LIVE UPDATES
Ekonomi

SHIFRAT/ Bankat me rekord fitimesh, dy muajt e parë të vitit arkëtuar 5.3 mld lekë

Shifrat e deritanishme tregojnë se fitimi i bankave po rritet, në inercinë e rezultatit pozitiv të vitit të kaluar. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në fazën e parë, ashtu siç pritej, ka pasur një ndikim pozitiv në performëncën e bankave, duke zgjeruar rezultatin neto nga interesat.

14 Prill 2023, 07:20 Nga DOSJA
SHIFRAT/ Bankat me rekord fitimesh, dy muajt e parë të vitit
Foto Ilustruese

Fitimi i sektorit bankar po rritet edhe në muajt e parë të vitit 2023. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën janar-shkurt fitimi neto i sistemit arriti në 5.3 miliardë lekë, në rritje me 128% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është rezultati më i lartë për periudhën dymujore që prej vitit 2015.

Rritja e fitimit ka sjellë një përmirësim të dukshëm edhe në treguesit e rentabilitetit. Kthimi nga kapitali i sektorit, i mesatarizuar me bazë vjetore, u rrit në 17.01%, nga 7.86% që kishte për janarin e vitit të kaluar. Ndërsa kthimi nga aktivet u rrit në 2.01%, nga 0.9% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kthimi nga kapitali dhe kthimi nga aktivet kanë arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit.

Këto të dhëna bazohen në standardet e raportimit sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë dhe kanë kryesisht një vlerë orientuese për tendencën e performancës së sistemit. Standarde ligjore të raportimit për bankat janë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), por ato janë të disponueshme vetëm me bazë tremujore.

Shifrat e deritanishme tregojnë se fitimi i bankave po rritet, në inercinë e rezultatit pozitiv të vitit të kaluar. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në fazën e parë, ashtu siç pritej, ka pasur një ndikim pozitiv në performëncën e bankave, duke zgjeruar rezultatin neto nga interesat.

Rritja e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë ka rritur të ardhurat nga interesat, qoftë për portofolin e investimeve direkte të bankave, ashtu edhe për kreditë me interesa të ndryshueshme në lekë, që kuotohen mbi ecurinë e yield-eve të bonove. Një efekt të ngjashëm pozitiv ka dhënë edhe rritja e euriborit, që ka zgjeruar të ardhurat nga interesat për portofolin e kredisë në euro.

Nga ana tjetër, edhe cilësia e portofolit të kredisë për momentin nuk po jep ndikim negativ mbi rezultatin financiar, megjithë pritshmëritë për një përkeqësim të këtij treguesi. Në muajin shkurt, raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në 5.16%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kreditë me probleme janë një indikator kyç për performancën financiare të sektorit bankar, sepse ato përcaktojnë shpenzimet për provigjione. Por, deri tani, rritja ka rezultuar shumë e lehtë dhe pa një ndikim të rëndësishëm në rezultatin financiar të sektorit.

Sektori bankar u ka rezistuar mirë sfidave të viteve të fundit, çka në një pjesë të madhe ka reflektuar aftësinë e ekonomisë reale për të tejkaluar më shpejt nga sa pritej goditjet si pandemia apo inflacioni i lartë. Vlerësimet e para të INSTAT treguan se edhe viti 2022 u mbyll me një rritje ekonomike më të lartë se parashikimet, në nivelin 4.84%.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet