“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Pranga autorëve të vrasjes në Deçan, fajësonin shoferin për vetëflijimin e një vajze
11 Dhjetor 2021, 19:16Nga DOSJA
KOSOVË– Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë autorët e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Kosovës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit. Mediat e Kosovës shkruajnë se të tre të prangosurit janë nga fshati Gllogjan. Sipas Gazetës Ekspress është se gjithçka ka nisur për shkak të një vajze të re nga Gllogjani e cila është vetë flijuar.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. Për pasojë, autorët e maskuar synonin të vrisnin Gjokajn, por plumban u morën jetën edhe dy nxënësve që ndodheshin në autbus, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj 17 vjeçe. Arsyet se për se e fajësonin të ndjerin Gjoka, mbeten ende të paqarta.
Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.
Përveç viktimave, nga sulmi me armë zjarri në Deçan mbeti i plagosur edhe një nxënës i tretë, i cili iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin nga trupi.
KOSOVË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se mohimi nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.Duke reagua...
KOSOVË– Shkaku i vrasjes së trefishtë në Kosovë ka qenë vetëvrasja e një vajze të re. Familjarët e vajzës, banues në Gllogjan, fajësonin shoferin e a...
SHBA – SHBA-ja është goditur nga një tornado katastrofale teksa raportohet se janë konfirmuar të paktën 70 viktima në Arkansas, ndërsa autoritetet kanë pa...
Babai i Princeshës Charlene të Monakos ka dhënë disa detaje të reja, ndërsa princesha po shërohet nga problemet e saj shëndetësore. Michael Wittstock tha së fun...
BRUKSEL – Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja nëse e pushton Ukrainën. Kjo thirrje u bë ndërsa kancelari i ri i Gjerman...
BRITANI E MADHE – Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, paralajmëron Rusinë se do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse pushton U...
GJERMANI – Të dhënat e reja ekonomike janë shpesh një test atmosferik për tregjet financiare. Këtë javë pati disa surpriza, të mira dhe të këqija. Në këtë...
Varshavë, një ndërtesë me ballë të dalë në një rrugë dalëse, jo larg qendrës së qytetit. Pikërisht në këtë rrugë është kryer gjatë pushtimit gjerman të Polonisë...