All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VIDEO/ Detaje të pathëna nga ekzêkutimi barbâr i vajzës së prokurorit Kozeta Hyseni

18 Dhjetor 2019, 07:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Detaje të pathëna nga ekzêkutimi barbâr i
All - Paragraf - 1

TIRANË- Një krim makabër tronditi vendin, më 19 Shkurt të vitit 1999. Vajza e prokurorit nga Vlora, Luftar Hyseni, Kozeta Hyseni u gjet e masakruar me gur në kokë në Qytetin Studenti në Tiranë.

Top Story, ka siguruar nga dosja hetimore detaje ekskluzive dhe emrat e të dyshuarve që dalin në dritë për herë të parë nga kjo ngjarje e mbushur me mister. Mbrëmjen e 18 Shtatorit, rreth orës 23:40 minuta, një vajzë i thotë shoqes së ngushtë të Kozetës në korridorin e Godinës 25 ku ajo strehohej, se dikush e kërkonte poshtë. E informuar nga shoqja e dhomës numër 418, Kozeta del në ballkon por nuk shikon askënd. Ashtu siç ishte, zbret dhe nuk kthehet kurrë. Të nesërmen, në orët e para të mëngjesit ajo gjendet e masakruar me gurë në kokë pranë kinoklubit të Qytetit Studenti.

“Kanë qenë moment shumë të rënda, kam marrë guximin dhe ia kam thënë e kam parë se si një prokuror kaq i fortë te fëmija këputet, dorëzohet”, tregon Shkëlqim Hajdari, ish – prokuror. I pari që u shoqërua për ngjarjen ishte Agim Karafili, me të cilin thuhej se 20-vjeçarja kishte lidhje. Ky njihej si person me precedent penalë. Ai deklaroi se në momentet e krimit ka qenë në banesën e tij. Alibinë e konfirmoi bashkëshortja dhe prindërit e Karafilit. Ndaj tij nuk u ngrit akuzë. Agim Karafili nuk jeton më. Dikush e ekzekutoi vite më vonë.

Në atë kohë, i dyshuar ishte edhe një person i identifikuar me emrin Dritan. Ai shoqërohej me një punonjës policie të quajtur Gëzim Gelaj. Në një rast, Dritani e kishte dhunuar Kozetën dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Siç konstatohet në një relacion të Prillit të vitit 2005 në dosjen hetimore, bie në sy fakti se asnjëherë nuk u çuan më tej veprimet për të identifikuar atë person. Sot e kësaj dite, Dritani është një person misterioz.

Aso kohe policia shoqëroi edhe një personazh të njohur të botës së krimit, Indrit Dulen nga Durrësi. Në dosjen hetimore ai përshkruhet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ai, ishte gjendur në Qytet Studenti atë mbrëmje bashkë me dy miqtë e tij Dashamir K. dhe Arjan Matohiti, ky i fundit, i ekzekutuar vite më vonë për çështje ende të panjohura.

Ata, i kishin shprehur dëshirën shoqes së ngushtë të Kozetës, që me shoqet e dhomës të dilnin së bashku. Vajzat kishin refuzuar.

Dule, deklaroi se në momentet e ngjarjes, kishte qenë në banesën e të fejuarës. Kjo alibi e tij nuk u vërtetua kurrë pasi e fejuara nuk u mor në pyetje. Siç nënvizohet në dosjen hetimore, Dule dhe miqtë e tij japin të dhëna kontradiktore lidhur me lëvizjet e përbashkëta që ata kishin kryer në orët para dhe pas krimit. As ky ballafaqim nuk u krye kurrë nga grupi hetimor.

Në dosjen hetimore, përmendet edhe një fakt shumë i rëndësishëm lidhur me studenten që kishte njoftuar se dikush kërkonte Kozetën. Ajo është shtetasja Mirela K… 12 ditë pas ngjarjes, Mirela u largua nga Shqipëria edhe pse ishte ende studente. Për shumë vite, ajo nuk u kthye kurrë në Shqipëri. Top Story ka mësuar se Mirela u kthye në atdhe përgjatë viteve të fundit. Ajo u pyet për ngjarjen dhe deklaroi se kishte dëgjuar që dikush e kërkonte Kozetën, por nuk e kishte parë personin. Sot e kësaj dite, ngjarja është ende e pazbardhur. Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e babait të viktimës si prokuror, por fakti është që personat e dyshuar, kanë qenë njerëz me precedentë të theksuar penalë.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kosova hyseni krimet kunder drejtesise luftar hyseni kosova hyseni krimet kunder drejtesise luftar hyseni

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje