LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro vijon rritjen në tregun vendas, arrin nivelin më të lartë në dy vjet

8 Mars 2022, 06:49 Nga DOSJA

Euro vijoi rritjen në kursin e këmbimit me lekun edhe në fillim të kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 124.58 lekë, në rritje me afërsisht një pikë e gjysëm krahasuar me të premten e javës së kaluar.

Kursi i këmbimit të euros ka arritur nivelin më të lartë që prej prillit të vitit 2020, kur tregjet ishin nën efektin e fazës së parë të pandemisë së Covid-19. Një rritje ditore e euros me 1.5 pikë nuk regjistrohej që prej fundit të marsit 2020, kur tregu hyri në një fazë të ngjashme paniku me atë që po kalon aktualisht.

Në atë rast, u desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar tregun valutor, duke shitur sasi të konsiderueshme të euros.
Ekspertët e tregut valutor mendojnë se kjo situatë është rrjedhojë e kërkesës së lartë për euro për të financuar importet, por tashmë e gërshetuar edhe me elementë të panikut mes aktorëve të tregut. Tendenca e mbiçmimit të euros që nisi javën e kaluar ka krijuar një pritshmëri të forta në tregun valutor se monedha europiane do të forcohet më tej. Kjo pritshmëri i shtyn subjektet drejt blerjes së euros, duke rritur akoma më shumë kërkesën dhe duke krijuar kështu një efekt spiral të mbiçmimit të mëtejshëm të monedhës europiane. Ekspertët besojnë se gjasat janë që mbiçmimi i euros do të vazhdojë më tej.

Ndikimi më i prekshëm i luftës në Ukrainë për tregjet botërore deri tani është një rritje e fortë e çmimeve të lëndëve të para dhe sidomos e naftës. Në tregun shqiptar, gazoili dhe benzina kanë arritur çmimet rekord prej më shumë se 230 lekësh për litër. Përveç efektit direkt në inflacion, shtrenjtimi i produkteve energjetike do të ketë një ndikim të lartë në kostot e prodhimit të sipërmarrjes, çka paralajmëron një efekt të ndjeshëm inflacionist në ekonomi.

Paralelisht, leku vazhdoi të humbasë pikë në raport me të gjitha valutat e tjera kryesore ditën e hënë. Dollari amerikan kaloi kufirin e 115 lekëve, ndërsa paundi britanik atë të 151 lekëve. Mbiçmimi i valutave të tjera reflekton kryesisht tendencën e tyre të këmbimit me euron, duke qenë se volumet e këmbimit të tyre në tregun e brendshëm janë të vogla. Duke qenë se valuta e huaj referuese në ekonominë shqiptare ngelet euro, kursi i lekut ndaj monedhave të tjera reflekton kursin e tyre me euron.

Që nga nisja e sulmit rus mbi Ukrainë, monedha e përbashkët europiane ka humbur terren me shumicën e valutave në tregjet financiare. Megjithatë, një gjë e tillë nuk po ndodh në kursin e këmbimit me lekun. Ekspertët shpjegojnë se historikisht kursi i këmbimit mes euros dhe lekut është ndikuar pak nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Ky kurs përcaktohet nga faktorët e kërkesës dhe ofertës në tregun e brendshëm valutor./ monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi euro rritet euro euro rritet euro


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj