“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Gazetari i BILD vizitoi “kuzhinën e helmeve” të Vladimir Putin: Këtu prodhohet Novichok, agjentët më vdekjeprurës të
2 Shtator 2020, 17:22Nga DOSJA
RUSI– Prej dy javësh në Rusi situata është shumë e tensionuar pasi kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është në koma, ndërsa sot mjekët gjermanë kanë zbuluar se rivali i Putinit është helmuar me agjentin nervor “Novichok”. Teksa kritiku më i ashpër i Presidentit rus është në koma në një spital në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se kjo ishte një tentativë vrasje dhe se Rusia duhet të japë përgjigje.
Lënda kimike i është hedhur në çaj gjatë një fluturimit me avion, pasi Navalny nuk kishte ngrënë ose pirë asgjë tjetërë veç filxhanit me çaj.
Novichok, që do të thotë “i porsaardhur” në rusisht, është një helm i përdorur gjatë sovjetizmit, i cili u krijua në vitet 1970-1980. Kjo për shkak se traktati i armëve kimike i ndaloi këto të fundit dhe Novichok ka një strukturë tjetër. Novichok ç’aktivizon kolinesterazën, një enzimë që sistemi nervor përdor për të komunikuar me muskujt.
Zyrtarisht Novichok nuk duhet të ekzistojë, por në vitin 2018, gazetari i njohur i gazetës BILD, Peter Tiede, vizitoi vendin ku prodhohet kjo lëndë kimike në Kremlin.
“Këtu është vendlindja e disa prej helmeve më të këqinj në botë, një laborator helmesh i Bashkimit Sovjetik për dekada dhe tani i Federatës Ruse. Kjo është: kuzhina e helmeve e Vladimir Putin. Pikërisht këtu prodhohet një nga agjentët më të fshehtë dhe më vdekjeprurës të Rusisë: neurotoksina Novichok.”- ka deklaruar Tiede.
Pas dy javësh në koma, gjermanët kanë provuar sot se kundërshtari i Presidentit rus, Vladimir Putin,Alexei Navalny u helmua me agjent nervor “Novichok”. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cilat nuk kanë ngurruar që të krahasojnë rastin me helmimin e ish-spiunit Sergeti Skripal dhe vajzës së tij, Yulias në mars të 2018 në Britani të Madhe.
SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e djeshme vizitoi disa pjesë të qytetit të Kenoshës në Uiskonsin, që u dëmtuan javën e kaluar në trazirat civile ...
ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë partia e Berlusconit “Forza Italia”, përmes një dek...
ITALI– Italia është ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, ku gjatë muajit mars dhe prill u quajt edhe si epiqendra e pandemisë në Europë pasi...
KOSOVË- Kreu i Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përfunduar ditën e parë të intervistimit në cilësinë e dëshmitarit nga Gj...
KOSOVË– Pas tetë orësh brenda Prokurorisë Speciale, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka përfunduar procesin e marrjes në pyetje për ditën e sotme, por mësohet se ...
BRITANI E MADHE- Gjashtë muaj pas Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle u larguan nga familjes mbretërore britanike, Duka dhe Dukesha e Sussex kan...
FRANCË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë të vështirë në mbarë botën, ndërkohë që duket se kjo situatë e vështirë do të zgjasë edhe për shum...
SHBA– Themeluesi i “Facebook’ Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, do të dhurojnë 300 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit të votojnë në ...
PRISHTINË– Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vijon akoma të merret në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.Ahmeti ka hyrë në ambientet e Sp...