LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i ish-gjyqtarit Fehmi Abdiu: Në 1998, i shpëtova atentatit me tritol në banesë (VD)

18 Dhjetor 2019, 07:41 Nga DOSJA
Rrëfimi i ish-gjyqtarit Fehmi Abdiu: Në 1998, i shpëtova

TIRANË- Krimi në Shqipëri ka pasur shënjestër deri edhe në njeriun më të rëndësishëm të sistemit gjyqësor, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Metoda e sulmit, ishte e ngjashme me ato që kishin ndodhur edhe më parë. Fehmi Abdiu dhe familjarët e tij, i shpëtuan mrekullisht një atentati me tritol në banesë pasditen e 11 nëntorit të vitit 1998. 21 vite pas ngjarjes, ai rrëfen për Top Story momentet e këtij atentati të frikshëm.

“Unë në banesë kisha një mikun tim me bashkëshorten e tij që kishin ardhur për vizitë. Për fatin e mirë tonin dhe fëmijëve të mi ishim vendosur në kuzhinën e banesës disa metër larg hyrjes kryesore. Papritur u dëgjua një zhurmë mjaft e madhe”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në derën kryesore duke shkatërruar thuajse tërësisht banesën. Dëme të shumta pati edhe te fqinjët e familjes Abdiu, në një pallat pranë rrugës Myslym Shyri në kryeqytet. “Që atë natë më kanë larguar nga banesa, kam banuar disa ditë te banesa e vëllait në periferi të Tiranës. Këshilli i Ministrave kishte vendoser të ruante banesën e kryetarit Gjykakatës Kushtetuese deri në vitin 2004”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtar.

Ngjarja ndodhi nën sfondin e një klime politike të tensionuar. Vendi ishte në një fushatë të ashpër për Kushtetutën. Mazhoranca dhe opozita kishin ndasi të thella. “Unë dyshoj më tepër se ishte një ngjarje politike për një arsye sepse në atë kohë isha shpalosur me idetë dhe mendimet e mija pro kushtetutës dhe së dyti, për referendumin e parë që kishte humbur për kushtetutën kisha shkruar kundër projektit që u paraqit nga Berisha në atë kohë, President i Republikës”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Shpërthimi në banesën e kreut të Gjykatës Kushtetuese ndodhte vetëm dy muaj pas ngjarjeve të 14 Shtatorit. Edhe institucioni që ai drejtonte, ishte pushtuar nga ata që udhëhoqën revoltën me armë. “U plaçkitën zyrat, u dëmtuan një pjesë, kishin hedhur kishin lënë plaçkitësit edhe plumba, gëzhoja e materiale tjera në shenjë revolte”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Në deduksionin që bën shumë vite pas ngjarjes, Fehmi Abdiu hedh dyshime mbi disa dosje që ai kishte në dorë. Bëhej fjalë për çështje që lidheshin më konflikte pronësie. “Në atë kohë, në atë javë, siç më vonë konstatova, vura re se ishin zhvilluar disa seanca për çështje delikate pronësie që lidheshin me vlera me shuma të mëdha, e me avokatë të ndryshëm që kishin ardhur”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Lidhur me ngjarjen, nuk është çuar para drejtësisë askush. Dosja do të pësonte fatin e shumë ngjarjeve të tjera që kishin paraprirë. Ishte goditur kreu i gjykatës më të rëndësishme në vend, por shteti ishte i paaftë të hidhte dritë.

“Unë vija re një farë plogështie, një farë mosbesimi të personave me të cilët bisedoja, deri te prokuroria e përgjithshme, deri te ish – prokurori i përgjithshëm që më kishte premtuar që do ta vështronte çështjen sipas kompetencave, por 2-3 muaj më vonë më informoi në mënyrë private se çështja ishte pezulluar e dikush në të ardhmen do merrej me të. Është bërë një punë formale, mbase edhe e pamjaftueshme profesionale për ti shkuar deri në fund asaj ngjarjeje”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.
Në rrethe të ndryshme kanë qarkulluar edhe emra autorësh, por kurrë nuk u formalizua një akuzë zyrtare. Identitetet e këtyre personazheve kanë shkuar madje deri në veshin e ish-gjyqtarit Abdiu. Provat nuk janë gjetur kurrë për fajësinë.

“Herë, herë nuk kanë munguar rastet kur të përmendeshin të dyshuar njerëz për të cilët nuk kam pas asnjë lloj dyshimi dhe as kam pretenduar të shkoj të flas për ti rënduar ose jo ata. Njerëz herë – herë përmendeshin me lidhje politike dhe herë – herë emra jurist që lidheshin me karrierën e punonjësve të Gjykatës Kushtetuese”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fehmi abdiu krimet kunder drejtesise tritoj baneses se gjyqtarit fehmi abdiu krimet kunder drejtesise tritoj baneses se gjyqtarit

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet