Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MAQEDONI E VERIUT-Kandidati shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Ballkan” ku ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e tij në garën për postin e ekzekutivit. Ai është shprehur, se me kandidimin e tij, po kërkon që të demontojë çerdhet e fundit të rezistencës për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Qytetarët janë të befasuar nga guximi i BDI për një hap më tutje drejt realizimit të një aspiratë që ka sa simbolikë dhe përmbajtje, është simbolike sepse për herë të parë një shqiptar pretendon postin e ekzekutivit, por ka edhe përmbajtje, pasi ne po përpiqemi që edhe gati 20 vite pas marrëveshjes së ohrit të demontojmë cerdhet e fundit të rezistencës për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përcojmë mesazhin se asnjë funskion publik nuk mund të jetë i rezervuar vetëm për një etnitet”, tha ai.
Më tej ai shtoi, se në Maqedoninë e Veriut, partitë më të polarizuara bëhen bashkë për të penguar aspiratat e shqiptarëve.
“Partitë më te polarizuara maqedonase kur është në pyetje aspirata e drejtë e shqiptarëve, të bëhen bashkë, për të penguar një aspiratë kushtetuese politike, flet për atë se ata nuk janë të gatshëm ta shohin shqiptarin si të barabartë në Maqedoninë e Veriut”, tha Ziberi.
Ndër të tjera Ziberi komentoi edhe përgjimet e publikuara para zgjedhjeve të kryeministrin Zoran Zaev, të cilat i quajti si larje hesapesh në mënyrë të ulët.
“Unë jam munduar që të jem larg këtyre debateve dhe larjeve të hesapeve në mënyrë kaq të ulët, që të përcjell një mesazh te qytetari shqiptar, se politika mbetet mënyra e vetmë për të realizuar aspiratat dhe mbështetja në këtë përpjekje do të jetë mesazhi më i mirë për ata që shërbehen me këtë retorikë”, vijoi Ziberi.
Naser Ziberi vjen nga radhët e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, me kryetar Ali Ahmetin. Ai është kandidati i parë shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut. Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI E MADHE- Mëngjesin e kësaj të mërkure në Bristol të Britanisë së Madhe, aty ku ishte statuja e tregtarit të skllevërve Edward Colston, e rrëzuar në 7 qe...
KINË- Një grua e prekur nga koronavirusi e cila ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara por që nuk kishte simptoma të sëmudnjes ka infektuar 71 persona në ve...
HOLANDË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vendosi të heshtë edhe pas ditës së tretë të marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara ...
BELGJIKË- Ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie De Block, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për paraqitjen e saj në seancën plenare.Në fotot e bëra...
MAQEDONI E VERIUT– Pas 14 orësh ka përfunduar edhe procesi i votimit në Maqesdoninë e Veriut. Ora 21: 00 ka shënuar fundin e procesit të votimit për zgjedhjet...
IRAN- Në portin e Bushehr të Iranit në Gjirin Persik, ditën e sotme disa anije janë përfshirë nga zjarri. Mësohet se zjarri ka përfshirë 7 anije. Lajmi është bë...
TURQI– Ditën e sotme janë bërë 4 vjet nga tentativa për grusht shteti në Turqi, ku një fraksion i Ushtrisë turke nisi atë që Turqia e konsideron “përpjekje të d...
KOSOVË– Një tjetër viktimë është shënuar pasditen e mërkurës në Kosovë si shkak i koronavirusit, duke e çuar në 115 numrin e personave që kaënë humb...