Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.99 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.21 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në harkun e 30 ditëve të fundit, Euro ka humbur afërsisht 1.3 lekë ose rreth 1.3% në kursin e këmbimit me Lekun.
TIRANË- Euro ka rënë përsëri në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme, duke zbritur njëkohësisht në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, që kur doli si monedhë fizike në vitin 2022. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.99 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.21 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në harkun e 30 ditëve të fundit, Euro ka humbur afërsisht 1.3 lekë ose rreth 1.3% në kursin e këmbimit me Lekun.
Nëse shohim të dhënat e katër viteve të fundit për të njëjtin horizont kohor, zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun duket në linjë me tendencat historike. Vitin e kaluar, në të njëjtin interval 30 ditor, Euro u zhvlerësua me afërsisht 1.9%, në 2023 me 1.7% dhe në 2022 me 0.9%.
Afrimi i sezonit veror sjell një shtim të vizitave turistike në vend, me një përqendrim në rritje veçanërisht gjatë fundjavave, duke rritur rrjedhimisht edhe flukset valutore hyrëse. Megjithatë, agjentët nuk përjashtojnë që ditët e fundit të fushatës zgjedhore të kenë ndikuar edhe në një rritje të ofertës dhe këmbimeve valutore.
Tregu valutor duket se edhe këtë vit po shfaq tendenca të mbiçmimit të monedhës vendase, që janë më të forta me afrimin e sezonit veror. Agjentët vënë në dukje se tashmë sezoni turistik është më i shtrirë në kohë dhe efektet e tij në kursin e këmbimit janë shumë më pak të përqendruara në periudhën korrik-gusht.
Një tjetër burim i rëndësishëm i valutës në vitet e fundit janë bërë investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme. Këto investime kanë kryesuar strukturën e investimeve të huaja direkte në tre vitet e fundit.
Të dhënat nga tregu dëshmojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë kërkesë të kënaqshme, ku blerësit jorezidentë luajnë një rol të rëndësishëm veçanërisht në zonat bregdetare. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 44.5% me bazë vjetore.
Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ecuria e javëve të fundit tregon se, me shumë të ngjarë, presionet rënëse mbi kursin e Euros do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Vitin e kaluar, këto presione u përthithën nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë.
Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Me inflacionin që vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, është e arsyeshme të pritet që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë përsëri, në rast se rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek do të vazhdojë./ Monitor
Foto TIRANË- Kursi i këmbimit ka dhënë një seri efektesh zinxhir në ekonominë e vendit, që nga rënia e eksport...
foto ilustruese TIRANË- Ekonomia e vendit po zgjerohet me ritme mbi mesataren e dekadës së kaluar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen ...
Foto ilustruese TIRANA- Euro e ka nisur muajin maj në rënie dhe ka arritur nivelet më të ulëta të këtij viti në kur...
Foto ilustruese TIRANA- Investimet e biznesit në toka dhe ndërtesa pësuan rënie të mprehtë në vitin 2023 në raport ...
Foto TIRANË- Si ka qenë ecuria e ekonomisë në tri dekadat e fundit, sipas “ngjyrave” të partive që kanë qeve...
Foto TIRANË- Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët kanë ardhur në rritj...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria e Shqipërisë ndërmori një politikë “agresive” për rritjen e pagave në s...
Foto ilustruese EUROPA- Inflacioni i Eurozonës mbeti në nivelin 2.2% në prill, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke e ndë...
Foto ilustruese TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në muajin mars primet e përditësuara të rrezikut të...
Foto ilustruese TIRANA- Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke ref...