Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRAT/ Qarkullonin me armë pa leje, arrestohen 3 persona në Durrës
8 Gusht 2021, 09:39Nga DOSJA
DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi po qarkullonin me armë pa leje. Tre persona e arrestuar po qarkullonin në një makinë me armë zjarri me vete. Së bashku me arrestimin e Edmond Xhafaës, Erjon Doskut dhe Ilir Dishës, gjithashtu janë sekuestruar edhe 2 armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kryesisht në zonën e plazhit për rritjen e parametrave të sigurisë, Policia ka arrestuar 3 shtetas të cilët qarkullonin në automjet me armë zjarri me vete. Sekuestrohen 2 armë zjarri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kryesisht në zonën e Plazhit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz”, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Edmond Xhafa, 32 vjeç, Erjon Dosku, 26 vjeç dhe Ilir Disha, 48 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KAMËZ- Preng Paluca dhe Antoneta Paluca është çifti në foto, që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, nga një person ende i paidentifikuar...
SHQIPËRI- Fotot e mësipërme janë nga operacionet për shuarjen e zjarreve në vendin tonë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Facebook ka postuar disa ...
LEZHË– I riu në foto është Markelian Pepa, 24-vjeçari i cili mbeti i plagosur me thikë në Shëngjin. Ngjarja ndodhi pas mesnate në shëtitoren e Shëng...
TIRANË– Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka dalë kundër të gjithë personave që po kërkojnë anulimin e koncertit në Korçë dhe largimin e këngëtarit ser...
KORÇË- Sezoni turistik ka rritur fluksin e njerëzve që kthehen në vendin tonë. Mësohet se gjatë fundjavës në pikën kufitare në Kapshticë kanë dalë 1...
KAMËZ– Gilbert Hoxha, shef i sektorit të vrasjeve në DVP Tiranë, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele te banesa e çiftit Paluca. ‘Faxnews’ ka sig...
VLORË– Një gomone ka marrë flakë në Vlorë. Gomonia e cila shërbente për turizëm ka pësuar një defekt nga shkëndija elektrike dhe është djegur.Ngjarja ka nd...
MIRDITË– Rreth 80 ushtarë janë nisur mëngjesin e sotëm nga batalioni Vaut të Dejës për në Qafën e Kumbullës dhe në Domgjon, malin e Munellës ku situa...