LIVE UPDATES
Ekonomi

Gati hapja e “Rrugës së Durrësit”, Veliaj: Nuk ishte investuar që nga koha e italianit, shkollat do i bëjmë 2-3 herë

2 Shtator 2020, 14:28 Nga DOSJA
Gati hapja e “Rrugës së Durrësit”, Veliaj: Nuk ishte

TIRANE- Rruga e Durrësit, një prej kantiereve ku gjatë verës është punuar me ritme të shpejta, po transformohet plotësisht falë projektit të rikualifikimit të Bashkisë së Tiranës. Për pak ditë, investimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë zonën veriore të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur për banorët e njësisë. “Ajo që po ndodh tek ‘Rruga e Durrësit’ është diçka që nuk ka ndodhur që në kohën e Italisë. Kemi pasur një tubacion uji, i cili mbajti Tiranën fashiste, Tiranën naziste, Tiranën komuniste dhe Tiranën e viteve të tranzicionit; ishte i njëjti rrjet i trashëguar nga italianët. Në këtë aks, në tubacionet e vjetra shkarkoheshin edhe uji i shiut, edhe kanalet e zeza. Me këtë investim zgjidhim edhe furnizimin me ujë, duke shtuar dy rrjete në secilën anë të Rrugës së Durrësit. Kështu, mbajmë premtimin që i dhamë kësaj njësie për 24 orë ujë”, u shpreh Veliaj.

Rruga e Durrësit do të shërbejë tashmë si portë kryesore hyrëse për Tiranën, duke u kthyer në zonë me një kalim për automjetet, ndërkohë që për herë të parë do të ketë edhe një korsi të dedikuar për autobusët. “Do të eksperimentojmë ‘Rrugën e Durrësit’ me një kalim, pra si portën hyrëse të Tiranës, kurse shkarkimin do ta bëjmë nga rruga “Mine Peza”, e cila gjithashtu lidhet me ‘Zogun e Zi’. Do të kemi për herë të parë një korsi të dedikuar për autobusët, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët, dhe një korsi të dedikuar për biçikletat,” u shpreh kryebashkiaku. Ai shtoi se puna në këtë aks mbaron për pak ditë, çka do t’i kthejë “Rrugës së Durrësit” shkëlqimin dhe gjallërinë e dikurshme, njofton zyra e shtypit në bashki.

Veliaj tha se me të njëjtat ritme po punohet edhe për shkollat e reja, që po ndërtohen pas dëmtimit të tërmetit të 26 Nëntorit. “Këtë vit shkollor kemi 3 shkolla totalisht të reja: shkolla “1 qershori” në Njësinë 5 dhe 6, shkolla “Jeronim De Rada”, të cilën e bëmë me miqtë tanë të Katarit në Njësinë 9 dhe 10, dhe shkollën e Lalmit, që u bë në kohë rekord gjatë verës. Pastaj, do vazhdojmë me shkollat e reja pas të tërmetit. Për një pjesë të madhe të shkollave të dëmtuara nga tërmeti nuk do presim gjatë, por do kapim semestrin e dytë”, u shpreh ai, duke shtuar se do të kapen të gjitha afatet, pavarësisht se shkollat e reja po ndërtohen me hapësira shumë herë më të mëdha se ato ekzistueset.

“Askush s’duhet të habitet nga vrulli i ndërtimit të shkollave. Duke qenë se shkolla “Sami Frashëri” do të jetë dy herë më e madhe, pra kalon nga 24 në 48 klasa, sigurisht që do kushtojë dy herë më shumë. Ndaj, ata që e kishin Tiranën dhe nuk punuan asnjë ditë, nuk ndërtuan dot një shkollë, nuk duhet të habiten. Shkolla dy herë apo tre herë më të mëdha kushtojnë dy ose tre herë më shumë. Ajo që ka rëndësi është se kur të mbarojë, do flasë vepra dhe jo llafet, siç foli fusha në Laprakë, siç foli Sheshi “Skënderbej”, siç foli “Pazari i Ri”, siç foli Liqeni, siç foli Stadiumi, Parku Olimpik dhe të gjitha investimet e tjera. Për të gjithë ata që e kanë më të rëndësishme partinë se familjen, të vazhdojnë punën e partisë, por unë besoj se 99% e këtij qyteti e ka familjen më të rëndësishme se partinë. Në këto shkolla, jo vetëm këto që hapim tani, por edhe në ato që kemi proces, do shkojnë si fëmijët e majtë, ashtu edhe fëmijët e familjeve të djathta. Për sa kohë që dalin me 10-ta dhe bëhen krenaria e këtij qyteti, nuk më intereson fare çfarë thotë një minorancë shumë e vogël, që vetë nuk bëri dot një shkollë dhe mallkon faktin që po i bëjmë shkollat dy apo tre herë më të mëdha,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Furnizimi me ujë i kësaj zone mbyll totalisht Unazën, duke filluar nga rruga e “Kavajës” tek “Vasil Shanto”, “21 Dhjetori” dhe “Zogu i Zi, ndërsa pritet që të vazhdohet me projektin e “Kombinatit”.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale erion veliaj rihapet rruga e durresit rruga e durresit erion veliaj rihapet rruga e durresit rruga e durresit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës