LIVE UPDATES
Ekonomi

Emigrojnë edhe fermerët/ Mungesa e fitimit dhe e mbështetjes i detyron që të lënë tokat

16 Prill 2022, 19:22 Nga DOSJA
Emigrojnë edhe fermerët/ Mungesa e fitimit dhe e mbështetjes i

TIRANË– Një dekadë më parë Gjok Gjoka, nga Hani i Hotit hoqi dorë nga linja e transportit me kamionë, për t’u marrë me punët e bujqësisë. Fillimet e tij si fermer që kultivon bimë medicinale qenë të mbara. Por sipas Gjokës sherebela në këto dy vite është shitur me një çmim që mbulon kostot dhe që nuk të sjell fitim. Ndryshimi i të ardhurave në fund të muajit, bëri që familja e Gjokës të zvogëlohej. Nga 6 anëtarë, kjo familje mbeti me 3 pjesëtarë.

“Unë kam 4 fëmijë. Vajza e madhe është në Itali, vajza tjetër është Kanada, një djalë e kam që shkon e vjen në Itali. Po ky i vogli kam dëshirën që të mos lëvizi dhe e ka pasion bujqësinë dhe i është përkushtuar vetëm bujqësisë. Ti ia këshillon që ai të rri dhe të punojë tokën? E kam shumë dëshirë që ai të mos emigrojë”, tha fermeri Gjok Gjoka.

Më i vogli i shtëpisë, është 18 vjeç. Andi thotë ndryshe nga motrat dhe vëllai i tij, ai nuk do të largohet nga fshati.

“E ardhmja ime më pëlqen që të jetë në vendlindje. Më pëlqen të punoj në bujqësi.  Edhe kushërinjtë që janë andej thonë hajde, por unë mendoj që kudo është e vështirë, siç do punoj atje do punoj edhe këtu.  Kur vjen puna tek bujqësia, babë e bir janë gjithnjë bashkë”, tha Andi.

“Bujqësinë kam filluar ta pëlqej që kur babi filloi të merret me të”, shtoi ai.

Por dashuria e të birit për tokën, sipas Gjokës duhet ushqyer me politika mbështetëse nga Ministria  e Bujqësisë, që deri më tani nuk kanë qenë të duhurat. Sipas tij shteti duhet të mbështesë të gjithë fermerët, pavarësisht renditjes dhe sipërfaqes.

“Unë kam 11 vite që merrem me bujqësi mund te kem bërë 5-6 herë aplikime dhe unë se kam marrë një qindarkë. Përse çfarë të thonë kur aplikon? Thotë je 3000-5000 në radhë çfarë është këtu gara e vrapimit.”

Ndryshe nga babi, Andi beson se të rinjtë mund t’i kthejnë sytë nga toka me fare pak vëmendje nga ministria e bujqësisë.

“Jo vetëm ne, por të gjithë fermerët në Malësinë e Madhe kanë nevojë për mbështetje, subvencionime, uljen e çmimit të naftës.”

Për Andin largimi i moshatareve të tij nga fshati nuk është shumë shqetësues, pasi dita e tij është e zënë pasi kthehet nga shkolla djalin e ri e thërret bujqësia.

Sa shokë ke në lagje?

“Në lagje vetëm një ka mbet të tjerët kanë ikur. Në fshat të gjithë kanë ikur jashtë. Shumë pak kanë mbetur.”

Nuk e ke menduar kurrë të ikësh nga këtu?

“Jo nuk ka ndonjë ide që më vjen në mendje.”

18-vjeçari planet për të ardhmen i ka të qarta, sapo të përfundojë maturën do të shkojë në universitet për të ndjekur studimet në degën e menaxhimit të biznesit, e më pas do të rikthehet sërish në fshat, po kësaj herë me një vizion të ri për fermën.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale fermeret ne shqiperi gjoke gjoka fermeret ne shqiperi gjoke gjoka

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër