LIVE UPDATES
Bota

Evropë, probleme me furnizimin me vaksinën e AstraZeneca-s pas rifillimit të imunizimeve

22 Mars 2021, 06:54 Nga DOSJA
Evropë, probleme me furnizimin me vaksinën e AstraZeneca-s pas

Rifillimi i imunizimeve në shumë vende evropiane me vaksinën e AstraZeneca-s, nuk ka arritur të fashisë tërësisht shqetësimet lidhur me sigurinë e saj. Por ekspertët i druhen më shumë shqetësimeve që po krijon mungesa e vaksinës. Britania po përballet me probleme për të marrë sasi të konsiderueshme vaksinash nga një prej prodhuesve më të mëdhenj të tyre që ndodhet në Indi, çka mund të çojë në një ulje të ndjeshme të numrit të vaksinimeve.

Më shumë se njëzet mijë persona janë vaksinuar në këtë qendër që prej hapjes së saj në fund të muajit dhjetor. Java e kaluar ishte veçanërisht e zënë me imunizime me vaksinën e AstraZeneca-s, pothuajse 1700 pacientë çdo ditë. Por Britania po përballet me një mungesë në furnizimin me vaksina të AstraZeneca-s, çka mund të vonojnë fillimin e imunizimit për personat nën 50 vjeç. Dërgesat e pritshme nga dy kompani furnizimi u reduktuan, për shkak të çështjeve të prodhimit dhe testimit.

Personeli mjeksor i kësaj qendre shëndetësore shqetësohet si nga hezitimi evropian lidhur me sigurinë ndaj vaksinës ashtu edhe nga mungesa e saj.

“Mungesa e vaksinës është disi shqetësuese. Ndjej se po vjen në kohë të gabuar, kur komentet në shtyp që vijnë kryesisht nga Evropa, janë negative, në lidhje me vaksinën e AstraZeneca-s dhe mpiksjen e gjakut, gjë për të cilën qartësish nuk ka prova sikurse thotë Agjencia Rregullatore e Barnave dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor. Kjo thjesht ushqen frikërat e disa njerëzve. Për këtë arsye ulja e furnizimeve gjatë muajit tjetër nuk do të jetë periudha ideale edhe për shkak të këtyre shqetësimeve”, thotë Doktor Jey Selvarajah, i cili drejton programin e vaksinimit në Qendrën Mjekësore Lister.

Eksperti Gino Martini shqetësohet se hezitimi lidhur me vaksinës dhe mungesa e tyre do të dëmtojnë besimin e pacientëve në Britani. Ai thotë se përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha se rreziku.

“Nga njëqind e tetëdhjetë e katër pacientë që ishin në njësitë e kujdesit intensiv tek rreth 31 për qind e tyre u vu re mpiksje e gjakut. Ndaj për mua është e qartë se ka më shumë të ngjarë të ketë mpiksje gjaku nëse prekemi nga COVID-19. Pra sërish, përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha se çdo rrezik që lidhet me të”, thotë zyrtari Kryesor i kërkimit Shkencor i “Royal Pharmaceutical Society”.

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se është i kënaqur me vendimin e agjencisë rregullatore të barnave.

“Qendra ku unë po vaksinohem po përdor aktualisht vaksinën e Oksford-AstraZenecas, dozën e parë dhe atë po marr edhe unë”.

Por zoti Johnson nuk mund t’i kundërshtonte njoftimet se Instituti Serum i Indisë nuk i kishte dërguar të gjitha vaksinat që priteshin dhe rreth krijimit të të tjera ngërçeve, që mund të nënkuptojnë vonesa në shpërndarje.

“Kjo është për shkak të një vonese në dërgimin e sasive nga ana e Institutit Serum, I cili ështe duke bërë një punë voluminoze në prodhimin e vaksinave në sasi kaq të mëdha dhe për shkak të një sasie që aktualisht kemi në vend, e cila duhet të rishikohet si pjesë e programeve tona rigoroze mbi sigurinë”, thotë zoti Johnson.

Qeveria pati thënë se Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, do të furnizonte Britaninë me 10 milionë doza të vaksinës AstraZeneca këtë muaj. Por vetë instituti tha të enjten se nuk kishte “afate kohore të përcaktuara” për shpërndarjen e vaksinës.

Kompania bëri të ditur se tashmë janë dorëzuar 5 milionë doza “dhe se do të përpiqet të sigurojë më shumë më vonë, bazuar në situatën aktuale dhe kërkesën që ka programi i imunizimit të qeverisë indiane”.

Ndërkohë Belgjika po i druhet një valë tjetër infeksionesh me koronavirus në një kohë kur infeksionet e reja ditore me COVID-19 u rritën me gati 30 për qind gjatë një jave.

Dhjetëra të moshuar morën dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca-s të enjten në Bruksel.

Duke njoftuar synimet e Gjermanisë për të rifilluar imunizimin me vaksinën e Oxford/AstraZeneca-s, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor do të fillonin me vaksinimet sa më shpejt të ishte e mundur.

“Është një çështje e vënies në peshore të përfitimeve nga njëra anë e risqeve nga ana tjetër. Rreziku i identifikuar i një tromboze venoze cerebrale konsiderohet ende të jetë më i ulët se pasojat që do të kishte mosvaksinimi. Sidoqoftë, vendimmarrja e informuar, vaksinimi i informuar, janë të rëndësishme për të fituar besim”, tha ai.

Personat të cilët u imunizuan në këtë qendër në Këln, shprehën besimin e tyre tek vaksina e AstraZeneca-s.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne evrop evrope covid-19 ne evrop evrope

Sondazh

Poll
Bota 21 Mars 2021, 20:58

KOSOVË- Publicisti dhe gazetari nga Kosova, Milazim Krasniqi ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për reagimin që i bënë Aleksandër Vuçi&cced...

Bota 21 Mars 2021, 19:09

Shteti ku jetohet njësoj si para pandemisë

ISLANDË- Për dallim nga vendet e tjera të botës që po luftojnë për vaksinimin e qytetarëve, izolimin, valën e re të epidemisë me variantet e reja të corona...

Bota 21 Mars 2021, 17:43

GREQI- Greqia pritet të hapë fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e veriut dhe Turqinë. The Guardian shkruan se lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Autorite...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!