LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksioni i RENEA-s në Kukës, ârrestohet i shumëkërkuari për vrâsje (EMRI+VD)

18 Dhjetor 2019, 07:54 Nga DOSJA
Aksioni i RENEA-s në Kukës, ârrestohet i shumëkërkuari

KUKËS- Një 31-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit që forcat speciale të RENEAS-s zhvilluan në Kukës. Mësohet se në kuandër të operacionit policor “Morina”, është arrestuar Burim Duraku, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar për ‘’vrâsje dhe grâbitje”, të cilat kishin ndodhur në shtetin grek .

I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kukësit kishte vendosur për të masën “arrest në burg” për veprat penale që akuzohej se kishte kryer.

Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se Duraku akuzohet për disa krime të krye në Greqi në kohë të ndryshme. Aksioni i policisë në Kukës ka nisur mbrëmjen e djeshme, ku forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle në qytet dhe jo vetëm për të kapur persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Morina”. Operacioni nga DVP Kukës dhe forcat speciale “Renea”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i dënuar për vrasje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu teke, dylbi dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë orëve të para të mëngjesit strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me forcat speciale “Renea”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Morina”, si rezultat i të cilit, në fshatin Morinë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje, konkretisht: Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”. Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

Më datë 26.03.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar kanë hyrë tek banesa e një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 06.04.2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D. kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16.04.2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

Më datë 01.05.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur shtetasen greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit vetëngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin vetëngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

Po ashtu ka rezultuar se këta dy shtetas kanë hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, pa respektuar formalitetet ligjore të kalimit kufitar nëpërmjet ndonjë pikë kufitare të atij shteti.

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Autoriteteve të Drejtësisë së Greqisë, mbi transferimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve shqiptarë Burim Duraku dhe Sh. D., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim”, “Vjedhja me dhune”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Disa ditë më parë në Shkodër u zhvillua një kontroll i ngjashëm, ku edhe u shoqëruan dy menaxherët e “VIP Club”, pasi në lokal gjatë kontrolleve u gjetën disa doza kokainë të futura në qese farmaceutike. Në kërkim u shpall pronari. Dyshohet se lokali përdorej për konsumimin e lëndëve narkotike dhe prostitucion.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burim duraku forcat renea ne kukes krimet e durakut në greqi kukes burim duraku forcat renea ne kukes krimet e durakut në greqi kukes

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën