Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
EMRAT/ Po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 persona, njëri nuk iu bind urdhrit të policisë (DET
25 Mars 2021, 10:21Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KORÇË– Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm jashtë kufirit, kundrejt fitimit.
Bëhet me dije se të arrestuar janë Denis Myrtaj, 38 vjeç, banues në Memaliaj i cili nuk iu bind urdhërit të policisë, Gentian Mërturi, 28 vjeç dhe Arben Rapi, 48 vjeç, banues në Durrës.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë të paligjshme të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. M., 38 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë; G. M., 28 vjeç dhe A. R., 48 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi D. M., është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Toyota”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilit gjatë ndjekjes i është bërë me shenjë të ndalonte, por 38-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, ku më pas u kap dhe neutralizua.
Ndërsa shtetasit G. M. dhe A. R., u kapën në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 1300 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
LEZHË– Katër policë në Lezhë janë pezulluar nga puna pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku shihen duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Efektivët ...
KURBIN– Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin.Policia bën me dije se është arrestuar një 26...
BULQIZË– Tekniku i sektorit dhe brigadieri i minierës në Bulqizë janë marrë nën hetim pas plagosjes se Edi Bekës. Policia ka njoftuar zyrtarisht se tekniku...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri që nisi pasditen e djeshme në qendrën tregtare në Kashar. Dosja.al mëson se magazina 1000 m² i është d...
DURRËS– Policia e Durrësit ka proceduar penalisht mjekun M.M, 51 vjeç, banues në Manzë Durrës, pasi shtetasja L.B ka bërë kallëzim. Sipas kësaj të f...
ITALI– Një sherr masiv midis disa shqiptareve dhe nigerianeve ka ndodhur në Torino. Sipas mediave italiane, 2 nigerian dhe 2 shqiptar janë zënë me njëri-t...