deri 4 të këtij kreu, vlera e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit nuk mund të jetë më e ulët se: a) 9,000 lekë, për distancën që varion nga 50 km deri në 100 km; b) 18,000 lekë, për distancën që varion nga 100 km deri në 150 km; c) 20,000 lekë, për distancën që varion nga 150 km deri në 200 km; ç) 22,000 lekë, për distancën që varion nga 200 km deri në 300 km; d) masa e një page minimale në shkallë vendi, për distanca mbi 300 km.

Tarifat për shitjen e sendeve në ankand

-Llojet e sendeve që i nënshtrohen tarifave të shërbimit për zhvillimin e ankandit: a) sendet e çmueshme në pronësi të të interesuarit; b) sendet e paluajtshme në pronësi të të interesuarit ose në bashkëpronësi të tij; c) sendet e luajtshme në pronësi të të interesuarit, që nuk përjashtohen nga qarkullimi civil.

-Tarifa për kryerjen e shitjes së sendit në ankand publik përbëhet nga: a) tarifa e aplikimit në shumën 5,000 lekë; b) tarifa e zhvillimit të procedurës së ankandit, që mbulon publikimin e kërkesës në faqen elektronike të zhvillimit të ankandeve, kostot dhe shërbimin e përmbaruesit në shumën e 3 pagave minimale mujore; c) tarifa mbi vlerën e shitjes së sendit në ankand, që përcaktohet në varësi të sendit, si më poshtë: i. për sendet e paluajtshme në pronësi të të interesuarit, në masën e 3% të vlerës së shitjes së sendit; ii. për sendet e çmueshme në pronësi të të interesuarit, në masën 10% të vlerës së shitjes së sendit; iii. për sendet e luajtshme në pronësi të të interesuarit, që nuk përjashtohen nga qarkullimi civil, në masën e 5% të vlerës së shitjes së sendit.

Tarifa e shërbimit të kryerjes së konstatimeve të fakteve, sendeve dhe dukurive

Marrë nga Monitor.al

fletore zyrtare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet