6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË-Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën dy persona, një serb dhe një shqiptar me mbi 21 vjet heqje lirie, për krime të kryera gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Zllatan Kërstiç, u dënua me 14 vjet e 6 muaj heqje lirie, ndërkaq Destan Shabani është dënuar me 7 vjet heqje lirie, për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, Zllatan Kërstiç me 26 mars 1999, në fshatin Nerodime e Epërme, të komunës së Ferizajt, “kishte marrë pjesë drejtpërdrejtë në sulm kundër popullatës civile shqiptare, më saktë në dëbimin e 15 anëtarëve të një familjeje dhe marrjen peng të 4 personave që nuk ishin pjesë aktive e luftës”.
“Kërstiç ka marrë pjesë në maltretime, torturime, gjymtime dhe në vrasjen me armë zjarri të viktimave, madje duke i hedhur skaj rrugës kufomat e viktimave me qëllim të fshehjes së krimit”, thuhet në aktakuzë.
Ndërsa Destan Shabani u dënua nën akzuën se si pjesë e forcave policore serbe, me 1 prill të vitit 1999, në cilësinë e inspektorit policor, ka urdhëruar që trupat e pajetë të pesë personave të vrarë gjatë luftës “të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare”.
“Ai po ashtu kishte urdhëruar një person me emrin Maksut që me ekskavator të hapte një gropë me qëllim që në të hidheshin trupat”, thuhet në aktakuzë.
Mbi 10 mijë veta u vranë dhe rreth pesë mijë u zhdukën, ndërsa forcat serbe dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë luftës gati dyvjeçare, që mori fund 22 vjet më parë më parë, me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luftës, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.
Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, deri tani 67 veta janë dënuar me vendim të prerë për krime lufte në Kosovë nga Gjykata për krime lufte në Hapësirat e ish Jugosllavisë dhe gjykatat në Kosovë dhe Serbi.
Prej tyre 39 janë shqiptarë, 26 serbë dhe 2 pjesëtarë të komunitetit rom.
Marrë nga VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Në vizitën e tij të parë në selinë e NATO-s në Bruksel Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës....
Opozita shqiptare ka paraqitur 7 mijë amendamente të reja duke bllokuar në tërësi punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, si kundërpërgjigje ndaj shumicës par...
BRUKSEL– NATO do të fillojë vaksinimet masive të personelit që punon në selinë e saj në Bruksel në përgatitje të një samiti në Qershor, i cili do të jetë ...
Rusia dhe Kina i dënuan bashkërisht sanksionet e Perëndimit, një ditë pasi Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja futën në li...
Rreth 250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe ky numër po paraqet kërcënim ser...
TURQI– Arkeologët kanë zbuluar një arenë romake në Turqi që ishte e ngjashme me Koloseun e Romës dhe mendohet se aty janë organizuar luftime të gladiatorë...
KOSOVË-Ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviç ka thënë se nuk pret ndonjë arritje nga Qeveria e re e Kosovës, në lidhje me dialogun Kosovë...
ZVICËR– Kompania farmaceutike zvicerane Roche ka njoftuar rezultate premtuese nga provat klinike të një kokteji anti-Covid të zhvilluar me firmën ame...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish shifra të larta infektimi nga Covid-19. Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...
SHBA-Një shtëpi të moshuarish në New York është përfshirë nga flakët. Sipas Nbcneës, si pasojë një person ka ndërruar jetë dhe disa të tjerë janë plagosur, midi...