LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Mbyllën sytë’ para kanabisit, 5 muaj hetim në Përmet! Detaje nga aksioni i SHÇBA

1 Nëntor 2021, 17:37 Nga DOSJA
‘Mbyllën sytë’ para kanabisit, 5 muaj hetim në

PËRMET– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave ka dhënë informacione lidhur me aksionin e zhvilluar në Përmet, ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabisi, ndërkohë që prangave nuk u kanë shpëtuar as zyrtarët e Policisë. Për më shumë se 5 muaj, agjentët e SHÇBA-ve kanë hetuar duket zbuluar parcela të mbjella në zonën e fshatit Zavalan, Përmet. Si pasojë shefi i Komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza është pezulluar nga detyra e në vend të tij është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policise Kriminale në Përmet. Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” mbahet ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi. Ndërsa inspektorët Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj, po ashtu janë pezulluar nga detyra. Po në këtë masë sigurie është lënë nga Prokuroria e Përmetit dhe inspektori i Zonave të Mbrojtura, Joan Allamani. Ndërsa kryeplaku i fshatit Frashër, Klodjan Mustafa është arrestuar.

Njoftimi i SHÇBA:

Përmet – SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ndaj 4 punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Përmet dhe 2 shtetasve, në lidhje me një procedim të vitit 2021, i cili bën fjalë për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në kuadër të hetimeve proaktive të kryera për një periudhë kohore 5-mujore me metoda speciale të hetimit në funksion të këtij procedimi, ka bërë ekzekutimin e vendimit datë 29.10.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, e cila ka caktuar 6 masat e sigurisë: – Kryekomisar P. GJ., me detyrë Shef i Komisariatit Përmet, me masë sigurie të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Komisar SH.M., ish-Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, aktualisht me detyrë Specialist në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Inspektor DH.SH., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Inspektor M.D., me detyrë N/Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”; – Shtetasi K.M., me detyrë Kryetar i fshatit që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; – Shtetasi J.A., me detyrë Inspektor Pyjesh që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, me masë sigurie me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masë sigurie me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbim publik”.  Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër ka arritur të zbulojë një sasi bimësh narkotike, të mbjella në parcela në zonën e fshatit Zavalan, Përmet. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e veprimarisë së kundraligjshme të subjekteve të tjerë të këtij procedimi, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprër penale. SHÇBA vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

SHIKO EDHE: 

‘Mbyllën sytë’ para kanabisit, procedohet shefi i komisariatit në Përmet

Aksion i SHÇBA në Përmet, arrestohet kryeplaku i fshatit (EMRI)

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i shcba ne permet permet petrit gjokaza procedohet shefi i komisariatit permet shpëtim makashi aksioni i shcba ne permet permet petrit gjokaza procedohet shefi i komisariatit permet shpëtim makashi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë