Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- KLP zyrtarizon emrat e 3 kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Në garë janë Arta Marku, Fatjona Memçaj, Olsian Çela. KLP njofton se ky vendim është marrë me shumicë votash.
Në datën 13 nëntor duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik.
Vendimi:
Vendimet e marra në mbledhjen plenare të datës 29 Tetor 2019
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot në mbledhjen e radhës e zhvilluar në sallën e mbledhjeve në Prokurorinë e Përgjithshme listën me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak. Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Seiti.
Në bazë të nenit 148/a të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 17/pika 4 të rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore sipas rendin alfabetik si më poshtë:
1. Arta Marku
2. Fatjona Memçaj
3. Olsian Çela
Kandidatët të listuar në këtë vendim do të vazhdojnë garën e mëtejshmë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim është miratuar me shumicë votash.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se në datën 13 nëntor 2019 duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik. Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.
Pak ditë më parë u skualifikua nga gara avokati Lulzim Alushaj, pasi nuk plotësoi kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist, ndërkohë që ky i fundit e ankimoi vendimin. Pas përballjes me KLP në Gjykatën Administrative juristi sërish humbi gjyqin, pasi trupa gjykoi se ishte larguar nga gara me të drejtë.
Aktualisht postin e Kryeprokurores e mban njëra prej kandidateve Arta Marku, e cila u emërua e përkohshme në detyrë më 18 dhjetor të vitit 2017. Emërimi i saj shkaktoi shumë polemika pasi një post i tillë i përkohshëm nuk përcaktohet në Kushtetutën e vendit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kanë dalë pamjet nga operacioni “Goldfinger”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 3 milion euro pasuri që i përkasin grupit të kreut të kokainës në...
KAVAJË- Pak ditë pas deklaratës se ka marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja, është t...
TIRANË– Eshtë zhvilluar një operacion në Doganën e Tiranës. Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se 200 efektivë të FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Fo...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth kreut të grupit Kriminal në Shkodër, Jetmir Kastratit të cilit iu sekuestruan 3 mln euro pasuri që ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me operacionin “Goldfinger”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 3 mln euro pasuri. Mësohet se katër personat...
Tiranë- Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe pedagogë janë ngritur ditën e sotme në protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për “Kopshtin ...
TIRANË– Janë sekuestruar 3 milionë euro pasuri të një grupi kriminal që operonte në trafikun ndërkombëtar të kokainës, dhe të ardhurat e përfituara p...
TIRANË– “Po ju se njihni babin tim”, kështu iu drejtua Enio Alla, i riu që shihni në këtë foto, efektivëve të repartit “Shqiponja” në Tiranë, kur e arrestu...
TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Maks Haxhia ka sjellë edhe shtyrjen e dhënies së pretencës nga ana e prokurorisë për Arbër Çekajn, pronarin ...
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Kostandino Kacifasit. Krimet e rënda do të ri-hedhin shortin për dy prokurorët e çështjes pas ...