LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Botërore ngre alarmin: PPP-të e pakërkuara, burim kryesor i rrezikut fiskal në Shqipëri

Megjithatë, ligji ka hequr propozimet e pakërkuara për rrugët, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm në porte, aeroporte, energji elektrike ngrohje dhe shpërndarje e gazit natyror.

20 Dhjetor 2022, 07:34 Nga DOSJA
Banka Botërore ngre alarmin: PPP-të e pakërkuara, burim kryesor i
Foto Ilustruese

TIRANË- Banka Botërore ka vlerësuar se puna për monitorimin e kontratave koncesionare ndikuar nga projekti i financuar prej saj për qëndrueshmërinë financiare të vendit dhe financimin e politikave të zhvillimit të rritjes ka qenë pozitive por ka ende për të përmirësuar. Në raportin final të vlerësimit të projektit të mbyllur në 31 dhjetor 2021 banka ndalet jo pak tek PPP-të duke nënvizuar se cilat janë hendeqet që kanë nevojë për plotësim. Kështu së pari BB pranon se treguesi i rezultateve ishte domethënës, por mund të ishte plotësuar me tregues shtesë për të matur progresin drejt objektivave të projektit.

“Treguesit e rezultateve ishin të matshëm dhe të lidhur drejtpërdrejt me veprimin e mëparshëm. Ishte një tregues që formon bazë për forcimin e përzgjedhjes së PPP-ve dhe zbutjen e rreziqeve fiskale të lidhura me PPP-të. Mund të ishte plotësuar me tregues alternativë të rezultateve, të tilla si përqindja e PPP-ve të pakërkuara të nënshkruara që nga ndryshimi i ligjit për PPP-të, pasi PPP-të e pakërkuara u identifikuan si burimi kryesor i rrezikut fiskal” thuhet në raport.

Një tjetër element ku ndalet banka është fakti që transparenca është rritur nga publikimet periodike por ende mbeten jashtë moniotorimit shumë prej kontratave PPP ku pjesa më e madhe janë të lidhura me energjinë.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi një raport paraprak monitorimi për PPP në dhjetor 2019 që përfshinte 9 kontrata. Një raport i dytë i monitorimit të PPP, duke përditësuar raportin paraprak për vitin 2019, është publikuar në maj 2020, si pjesë e raportit të ekzekutimit të buxhetit 2019.

Një raport i tretë i monitorimit të PPP u publikua në qershor 2021, si pjesë e raportit të ekzekutimit të buxhetit 2020, duke mbuluar 52 kontrata. Një raport i katërt, që mbulon vitin 2021, u publikua në nëntor 2022, duke përfshirë 65 PPP kontrata nga 228 gjithsej.

Pjesa më e madhe (186) e kontratave PPP janë në sektorin e energjisë, që përfaqëson 76.6 për qind të shumës së mbetur. Duke pasur parasysh rritjen e konsiderueshme të mbulimit, të vitit 2020 dhe 2021, krahasuar me raportin e vitit 2019, kuadri i monitorimit ka kontribuar në përmirësimin e ndjeshëm të transparencës së portofolit të PPP.

Megjithatë, një numër i madh i kontratave energjetike ende nuk janë llogaritur në kuadrin monitorues. Puna analitike që po bëhet nga një njësi relativisht e vogël monitorimi PPP-je që është e vendosur pranë Ministrisë së Financave ka një staf me 4 persona. Raporti i monitorimit përfshin katër anekse me informacion mbi: profilin e kontraktorit dhe vlerën e investimit, treguesit vjetorë të performancës, performancën në bazë tremujore dhe monitorimin e 12 kategorive të riskut” thuhet në dokument.

Banka nënvizon se monitorimi i rreziqeve të lidhura me PPP-të është përmirësuar, por mund të forcohet më tej.

“Rreziqet fiskale që lidhen me kontratat e pakërkuara PPP janë të pranishme, pasi shumica dërrmuese e kontratave në fuqi (83 përqind) janë propozime të pakërkuara ndërkohë që vetëm 17 për qind e kontratave të miratuara janë propozime të kërkuara nga autoritetet kontraktore.

Megjithatë, ligji ka hequr propozimet e pakërkuara për rrugët, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm në porte, aeroporte, energji elektrike ngrohje dhe shpërndarje e gazit natyror.

Llogaridhënia për rreziqet është forcuar nëpërmjet analizës sistematike në aneksin e rrezikut të raportit të monitorimit të PPP.

Për më tepër, tendencat e fundit sugjerojnë ulje të konsiderueshme të numrit të PPP-ve të reja (Figura 2), ndërsa shuma e investimeve të mbetura të PPP-ve arriti në 31.5 përqind të PBB-së në 2021, nga 34.4 përqind e PBB-së në 2020 (Figura 3).

Rreziqet fiskale që lidhen me kontratat PPP zbuten disi nga kërkesa (sipas ligjit të ndryshuar 9936/2008) që shuma totale e pagesave vjetore neto, të kryera nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, që rrjedhin nga kontratat koncesionare ose PPP-të, nuk duhet të kalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore të buxhetit të një viti më parë.

Sipas MFE-së, pagesat aktuale në 2020-2022 lëviznin midis 2.3 dhe 2.9 përqind të të ardhurave tatimore, shumë nën kufirin e vendosur nga rregulli fiskal. Monitorimi i rreziqeve fiskale mund të forcohet nëpërmjet vlerësimit dhe publikimit të rregullt të detyrimeve kontingjente dhe detyrimet e mundshme të qeverisë nga PPP-të. Kuadri metodologjik i ndjekur nga Eurostat për vendet anëtare të BE-së mund të shërbejë si bazë për vlerësimin e detyrimeve të lidhura me PPP-të” thuhet në raportin e BB.

Në fund dokumenti nënvizon se kuadri i monitorimit të PPP-ve ka potencialin për të forcuar procesin e përzgjedhjes së PPP-ve.

“Kuadri monitorues vendosi detyrimin e ministrive të linjës dhe bashkive që menaxhojnë kontratat PPP për të raportuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në baza tremujore mbi ecurinë e portofolit të tyre. Rekomandimet dërgohen nga MFE tek ministritë e linjës dhe bashkitë në rast të mospërputhjeve në performancë ose identifikimit të rreziqeve specifike. Ndërveprimi ndërmjet MFE-së dhe subjekteve përgjegjëse për kontratat PPP ka potencialin për të forcuar përzgjedhjen e PPP-ve, me kusht që mbulimi i raportit të monitorimit të zgjerohet për të përfshirë kontratat ende të munguara” sqaron raporti.

Marrë nga Monitor.al

banka botërore

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale