LIVE UPDATES
Aktualitet

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

5 Gusht 2019, 05:26 Nga DOSJA
Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke menduar edhe për brezat e mëvonshën, të jetojnë me sa më pak sende, të mënjanojnë tepritë, të përqëndrohen tek gjërat më kryesore. Kjo ka të bëjë me një filozofi më vete, me një qëndrim etik dhe social që ka për bazë heqjen dorë në mënyrë të vetëdijshme nga shumë gjëra dhe marrjen e përgjegjësisë në trajtimin e burimeve, trajtimin e kafshëve dhe njerëzve të tjerë.

Jetë minimaliste: e çliruar nga ngarkesat e panevojshme dhe jetë që të ketë kuptim. Doktrina e Feng Shui-t, që propagandon harmonizimin e njeriut me ambientin rekomandon reduktim të përhershëm të sendeve, në mënyrë që të mbahet në lëvizje Chi-ja, rrjedha e energjisë. Ne jetojmë në një kohë kur njerëzit janë të etur për heqjen e ngarkesave të tepërta, për harmoni dhe kohë të lirë. Në kërkim të orientimit. Largimi i sendeve të panevojshme dhe krijimi i rregullit, premton arritjen e harmonisë. Jeta çlirohet nga ngarkesa, bëhet më e lehtë. Heqja dorë nga gjërat, premton vazhdimin e jetës së njeriut në planet.

Reduktimi është në modë

Udhëzimet e Marie Kondosit për të rregulluar shtëpitë kanë rënë si rrufe. Ethet e rregullimit dhe reduktimit të sendeve kanë zënë miliona vetë. Dhe minimalizmi është kthyer në qëllim në vetvete. Virtyti modern është heqje dorë prej sendeve të panejshme. Disa vetë madje morrën vrapin për të hedhur poshtë bibliotekën e tyre duke i besuar wikipedias dhe volumit të ruajtjes në Cloud. Disa të tjerë i besojnë kronikës Akasha të esoterisë, bibliotekave me gjethe palme, universit të holografisë dhe përdorimit të informacionit dhe dijeve pa fund të internetit.

Disa të tjerë kanë digjitalizuar fotogragitë e tyre dhe kanë hedhur kutitë me fotografi familjare. Unë vetë kam fotografi të bëra me handy që vetëm pas dhjetë vjetësh duken të zbardhura, të ruajtura në disqe dhe në disketa që janë kthyer në të palexueshme.

Pak kohë më parë Swisscom shuajti pa dashje të dhënat e mijëra vetëve, të dhëna që i ishin besuar për t’ i ruajtur. Këta njerëz jo vetëm që humbën përjetë dokumenta shumë të rëndësishme, por edhe kujtime të tjera personale, që kujtonin se i kishin siguruar në një sistem të sigurt.

A mund të dëmshpërblehet njeriu për humbjen e kujtimeve që janë pjesë e identitetit të tij? Si do të vazhdojmë të jetojmë më tej pa këto kujtime? Si do të jetojnë fëmijët tanë pa e ditur kush kemi qenë ne? A jemi duke u përgatitur tani për një të ardhme pa kujtime? Çfarë do të tregohet për ne në të ardhmen? Çfarë do të tregohet për ne nëse zhdukim letrat, fotografitë, sendet dhe humbasim gjurmën e vogla dhe në dukje të parëndësishme? Mbase në këtë mënyrë do të hapet më shumë vend në botë. Por çfarë bote do të jetë ajo?

Shumë të rinj jetojnë sot në apartamente që i ndajnë me të tjerë, me pak hapësirë për të lënë gjurmë kujtimesh personale. Kush ka lënë tek shtëpia e prindërve, në papafingo valixhe të pluhurosura dhe sënduqe me thesare të vërteta në to, sende ose gjëra me vlera ideale?

Copa letre si kujtime

Kur erdha në Gjermani unë kisha me vete vetëm një manuskript në çantë. Më vonë isha në gjendje të merrja edhe disa fotografi dhe sende të vogla. Fëmijët e mi gëzohen për çdo copëz letre, për çdo send që u kujton kohën kur kanë qenë në Rumani. Për fotografinë e stërgjyshes sime. Për një çantë të vogël të gjyshes së tyre, e cila ka vdekur në moshë të re. Këtë e ka prekur gjyshja, thonë ata. Çanta është po ashtu një kujtim, që unë e kam përdorur në një roman.

Kur prindërit e poetit anglez George Szirtes kaluan kufirin e Hungarisë për të shkuar në Perëndim, kur ai ishte tetë vjeç, ata i besuan të mbante një valixhe të vogël. Në të ndodheshin fotografitë e familjes. Arratisja e tyre ka ndodhur shumë dekada më parë. Sivjet George i botoi ato në një memoar shumë emocionues, The Photographer at Sixteen, një libër që bazohet në fotografitë familjare të valixhes së vogël. Libri me gjurmët e kujtesës është në rrugë për tu kthyer në Bestseller.

Me kujtimet tona ne mund të shkruajmë shumë romane. Sa e varfër do të kishte qenë historia e letërsisë por edhe jeta jonë pa gjurmët që të tjerët kanë lënë për ne. Sa e thatë, e varfër do të jetë jeta e brezave të ardhshëm, kur ata të mos jenë në gjendje të gjejnë biletën e kinemasë të stërgjyshit, kur ka shkuar për herë të parë të shohë një film. Ta gjejnë në ditarin e gjyshes. Kjo e gjitha është nostalgji e pakuptimtë, që mbledh pluhur, që zë vend, thonë disa. Gjurmët e së kaluarës sime. Gjurmët e mia. Një pjesë imja. Unë. Ne. Thonë të tjerët.

Refugjatët, minimalistët e vërtetë

Pastrim, lehtësim, çlirim, heqje dorë. Heqje dorë si virtyt në emër të domosdoshmërisë. A ia vlen të jetosh në një botë pa kujtime, pa lidhje me të parët, pa gjurmë personale të së kaluarës? Dhe të presësh që një ditë të vijë thirrja që të shkatërrohen bibliothekat, muzeumet në mënyrë që të krijohet hapësirë e lirë? Po ku do dërgohen të gjitha këto gjëra? Kur nuk gjej më përgjigje, unë i kthehem ligjeve të fizikës njëri prej të cilit thotë se asgjë në natyrë nuk zhduket, por transformohet nga një formë në tjetrën.

Refugjatët janë minimalistë të vërtetë. Kur dikush kalon me varkë detin, rrallë ka me vete ndonjë send personal. Ajo që i mbetet dikujt është shpresa që një ditë të mund të kthehet në atdhe dhe lufta ose shkatërrimi të mos i ketë zhdukur gjurmët personale të së kaluarës. Kështu që historia të ndërthuret nga e para. Kujtimet duhen për t’ua lënë pasardhësve. Por ato duhen edhe për vete, nëse e fillon jetën nga zero në atdheun e ri. Për t’u integruar në vendin e ri, të ndihmon të sjellësh me vete jetën e vjetër. Për të gjetur një vend në atdheun e ri.

Carmen-Francesca Banciu, e lindur në Rumani, ka ardhur në vitin 1991 në Berlin e ftuar nga programi i DAAD për artistët. Që nga viti 1992 ajo jeton këtu si autore, publiciste, bashkëbotuese dhe docente e shkrimit kreativ. Që nga viti 1996 ajo shkruan kryesisht në gjuhën gjermane. Banciu ka marrë disa çmime dhe bursa.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet carmen-francesca banciu evropa ime carmen-francesca banciu evropa ime

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Gusht 2019, 18:52

Dalin pamjet e para të atentatit në Vlorë (VD)

VLORË– Kanë dalë pamjet e para  nga vendi i ngjarjes në Vlorë. Dosja.al ka mundur që të fiksojë disa momente pas atentatin, ku ndodhen forca të shumta Poli...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë