LIVE UPDATES
Ekonomi

Zgjatet sezoni turistik, rriten me 44% vizitorët në tetor, preferenca zhvendoset nga jugu në bregdetin e Durrësit

Sipas INSTAT, Në muajin Tetor 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:

20 Dhjetor 2022, 23:00 Nga A.B
Zgjatet sezoni turistik, rriten me 44% vizitorët në tetor, preferenca
Deti

Sezoni turistik po shtrihet përtej muajve tradicionale të verës, duke tërhequr vizitorë edhe me ftohjen e kohës, sidomos gjatë fundjavave. Një tjetër dukuri është se preferenca tashmë është zhvendosur dukshëm nga zonat e jugut drejt qendrës, ku peshën kryesore e zë bregdeti i Durrësit.

Sipas INSTAT, Në muajin Tetor 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 44,3 %, në krahasim me Tetor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

– numri i vizitorëve rezident është rritur me 39,5 %;

– numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 48,7 %;

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 32,5 %, në krahasim me Tetor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

– numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 40,8 %;

– numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 27,5 %;

Hotelet e bregdetit të Durrësit po tërheqin turistë, sidomos në fundjavë

Në fundjavë, hotelet në zonën e bregdetit të Durrësit, që vitet e fundit kanë investuar dukshëm në rritjen e kapaciteteve, janë plot me pushues, kryesisht nga Kosova, por edhe vendas. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në tetor, vizitorët rezidentë në qendër të vendit zunë 44% të totalit, nga 33% që ishte kjo peshë në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë vitin e kaluar, vizitorët rezidentë kishin preferuar jugun, me 45% të totalit.

Edhe për vizitorët e huaj (jo rezidentë) preferenca është e dukshme për qendrën, kryesisht bregdetin. Në tetor qendra tërhoqi gati 50% të të huajve që vijnë në vend për turizëm.

Sipas INSTAT, Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 85,7 %.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 87,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 40,0 %.

Në muajin Tetor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

– sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (47,0 %);

– sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (63,4 %);

– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,1 %);

Gjatë muajit Tetor 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 32,5 %, në krahasim me muajin Tetor 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63,1 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 65,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 42,7 %.

Në muajin Tetor 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

– sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,4 %);

– sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (53,5 %);

– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,3 %);

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,5 %, kundrejt 11,0 % që ishte në muajin Tetor 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,4 %, kundrejt 10,0 % që ishte në muajin Tetor 2021./MONITOR

instat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj