Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
EMRAT/ Trafikim të lëndëve narkotike, arrestohen 4 persona në Sarandë, sekuestrohen 9 kg kanabis
9 Tetor 2021, 10:52Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SARANDË- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Sarandë për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë Dritan Delishi, Litavit Laci, Ylli Daci dhe Flori Bardhi, ndërkohë që janë sekuestruar 9 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e ndarë në pako. Gjithashtu bëhet me dije se Dritan Delishi ka qenë i dënuar më parë për trafikim të mjeteve motorike.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transportuesit”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve. Vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si bashkëautor në këtë veprimtari kriminale, njeri prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal. Sekuestrohen 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë; -L. L., 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë; -Y. D., 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë; -F. B., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.
Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L dhe F. B, gjatë tentativës për ta tranportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Dy persona u arrestuan ditën e sotme në Tiranë për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mësohet se një 24-vjeçar dhe një 21-v...
DURRËS– Grupi kriminal i cili ka kryer 8 grabitje, është mundur të identifikohet nga policia në Durrës. Ishte një telefonatë e një banori ajo që vuri...
LEZHË- Muret e Kishës së Shën Shtjefnit në Lezhë po shemben. Bëhet e ditur se për shkak të mos restaurimit dhe të mos mirëmbajtjes, muret e kësaj Kishe, po...
VLORË– Babë e bir janë plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Policia raporton se kanë qënë tre persona që janë futur në banesën e 60 Vilson Dau...
VLORË- Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj janë dy personat që kanë mbetur të plagosur në Vlorë ditën e sotme. Mësohet se babë e bir, shkuan në spitalin e Vlor...