Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri dy blerje energjie për shtatorin në fund të muajit gusht duke siguruar në procedurën e parë 61,056.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 3.13 mln euro, me një çmim mesatar prej 51.23 Euro/MWh dhe ne procedurën e dytë 34,944.00 MWh e konvertuar në vlerë monetare 1.8 mln euro, me një çmim mesatar prej 52.47 Euro/MWh.
Procedura paraardhëse ishte ajo e korrikut kur u sigurua energjia për të gjithë muajin gusht e cila i kushtoi OSHEE 4.3 milionë euro dhe që u zhvillua në dy faza. Paralelisht OSHEE merr energji edhe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare që sipas legjislacionit ka detyrimin e sigurimit të energjisë në një përqindje të caktuar që maksimalisht është plotësimi i kërkesës për konsumatorin fundor familjar.
Vetë KESH nuk ka përjetuar një vit të mirë sa i takon prodhimit duke qenë se situate hidrike në kaskadën e Drinit ka qenë problematike. përgjatë vitit janë zhvilluar disa procedura optimizimi që kanë synuar shitjen e energjisë në pik dhe blerjen jashtë pikut ndërkohë që në disa raste vetë KESH ka kërkuar blerje energjie për të ruajtur rezervën e nevojshme. KESH zhvilloi për periudhën 18-31 gusht procedurë shitjeje çka i siguroi asaj mbi 236 mijë euro të ardhura.
Vështirësinë e sektorit dhe kryesisht të kompanive publike e kanë konfirmuar edhe vetë drejtuesit e kompanive një vështirësie që përveç situatës hidrike i është shtuar edhe pjesa e pandemisë.
Sa i takon bilancit në 6 muaj për sektorin të dhënat e fundit të INSTAT treguan se konsumi nga bizneset ra me 23 për qind ndërsa ai i familjarëve u rrit me 19 për qind.
“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2020, u ul me 8,7 % duke arritur vlerën 1.334 GWh nga 1.461 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2019. Ndikimin më të madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuuan me -13,4 pikë përqindje, përkundrejt kontributit prej +4,7 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë” vlerëson INSTAT.
I njëjti publikim nënvizoi se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, energjia elektrike në dispozicion u ul me 9,6 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 1.188 GWh nga 1.280 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke shënuar një rënie të prodhimit me 7,1 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 48,1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 51,1 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2020, arriti vlerën 681 GWh nga 683 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 0,2 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 224 GWh nga 142 GWh duke shënuar një rritje me 57,9 %.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të hartuar rregullore dhe ligje që e forcojnë transparencën dhe minimizojnë rrezikun fiskal për financat publike, por n...
Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e ar...
SHQIPËRI-Zbardhja e mëngjesit të 26 nëntorit 2019 shfaqi qartë katastrofën e shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë në Durrës. Ajo që pasoi ishte nevoja për koord...
Shtatori, nisi me shpërndarjen e librave, në shkollat e vendit. Për herë të parë, klasat e shtata i marrin librat falas, siç është rasti i Samantës, e ci...
TIRANË– Muaji shtator mund të ketë stresuar dhe mërzitur shumë njerëz, por nga ana tjetër është muaji që pritet me shumë dëshirë nga njerëz të tjerë. Nëse ...
Dhoma Europiane që merret me klimën e të bërit biznes në Shqiperi, e rendit vendin tonë në grupin e vendeve të fundit, në të cilat preferohet të bëhet biznes ng...
TIRANË- Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik ka nxjerrë në pah një sërë problematikash sa i takon më...
“Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2020 kapën vlerën mbi 9,220 milionë lekë, ose 5.83% më pak se në periudhën jana...
Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për hotele dhe të ngjashme për 6 mujorin e parë të vitit ka rënë me 96.4% në raport me janar-qershor të një viti më parë. T...
Por edhe pse Shqipëria ka pa mjekë në raport me popullsinë në krahasim me rajonin ata përfitojnë pagat më të ulëta në Europë.Instituti Ndërkombëtar për Studime ...