Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Eduard Kakarriqi, epidemiolog dhe virolog u shpreh se Covid-19 ka qarkulluar në vendin tonë që në muajin janar të këtij viti. Në një lidhje me Skype në AbcNeWs, Kakarriqi u shpreh se fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë, do të sjellë edhe uljen e kurbës. Sipas tij, java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike, ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë. ndryshe nga çfarë kanë pretenduar shumë ekspertë, Kakarriqi tha se virusi nuk do të kthehet aspak në vjeshtë.
“Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera ku shihet dhe shikohet prania e virusit të gripit. Dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.
Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë më i gjeri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të, grupi i dytë janë ato që janë të shtruar në spital, që quhen më rëndë, dhe grupi i tretë që quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim etj. Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar, në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht, në 17 shkurt 153 raste dhe bazuar në këto shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit nuk ka pasur vdekje. Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt publikon dhe përkufizon publikimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19. Ky përkufizim i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtit, në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që qarkullimi i Covid në vendin tonë, fillesat i ka në janar. Kjo gjë dikton edhe pritjen tonë për rënien e kurbës për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik, n muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë,”- u shpreh epidemiologu.
Ky është eksperti i parë që e bën këtë deklaratë. Më herët, shumë epidemiologë kanë folur për një rikthim të Covid-19 në vjeshtë dhe madje për një egërsim të tijin, në dimrin e ardhshëm. Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi.
22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Doktori Pëllumb Pipero deklaron se kjo javë do të shënojë shifra pak a shumë të njëjta, një shesh pushim sa I takon kurbës së të infektuarve...
TIRANË– Është zbardhur dokumenti ku shihet kërkesa Shqipërisë, drejtuar NATO-s, për një sasi ndihmash me materiale mjekësore. Në listën e publikuar n...
TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar sot pas debatit të shtuar lidhur me strategjinë që po ndiqet për nurmin e testimeve. Në një deklaratë të sh...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Infektivi, aty ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19. Videoja u publikua nga ministrja e Shëndetësisë, O...
TIRANË– Humoristi Gëzim Kruja u përcoll për në banesën e fundit nga një grumbull qytetarësh Shkodranë, të cilët, në mungesë të homazheve, thyen karantinën ...
TIRANË– Seriali që ka mbajtur mbërthyer të gjithë botën, nuk përfundon me katër sezone! Edhe pse izolimi për shkak të karantinimit mund t’ju ketë bërë që t...
TIRANË– Agjencia e Prokurimit Publik ka sqaruar njoftimin për anullimin e të gjitha tenderave. Në një njoftim në faqen zyrtare, APP-ja shkruan se nuk do të...
KUKËS– Përfaqësues të insitucioneve dhe të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë mbajtur një takim për hapat që janë marrë në lidhje me qarkullimin norma...
TIRANË– Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerëve është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit në Tiranë k...
Tiranë– Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek rruga e re e Yzberishtit që të nxjerr në Astir. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga JOQ, një ...