Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
FT/ “Rama premtoi shtëpi sociale”, fletëthirrja e banorëve të “5 majit”: Dil protesto
14 Shkurt 2022, 12:21Nga DOSJA
TIRANË – Është shpërndarë së fundmi fletëthirrja e banorëve të “5 majit” dhe Paskuqanit për organizimin e protestës së sotme kundër shembjes së shtëpive të tyre nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë së Tiranës. Në këtë fletëthirrje, shkruhet se kryeministri Rama premtoi se të gjithë ata do të pajiseshin me shtëpisë sociale dhe do të trajtoheshin si familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë sot pasdite në orën 17:00 në urën e Paskuqanit.
Çfarë ka ndodhur? Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla.
TIRANË– Pesë persona janë arrestuar në kryeqytet ndërsa janë shpallur në kërkim autorët e një grabitje. Policia informon se gjatë natës, persona të p...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se ditën e enjte do të votojnë në Kuvendin e Shqipërisë ...
TIRANË– Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe Territorial ishin pjesë e bisedimeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste,...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka dhënë një deklaratë të fortë në mbledhjen e policëve të qarkut të Shkodrës. Gjonaj tha se ka kry...