Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Magjia e sportit më popullor në botë, ka rrëmbyer zemrat e miliona njerëzve duke i çuar në qiellin e shtatë, apo deri në vetëvrasje kur ekipi i tyre i zemrës humbet.
Futbolli, ky sport kaq masiv, ka joshur për të rënë në “dashuri” me të, jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe personalitete botërore. Shkrimtari gjenial Albert Camus (Kamy) një javë pasi mori çmimin Nobel (16 Tetor 1957), u intervistua nga një televizionin francez jo në studio, por në shkallët e stadiumit Parc des Princes te Parisit, midis 35000 spektatorëve që ndiqnin ndeshjen Racing Club i Parisit me Monakon. Ndërsa në 1959, më pak se një vit para se të vdiste, Camus i tha një tjetër intervistuesi: “Së bashku me teatrin, fusha e futbollit kishte qenë një nga dy universitetet e mija të vërteta”.
Me këtë lojë magjike u dashurova që në fëmijninë e hershme, për të mos hequr dorë kurrë. Fëmijëria jonë e varfër në komunizëm nuk kishte shumë lodra të gatshme si sot.
Kështu që ne me fantazinë tonë, i krijonim ato. Fatmirësisht topat nuk i sajonim me lecka, por i blenim nga “banka” jonë e kursimeve që quhej “kukuma”. Qe nje kuti e vogël me një vrimë, ku ne hidhnim monedhat që na falnin prindërit ose të afërmit kur festonim ditëlindjet, apo sebepet familjare. Në vend të akullores joshëse, blenim topa 45-ç (45 lekë) apo 100-sh ( 100 lekë), për të luajtur futboll. Luanim aq shumë, sa na griseshin këpucët. Prindërit e mallkonin këtë lojë që rezultonte e “mallkuar” për xhepat e tyre të çpuar nga skamja. Atëherë kish pak makina dhe ne luanim në mes të rrugës. Bënim dy porta duke i shenjuar me gurë dhe vrulli i emocioneve të lojës na përpinte.
E vetmja gjë që kishte forcë magjike për të na bërë që ta ndërprisnim lojën, qe zhurma e një kamioni rrangallë i tipit “GAZ” kinez, që sillte furnizimin në dyqanin e fruta perimeve. Erdhi furnizim-iiiiiiii – bërtiste dikush. Loja si me magji ndërpritej, për tu vënë në resht para dyqanit të zarzavateve. Aty fillonin grindjet… “ eh, erdhi furnizimi, pa ta shikonit ju”!
“Do kishim barazuar”!
Në stadiumin e qytetit futeshim pa biletë, duke hyrë mes kangjellave të ngushta mbrojtëse. Policët na shikonin me inat, por ngaqë ishin të mitur, nuk na ndalonin. “Herë tjetër prisni biletë”- na hakërohej ndonjëherë polic Raufi. Ai kishte një emër të frikshëm në qytet. Madje sapo ndodhte ndonjë vjedhje e vogël nëpër qymeset e pulave, ai menjëherë deklaronte se këtë vjedhje e ka bërë “filani”.
Por, magjinë e vërtetë të lojës së futbollit e përjetova në verën e nxehtë të 1974. Im atë që ishte një tifoz futbolli, punoi fort për të blerë një televizor bardh e zi para verës së 1974-s. Punoi jashtë orarit, i kërkoi kunatit të tij borxh (m.gj.th i kishte 10.000 lekë borxh kur bleu shtëpinë), për të blerë televizorin që në atë kohë kushtonte 45.000 lekë të vjetra.
Bashkëlagjasit me “aksion”, bënë disa antena që i provonin me ceremoni, kush ishte më e mira. Oborri i shtëpisë, tani i ngjante një kinemaje verore. Karrige e stola të vëna në rresht përballë televizorit, që hymnizohej prej tyre si të ishte udhëhehësi “legjendar” Enver!
Burra të vjetër tejet serioz e fjalëpak, që vetëm na shikonin vëngër teksa luanim në rrugicat e kalldrëmta, tani shpërthenin në britma ekstaze gëzimi sa herë që Krojf, Neskes apo Rezembrik, shënonin. Nga ana tjetër shikoja tifoza të Gjermanisë Perëndimore, që debatonin me tifozët e Holandës së madhe të 74-s. Nuk e di pse u bera me Holandën?
Mbase më magjepsi klasi i Krojfit, apo shkëlqimi ngazëllues në sytë e komshinjve, sa herë që Krojf triblonte kundërshtarët! Zhgënjimi dhe lotët e tyre pas humbjes së Holandës në finale, më mbetën të pashlyera në kujtesë! Tifozët e Holandës insistonin se faji, ishte i arbitrit?!
Në 1 Prill 1981, pikërisht në ditën e gënjeshtrave, isha nxënës në Liceun Artistik në Tiranë. Gjermania Perëndimore që kish mposhtur idhujt e mi Krojf e Neskes, tani do të ndeshej në Tiranë përballë përfaqësueses tonë. Bileta as që bëhej fjalë të gjendeshin. Të gjitha ishin shitur me autorizim në të gjitha institucionet dhe ndërmarjet prodhuese. Shokët e mi që studionin për pikturë, ishin mjeshtra të vërtetë jo vetëm në tablotë artistike, por edhe në ‘kopjim”.
Gaspër Shemsiu nga Laçi, punoi me orë të tëra për të koppjuar biletën origjinale. Në të shkruhej me gërma të kuqe “Ndërkombëtare”! Kaq bukur e kish kopjuar Gaspri këtë biletë, sa që kur ia treguam kujdestarit Selami Tuga të gjente origjinalen, ai gaboi! Me biletën e Gasprit në dorë, po kaloja patrullat e policëve që fillonin që tek Qendra e Informatikës. Një burrë shkodran në të 50-t, po më ndiqte duke parë me zili biletën time fallco. “ Ma jepni mua biletën djalosh” – më tha ai, duke më ofruar një 250 lekëshe të zhubrosur. Unë po hezitoja, pasi e dija që bileta ishte e fallsifikuar. Megjithëse i thashë të vërtetën për biletën, ai insistonte duke e dyfishuar shumën. I joshur nga dy kartmonedhat jeshile 25 lekëshe që aq fort i endërroja, me zemër të thyer pranova.
U ktheva te menca e konviktit ku e pashë pa emocion ndeshjen. Këto dy kartmonedha më privuan të shihja nga afrër Kalcin, Rumenigen e Shusterin e madh që na shënoi dy gola. Vite më vonë teksa po shihja filmin “Once upon the time in America” të Sergio Leones, e përjetova sërisht atë skenë kur shita biletën fallco. Djaloshi i pafajshëm i filmit që teksa po priste të “shijonte” hiret e vajzës, filloi të kafshonte pastën e ëmbël, ma solli edhe një herë ne medje.
Në verën e nxehtë të 1990-s, nuk mundëm ta shijonim magjinë e kampionatit të futbollit. U hapën ambasadat dhe disa nga shokët tanë mësynë në oborret e tyre. Së bashku me Mikael Vidhin dhe Skënder Boçarin që sot nuk jeton, u afruam te Ambasada Gjermane. Një polic me një pamje të rreptë na u drejtua: “ Djema, mos hyni! Do t’iu internojnë familjarët dhe nuk do ndiheni rehat aty ku do shkoni”.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ATHINË– “Do të doja të kthehesha pas në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos shkatërroja jetën tonë, të Caroline, të voglës dhe timen,“...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të ...
Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...
Komisioni Evropian nisi të mërkurën (09.06.) një procedurë kundër Gjermanisë: “për shkak të shkeljes së parimeve bazë të së drejtës së BE”. Një zëdh...
Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi...
KUKËS- Dy guidat lokale të zonës së Kukësit, Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj promovojnë Shtegun e Ngjyrave në Kukës, i cili është renditur si desti...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” erdhi nga Elbasani nga disa familjarë që pretendojnë se janë përjashtuar nga testamenti me falsifikime nga ana e noteres,...
SHBA– Sot unë nisem drejt Europës, në udhëtimin tim të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të jetë një takim i mbushur me takime me shumë ...
Një gërvishtje makine 5 vite më parë shkaktoi një seri debatesh e përplasjesh që sot përfunduan me vrasjen e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa.Viktima ndodhej në...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje lidhur me familjen Picari, kryefamiljari vrau dhëndrin e tij, Kudret Saliajn. I ftuar në emisionin R...