LIVE UPDATES
Aktualitet

31 të arrestuar për dëmet e tërmetit, Prokurorët e Tiranës japin DETAJE nga dosja: Ja çfarë mangësish gjetëm, do vijoj

15 Janar 2020, 12:12 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj së bashku me drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe dy prokurorët e dosjes “Tërmeti” kanë dhënë detaje lidhur operacionin e zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit.

Gjatë konferencës për shtyp, e para e ka marrë fjalën drejtuesja Imeraj, e cila ka dhënë detaje të përgjithshme nga hetimet, duke bërë të ditur se kur kanë filluar dhe akuzat për të cilat akuzohen 31 personat e akuzuar. Megjithatë ajo nuk ka pranuar të bëjë të ditur se cila do të jetë masa e sigurisë që Prokuroria do të kërkojë nesër në Gjykatë për personat e arrestuar.

“Prokuroria ka filluar një hetim pas tërmetit të 26 nëntorit duke u munduar të nxjerrë në pah shkeljet e ndërtuesve që sollën disa ndërtime dhe banesa të pabanueshme. Kemi arritur të evidentojmë disa banesa dhe ndërtesa të shpallura të panueshme. Janë rreth 25 institucione dhe 125 pallate dhe rreth 200 banesa private. Janë identifikuar autorët, deri më tani numri të arrestuarve ka shkuar në 31. Nuk mund ta themi se çfarë masash do kërkojmë në gjykatë pasi i përket marrëdhënies mes dy institucioneve. Prokuroria ka hetuar në disa drejtime. Për këtë arsye është marrë në konsideratë hetimi i plotë i dokumentacionit për banesat e shpallura të pabanueshme. Gjatë analizimit me detaje është bërë e mundur që të zbulohen elementë ku janë konstatuar element fiktive. Për këtë arsye kanë ardhur edhe arrestimet e djeshme. Të arrestuarit akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentash” “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”. Ne kemi konkluduar në këtë vendim për këto zona dhe jemi në vijim të procesit për hetime të tjera për zona të tjera që nuk përfshijnë Vorën, Kasharin e Farkën,”-është shprehur Imeraj.

 


Më tej, drejtuesja Imeraj dhe një prej prokurorëve të çështjes, Alket Mersini, kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të denoncuar shkelësit.

“Jemi në një konferencë për rëndësinë për ngjarjen që ndodhi. Ne përfitojmë nga situata në të cilën Tirana nuk kishte dëme në njerëz dhe jemi komod për kohën por çdo banesë e shpallur e pabanueshme do të jetë objekt hetimi por do ndjekim edhe indikacionet e qytetarëve. Kjo që të mos ndodhemi para situatave tragjike si ajo e 26 nëntorit.  Operacioni dhe hetimet janë në vijim do të mundohemi të kemi gjithë provat e nevojshme që të bindim edhe Gjykatën,”-tha Imeraj.

Ndërsa prokuror Mersini ka shtuar: I bëjmë thirrje qytetarëve që u janë dëmtuar banesat, i ftojmë që të vijnë në prokurori dhe të japin kallëzimin e tyre për objektet e dëmtuara.

Për të gjitha shkeljet e gjetura në banesat e dëmtuara ka folur edhe prokurori tjetër i dosjes, Erion Imeraj. Hetuesi është shprehur se hetimet përveç Vorës, Farkës dhe Kasharit do të vijojnë edhe në zonën e Dajtit po ashtu edhe në Bashkinë e Kamzës.

“Sikurse u tha edhe nga drejtuesja janë disa subjekte nën hetim. Janë subjekte që kanë pasur apo kanë funksione publike në ish-komunat e Tiranës. Janë kontraktorë dhe drejtues teknik të ndërtimit. Ndër shkeljet që dyshohet se kanë kryer përmendim: funksionarët e ish-komunave kanë miratuar ndërtime në shkelje me ligjin, mungon raporti sizmiologjik, mungon procesverbali i përfundimit të ndërtimeve të objektit, mungojnë edhe aktet e konstatimeve të ish-komunave Farkë dhe Kashar, mungon  akti i kolaudimit,  certifikata e cilësisë së punimeve apo edhe leja e shfrytëzimit të objektit. Në objetet e para viteve 90, ka cënime në strukturën e tyre për t’i përshtatur për funksione të tjera. Sa i përket hetime janë shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë. Hetimet vazhdojnë edhe në zona të tjera si në Dajt apo edhe në Bashkinë e Kamzës.”

 


Rebani Janupi, drejtori i Policisë së kryeqytetit ka dhënë detaje nga aksionet e arrestimit të të dyshuarve. Sipas Jaupit nga të ndaluarit nuk është hasur rezistencë duke siguruar që të gjithë do të njoftohen për çdo arrestim tjetër.

Ndërkohë aksioni për abuzuesit vijon edhe sot. Në Tiranë është arrestuar biznesmeni i ndërtimit Fejzo Dyrmishit, duke e çuar në 31 numrin e të arrestuarve. Ndërkohë që në kërkim janë edhe 7 persona të tjerë, ndërsa 2 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë. Zyrtarë nga Prokuroria e Tiranës dhanë detaje nga hetimet.

(k.m.;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alket mersini dosja termeti elisabeta imeraj erjon imeraj rebani jaupi alket mersini dosja termeti elisabeta imeraj erjon imeraj rebani jaupi


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë