Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
FSHZH/ Agolli i jep 500 mln lekë shefit në restorantin e djalit, PD: SPAK të hetojë
31 Janar 2022, 16:51Nga DOSJA
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu kërkoi që Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) të hetojë tenderin 500 milionë që drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli i ka dhënë kuzhinierit italian Alfion Rrotani, i cili rezultoi se punon shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”. Ky restorant është në pronësi të djalit të drejtorit të FSHZH, Fllad Agolli.
Në deklaratën e PD, Agalliu shtoi se kjo lloj mënyre klientelizmi nuk dëmton vetëm konkurencën në tregun e lirë, por qytetarët, pasi tendera me shifra të tilla rëndojnë në shpenzimet e qytetarëve.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETI ARBI AGALLIU
Ndërkohë që më shumë se gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në kufirin e varfërisë, pushteti i korruptuar i Edi Ramës vijon të vjedhë dhe shpërdorjë paratë e qytetarëve. I tillë është abuzimi më i fundit i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Sipas dokumentacionit të publikuar në media, në tenderin për shërbime konsulence ku parashikohet krijimi i një menuje tradicionale me vlerë 500 milionë lekë, Fondi Shqiptar I Zhivllimit nuk ka përzgjedhur vetëm ofertën me vlerë më të lartë, rreth 15 mijë dollarë më shumë se ofertuesi më i lirë, por ka përzgjedhur si fituese kompaninë në pronësi të kuzhinierit të punësuar në restorantin e djalit të drejtorit të FSHZH-së, Dritan Agolli. Pra, të nderuar qytetarë, nuk abuzohet vetëm me kostot marramendëse të një menuje prej 500 milionë lekësh, por edhe me barazinë në garë, ku si në traditën më të keqe të qeverisë Rama, klientelizimi dhe konflikti i interesit mbizotërojnë mbi interesin publik. Ky shpërdorim me taksat e shqiptarëve kërkon një hetim të shpejtë nga drejtësia shqiptatre, vecanërisht kur abuzimi me tenderat ndodh në një kohë shumë të vështirë për vendin, i cili vuan krizën e korrupsionit, që po godet mirëqenien e e familjeve shqiptare. SPAK duhet urgjentisht të hetojë këtë aferë korrupsioni dhe të çojë para drejtësisë ata që vjedhin paratë publike të taksapaguesve shqiptarë.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur një tjetër tender të dyshimtë që kap një vlerë prej rreth 400 mijë dollarësh, për të cilin fituesi do të duhet të përgatisë një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Prokurimi për këtë tender është hapur më 21 tetor të vitit që lamë pas, e për të fondi limit kate shifrën e 41,666,667 lekëve. Fituesi është shpallur, e është “Mascarpone sh.p.k”, e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të ndiqen të njëjtat standarte për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në k...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka konfirmuar koalicionin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale LSI quan kryede...
TIRANË– Elton Bano, kandidat i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 6 marsit ka premtuar se do ta bëjë që ky qyt...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta shprehu për numrin e pakët të investitorëve të huaj që vijnë në vendin tonë. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ...
TIRANË– Lulzim Vrana, kandidati i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike ka premtuar se nëse do të vijë në krye të bashkisë Vorë që do të ...
TIRANË– Bardh Spahia, kandidati i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike është shprehur se ndihet i nderuar që ka qenë pjesë e garës në pr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar emrin e koalicionit me të cilin do të regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në nj...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike që do të garojnë në zgjedhjet e...