LIVE UPDATES
Politike

Fjalimi i parë në Kuvend! Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, ato janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Programi i

17 Shtator 2021, 05:38 Nga DOSJA
Fjalimi i parë në Kuvend! Kryemadhi: Përshëndes 12

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbajtur fjalën e saj të parë në seancën maratonë të Kuvendit. Mbrëmjen e djeshme ajo mori fjalën e saj në Kuvend, duke falenderuar 12 gratë që janë në qeverisje. Sipas Kryemadhit, ato janë shtylla kurrizore e Shqipërisë e se janë ato që i bëjnë shtëpitë dhe familjet të mbijetojnë dhe të përparojnë.


Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Të nderuar qytetarë shqiptarë, edhe pse në orët e vona apo të para të mëngjesit, do të doja t’ju kujtoja që teatri u shemb por teatri nuk na mungoi dy orë këtu. Sot ne jemi në diskutimin përsa i përket programit të qeverisë. Nuk mund të them që hezitova dhe isha skeptike për t’a lexuar sepse isha e bindur që ky program do të ishtë një përsëritje e programeve të kaluara qoftë atij të 2013 apo atij të 2017. Dhe normale që koshienca njerëzore, skepticizmi, ndjenja të së kaluarës mund të më lejonin që ta ndaloja dhe mos të vazhdoja ta lexoja por për hir të së vërtetës detyrimi ndaj 110 mijë votuesve të LSI dhe të shumë e shumë të tjerëve të pavlefshme të cilat kanë qenë në kutitë e 25 prillit më cuan që në këtë sallë të bëj diferencën midis asaj që tregohet në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe midis asaj që ndodh vërtetë pas kuintave A duan shqiptarët sot një fasadë të lyer bojë që nuk është tharë akoma dhe që brenda saj është e rrënuar dhe pritet të rrëzohet nga dita në ditë apo nga minuti në minutë, apo duan një shtëpi me themel të fortë që të përballojë sfidat e së ardhmes që të kenë mundësi të rrisin fëmijët e tyre dhe ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri. Jam e bindur që duan këtë të dytën. A do të duam nje Shqipëri ku vendi i punës i cili është i pamundur apo do duam që në Shqipëri vendi i punës të jetë meritokraci. Apo do të duam që t’i japim shqiptarëve vendin e punës nëpërmjet patronazhistit. A do të duam një Shqipëri ku qeveria rrit taksat, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për pagat e mësuesve, fyen mjekët dhe infermierët apo do duam një qeveri e cila ul taksat, I rrit pensionet dhe iu shërben mësuesve dhe edukatorëve të brezit të ri. Por respekton dhe i bën dinjitozë mjekët dhe infermierët në spitalet tona. A do duam një Shqipëri ku të rinjtë largohen nga vendi ynë për të gjetur mundësi më të mira jashtë vendit, apo do duam një Shqipëri ku të rinjtë gjejnë një punë të mirëpaguar. A do duam një Shqipëri ku politikanët bëjnë politikë dhe bëjnë sikur zihen më njëri tjetrin dhe më pas i kthejnë krahët votuesve të tyre. Apo do duam një Shqipëri ku politika zgjidh problemet e shqiptarëve dhe mendon për ta. 

Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën. Që me shitblerjen e votës, që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhemë tej me hidrocentralin e Skavicës. Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit. Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin. Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë. Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë.

Akoma nuk shikoj në programin e qeverisë nëse flitet dicka për 300 mijë vendet e punës sepse shikoj të rinj që ikin, nuk shikoj shëndetësinë falas, në fakt janë vaksinat falas por nuk ka qenë falas shërbimi i të sëmurëve me covid që kap vlerën mbi 150 milionë euro dhe nëse kjo shumë nuk do të ishte përdorur nga xhepat e qytetarëve shqiptarë do të ishte një mundësi shumë e madhe për të krijuar vende të reja pune.

Në fakt është folur në program për atdhedashurinë, dhe u fol shumë sot dhe për Ballkanin e Hapur por do të thoja që nuk është gjë tjetër por vetëm Ballkani i shqyer. Dhe duke qenë se kemi një Minister Finance grua do doja të dija se çfarë përfiton shqipëria nga ballkani hapur, nuk më intereson çfarë fiton Serbia apo Maqedonia. Sot shikoj nga mazhoranca që flasin me zell të madh për Ballkanin e Hapur. Ndoshta nuk na duhen më juristë, por ekonomisë, pikërisht se çfarë përfitojmë nga kjo marrëveshje për Ballkanin e Hapur.

“Pronarët mbretërojnë ose sundojnë, nuk qeverisin”, – ka thënë Xhuzepe Garibaldi. Për fat të keq, Shqipëria është shembulli më tipik i një vendi që sundohet dhe nuk qeveriset. Sundohet nga një grup oligarkësh, të cilët ditën pinë kafe në zyrën e kryeministrit dhe natën trokasin gotat e shampanjës duke ndarë pasuritë e shqiptarëve.
Faleminderit!

Pas 20 orësh seancë! Me 77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton qeverinë ‘Rama 3’! Pritet betimi në Presidencë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike monika kryemadhi seanca plenare 16 shtator 2021 monika kryemadhi seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit