6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shqipëri- Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për veprat penale. Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.
Eurostat për t’i bërë të dhënat sa më të krahasueshme ka shprehur numrin e të dënuarve për vepra penale në raport me popullsinë e secilit shtet. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria thyen rekord për numrin e lartë të të burgosurve. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur. Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në të gjithë Bashkimin Europian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore ishte 116, ku sipas Eurostat është shënuar norma më e ulët që prej vitit 2000.
Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani (shiko grafikun) me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.
Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë.
Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” është Kastrioti i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij me kryeministrin ...
TIRANË- Afati prej 72 orësh i vendosur nga qeveria shqiptare për dy diplomatët iranianë që u shpallën “non grata”, duket se është respektuar. Sipas informa...
VLORË- Mjekët e Vlorës kanë dhënë sot në mbrëmje detaje nga gjendja shëndetësore e të plagosurve, Nikollaq e Roland Çepaj, që u qëlluan me armë në n...
VLORË- Nikollaq Çepaj që njihej dhe me mbiemrin Taullaraj, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas plumbave që mori në atentatin që iu bë në Vlorë....
LEZHË- Një e vajzë e mitur me aftësi të kufizuara është ngacmuar seksualisht nga një 60-vjeçar, i cili dyshohet se mund të ketë kryer edhe marrëdhën...
VLORË- Policia e Vlorës, 2 orë pas atentatit të ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku mbetën të plagosur 2 persona ka gjetur në makinë të djegur. Sipas informac...
VLORË- Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë, ku mbetën të plagosur, Roland dhe Nikollaq Çepaj. Sipas burimeve bëhet me dije se gjendja s...
VLORË- Nikollaq Çepaj, që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Vlorë, sapo kishte dalë nga burgu. Dosja.al mëson se Çepaj ishte arrest...
VLORË- Policia e Vlorës ka bërë me dije se personat që mbetën të plagusur nga atentati në Vlorë, janë Roland Çepaj 27 vjeç dhe Nikollaq &Cced...
VLORË- Atentati që ndodhi në Vlorë mbrëmjen e sotme është parë nga shumë persona. Një prej dëshmitarëve të ngjarje ska qenë dhe xhaxhai i Roland Çep...