Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Fishekzjarre, kubikë dhe kapsolla në Fier! Kapet duke i shitur, arrestohet autori
1 Janar 2022, 10:03Nga DOSJA
FIER– Arti Çuko është arrestuar nga policia pasi është kapur me fishekzjarre, kubikë dhe kapsolla. Policia informon se 38-vjeçarit iu janë gjetur ditën e djeshme dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla. Çuko është arrestuar në lagjen “15 Tetori” pasi u kap në flagrancë duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës. Policia bëri sekuestron dhe të tre automjeteve tip fugon në të cilët ishin këto fishekzjarre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Gjatë kontrolleve nga Policia për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, pasditen e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një rast të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Arti Çuko, 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës.Në cilësinë e provës materiale u sukuestruan 700 copë fishekzjarre, 300 kapsolla, 20 kubik si dhe tre automjete tip fugon në të cilët ishinkëto fishekzjarre.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.
TIRANË– Viti i Ri 2022 u festua pa asnjë kufizim orari për qytetarët shqiptarë. 31 dhjetori 2021 u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të mos ...
VLORË- Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët vlonjat kanë hyrë në det. Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri ndonëse temperaturat janë të ...
TIRANË- 14 fëmijë kanë ardhur në jetë natën e parë të vitit 2022. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite...
KOSOVË- Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë ka aprovuar tarifat e reja për shërbimet e ujit në periudhën 2022-2024, të cilat do të vlejnë...
TIRANË– Në orët e para të vitit 2022 u shënua një incident. Policia raportoi gjatë natës se një apartament u përfshi nga flakët në katin e katërt të ...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pranoi para gazetarëve mbrëmjen e djeshme se gjatë natës së ndërrimit të viteve ki...