LIVE UPDATES
Ekonomi

6 Nëntor 2020, 16:15 Nga DOSJA

Në programin “Historia ime” në Tv Klan shpesh vijnë të ftuar njerëz nga bota e artit, kulturës dhe më gjerë, në rrëfime tësinqerta dhe të ngrohta përballë publikut që i ndjek nga ekrani. Ditën e sotme ka qenë një artis me një zë të veçante që i ka kënduar ndër vite dashurisë duke ruajtur gjithmonë me kujdes dhe fanatizëm elitarizmin në muzikën që ai bën.

Bëhet fjalë për Ardian Trebickën i cili ka filluar të këndojë në klasë të parë dhe ka marrë pjesë që atëherë në festivalet e fëmijëve. Çuditërisht e ka nisur me këngë popullore dhe pse sot nuk këndon dot më asnjë këngë popullore.

Babanë e tij e transferuan në Laç, pas nevojës për staf teknik në uzinat e asaj kohe, pasi i ati kishte lënë në mes studimet për inxhinieri, por ishte projektues shumë i mirë dhe i talentuar. Ndaj, shkollën 8- vjeçare e ka ndjekur në Laç, ku dhe ka marrë pjesë në festivalet që zhvilloheshin në Krujë.

Më pas, konkurroi dhe fitoi të drejtën të studionte në Liceun Artistik për kanto dhe më pas në Akademinë e Arteve. Por studimet në fakultet i ndërpreu në mes, sepse u nis për emigrim në Greqi.

Në Shkurt të vitit 1992, ditën kur në Shqipëri po rrëzohej busti i diktatorit, ai ka kaluar kufirin dhe u nis për jashtë. Ka jetuar 6 vjet në Greqi dhe më pas u rikthye. Muajt e parë në emigrim punoi duke bërë bukë.

Pasi u kthye në Shqipëri, realizoi në vitin 1999, albumin e parë “Tango”, album i cili u publikua në vitin 2000. Në vitin 2001, albumin “Dhe deti na ka zili”, më 2003 albumin “Do bëhem cigan”, më 2005 albumin “Shkova ka dera jote” dhe në vitin 2011, albumin “Kthim”.

Mirela Milori: Ka një ndikim Greqia tek ty, ka hyre tek studimet e tua të larta mesa di, i ke lënë përgjysmë.

Ardian Trebicka: Emigrova me familjen, shkova në Greqi dhe nuk e kisha të lehtë. Vitin e parë kam punuar sepse nuk dija as gjuhë asnjë gjë. Kam bërë punë të ndryshme, në një moment më dëgjon dikush duke kënduar në shtëpi. Babai im punonte me të, quhej Jorgo dhe më thotë këndo diçka dhe unë si fëmijë i lumtur i këndova. Unë punoja, bëja bukë atë kohë dhe më thotë po pse bën bukë gjithë ditën dhe i thashë që nuk njoh njeri. Më merr dhe më çon diku ku bëhej muzikë darkave dhe pastaj fillova të merresha vetëm me këngën. Fitova dhe një konkurs në Operën e Athinës, por dhe atë e lashë sepse isha një djalë i lëvizur, motivi ishte të ndryshoja emër dhe mbiemër dhe kështu siç e fitova e lashë konkursin.

Mirela Milori: Sepse nuk doje të ndryshoje emrin dhe mbiemrin?

Ardian Trebicka: Jo nuk ishte çështje patriotizmi, më shumë sesa ishte çështje dinjiteti personal, familjar dhe fisnor. Më dukej sikur do jetoja jetën e një personi të dytë, jo jetën time.

Mirela Milori: Nuk pate një peng të ktheje kokën.

Ardian Trebicka: Jo nuk kam pengje në jetë për gjërat që kam bërë, asnjëherë.

Mirela Milori: Të çoi zoti Jorgo të këndojë diku, sa zgjati kjo periudhë?

Ardian Trebicka: Kjo zgjati deri në fillim të ’97-ës. Edhe pse isha në Greqi, më shumë këndoja portugalisht dhe spanjisht. E kisha në mënyrë shumë natyrale. Kam kënduar në një hotel në Greqi dhe aty takova një zonjë Safete Vrioni vinte nga fisi Vrionase, një grua me super kulturë, me një shqipe të kulluar, ishte në borgjezinë e Athinës dhe kur më dëgjoi duke kënduar më tha Ardian ti ngjan me një këngëtar spanjoll që në atë kohë unë nuk e kisha dëgjuar. Më dha disa CD të tij dhe prap nuk gjeta gjë të përbashkët, bëheshe fjalë për Julio Iglesias.

Mirela Milori: Sa qëndruat në Greqi?

Ardian Trebicka: Kam ndejtur 6 vite.Kur u ktheva në Shqipëri i kisha gjërat e qarta se çfarë do bëja.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale ardian trebicka ardian trebicka

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Nëntor 2020, 07:14

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet