LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzêkutimi i shoferit të Theodhori Sollakut, rrëfimi i bashkëshortes së Genci Sinës: Na i vraû shteti (VD)

18 Dhjetor 2019, 09:11 Nga DOSJA
Ekzêkutimi i shoferit të Theodhori Sollakut, rrëfimi i

TIRANË- Ishte data 30 Shtator e vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. “Ishte shoferi i fmamiljes së prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, shoqëronte zonjën Zeqine Sollaku me fëmijët”, tregon Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Rreth orës 21 të mbrëmjes, mjeti tip Land Rover që drejtohej nga 32-vjeçari Sina me targa TR 1762 I, ndodhej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Piramidës. Një taksi afrohet paralelisht. Dikush nxjerr një pistoletë me silenciator dhe qëllon disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Bashkëshortja e kryeprokurorit Zeqine Sollaku, sot gjyqtare dhe vajza e tij nuk pësojnë asnjë lëndim, veç tronditjesv së madhe psikologjike.

“Ka qenë ditë e hënë, ora 9 e darkës, kur më bie telefoni i shtëpisë, më merr një kushëri i burrit e më thotë ku e ke Gencin. Unë i thashë në punë. Kur pas 10 minutash më merr prap xhaja i burrit e thotë ku është Genci, faktikisht ishte bërë publike në TV dhe unë se kisha parë ngjarjen. Që aty erdhi shkatërrimi i familjes sonë, më la me një djalë të vogël 3 vjeç, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Pas krimit, autori largohet në këmbë nga vendngjarja. Pas e ndjek edhe një vajzë që ndodhej së bashku me të në taksi. Prokuroria identifikoi si autor të krimit Altin Arapin. Ai u arratis drejt Belgjikës ku jeton sot e kësaj dite. Arapi konsiderohej si një prej drejtuesve të të ashtuquajturës organizata Hakmarrja për Drejtësi.

“Unë nuk kam asnjë lloj përgjigje, di që ato fillimet, thanë është hakmarrja për drejtësi, u dënua, morën burgim të përjetshëm por ata nuk ndodhen këtu”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Ngjarja, ka një emër autori, por sot e kësaj dite, nuk dihen motivet. Genci nuk kishte shprehur kurrë shqetësim te familjarët.

“Fare, jo, asnjë lloj problem. Ne qeshnim thoshim, ne rrogëtarë jemi, çfarë do na bëjnë neve”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit. Bashkëshortja e Gencit, bën një deklaratë të fortë, ku thotë se ngjarja ishte mesazh për kryeprokurorin Theodhori Sollakun.

“Genci nuk ka pas problem personale, Genci u vra prej prokurorit të përgjithshëm që i shërbente. S’kishte pse e vriste mes bulevardit ai me zonjën, mund ta vriste fare mirë këtu ku ishte. Prej prokurorit përgjithshëm është vrarë, mua ma ka vrarë shteti”, Albana Sina, bashkëshorte e Gencit. “Për të tjerët se s’kishte as hak asgjë ai, as vrau, as trafikoi njeri, as drogë…”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

Vetë ish-kryeprokurori nuk e ka komentuar kurrë në media ngjarjen. Ai nuk iu përgjigj as kërkesës së Top Storyt për një intervistë. Familjarët e Gencit thonë pas 16 vitesh, se ish-kryeprokurori Sollaku nuk pati vullnet për ti shkuar deri në fund zbardhjes së krimit. “Njëherë ka ardhur ai Sollaku, s’tha asgjë, ndeji 5 minuta iku”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

“Nuk më ka ndihmuar, thjesht ia kam lënë drejtësisë. Drejtësia tha do ta zbardhë ngjarjen, deri tani s’më ka komunikuar gjë e nuk ka zbardhur gjë”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.

Edhe pse Genci ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe u vra në krye të detyrës, për të nuk është dhënë statusi i dëshmorit të atdheut. “Unë shtetit i kërkoj vetëm këtë, të më vendosë statusin e dësshmorit që i takon, thjesht të vihet drejtësia në vend”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit. Ky është mesazhi i Albanës, një nëne që ka rritur e vetme djalin. Ai ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur Genci u vra.

“Djali e vuan shumë, në çdo moment shikon, dëgjon, e jepnin TV atëherë se ishte shumë i vogël e shikonte reagimin tim të fytyrës e thoshte, mami nuk është gjaku i babit, është gjaku i atij të keqit që vrau babin”, rrëfen Albana Sina, bashkëshorte e Gencit.“E kam gozhdë, peng djalin..mezi e kemi rritur. I kam ndenjur afër, qante. Kaloi po nuk e harroj sa ti shkoj afër se pse t’më vritej pa faj”, tregon Zybejte Sina, nëna e Gencit.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genci sina krimet kunder drejtesise theodhori sollaku genci sina krimet kunder drejtesise theodhori sollaku

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Dhjetor 2019, 09:06

TIRANË– Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK, që është intervistuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në fjalën e tij, prokurori Dumani ka tregua...

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj