Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FT/ Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, KQZ publikon modelin e fletëve të votimit
12 Shkurt 2022, 20:01Nga DOSJA
TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot dhe formatin e fletëve të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjes. Fletët e votimit u publikuan në faqen zyrtare të KQZ.
Sipas, renditjes në Dibër janë vendosur: Premtim Kryemadhi (Shtëpia e Lirisë), Luan Haka (PD), Rrahim Spahiu (PS) dhe Dritan Torba (Lëvizja e Re).
Në Durrës, kandidatët janë vendosur sipas radhës: Ardian Muka (Shtëpia e Lirisë), Emiriana Sako (PS) dhe Luan Hoti (PD).
Në Lushnje: Eriselda Sefa (PS), Indrit Sefa (PD) dhe Elton Bano (Shtëpia e Lirisë).
Në Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi (PD), Edison Memolla (PS) dhe Hekuran Xhani (Shtëpia e Lirisë).
Në Shkodër: Majlinda Angoni (PS), Bardh Spahia (Shtëpia e Lirisë) dhe Xhemal Bushati (PD).
Sot, KQZ miratoi vendosjen me short të kandidatëve dhe forcave politike në fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit.
Cilat bashki janë pa kryetar? Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2021 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me një lëvizje të re. Bë...
DURRËS- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhje ne...
TIRANË- Banorët e zonës së 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë sërish më protestë pasditën e sotme. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën 5 Maj...
TIRANË- Banorët e zonës së 5 majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë deklaruar se shteti nuk u ka dhënë zgjidhje për prishjen e banesave. Gjatë protestës së so...
TIRANË – 3 viktima dhe 457 raste të reja pozitive me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë përditësoi shi...