LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata vendos zhbllokimin e makinës, policia nuk ia kthen pronarit

5 Maj 2022, 20:36 Nga DOSJA
Gjykata vendos zhbllokimin e makinës, policia nuk ia kthen pronarit

KORÇË- Më 4 Shkurt 2021 emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e një Taulant Çelës, i cili ka një biznes që jep automjete me qira. Në atë kohë, përpara më shumë se 1 viti, një makinë Mercedes-Benz ML e biznesit të tij u bllokua nga policia në Pogradec pasi personi që e kishte marrë me qira u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Siria. Si pjesë e hetimeve, makina e tij u mbajt e bllokuar.

Sot ka kaluar 1 vit dhe ende Taulant Çela nuk ka marrë ende mjetin e tij. Taulant Çela tregon se edhe pse doli vendimi i gjykatës për kthimin e makinës, ai ende nuk e ka marrë atë. Ka shkuar në Policinë e Korçës, e në fillim i kanë thënë se duhen dokumentet zyrtare dhe më pas se i mungojnë dokumentet e makinës.

Ai thotë se ka shkuar shumë herë të marrë automjetin dhe askush nuk i justifikon këto shpenzime. Vendimi i gjykatës i datës 12 Dhjetor 2021 thotë se makina duhet t’i kthehet të zotit, por qytetari pretendon, se ka marrë përgjigje të ndryshme.

Taulant Çela: Pas shumë përpjekje me avokat, prokurori, gjykatë, vjen vendimi i gjykatës që kjo makinë t’i kthehet të zotit. Dhe nuk po ma kthejnë. Vendimi i gjykatës ka 3 muaj. Paraqitem në Korçë, jo thonë, këto letra duhet të vijnë në mënyrë zyrtare, duhet t’i kthesh në Pogradec. Nga aty në Pogradec, shkojnë letrat. Më njoftojnë që ka ardhur vendimi për të marrë automjetin. Marr karroatrecin se automjeti është jashtë funksionit, ai më kërkoi letrat e automjetit që përfshin figuracionin, kolaudimin dhe leja e qarkullimit të vitit që ka ndodhur ngjarja. Mirëpo në momentin që kanë bllokuar makinën, kanë bllokuar dhe letrat, dhe çelësin dhe gjithçka të makinës. Shkoj në Pogradec, nuk janë këtu thonë. Shkova prapë në Korçë dhe më po thonë pa më sjell këto nuk të jap makinën. Më thanë shko në Durrës merr letrat e m’i sill këtu. Mirëpo letrat pa shkuar makina që të bëhet kontrolli fizik atje s’ka se si t’i marr unë.

Gazetarja e emisionit Stop shkoi në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ku i thanë se duhen dokumentet e mjetit në mënyrë që t’i kthejnë makinën. Mirëpo që automjetit t’i bëhen dokumentet nga e para duhet bërë kontrolli fizik dhe kolaudimi i makinës. Por këtë automjet policia nuk e zhbllokon pa marrë dokumentet?!

Gazetarja: Prokurori, kur kanë mbaruar procedimet penale për drejtuesin e mjetit, ka dërguar urdhrin për kthimin e sendit. Në praktikën tonë të punës, sipas udhëzimeve që ne kemi, aktet nënligjore, që i themi ne, që të kthehet një send së bashku me urdhrin e kthimit të prokurorit, duhet të mbahet edhe nje kopje e dokumentacionit të tij! Në rastin konkret, mjeti nuk ka dokumentacion. Personi pretendon, që dokumentat duhet të kenë qenë në makinë, se ia ka dhënë atij, që është arrestuar, atij shoferit.

Gazetarja: Si çdo makinë, që i ka.

Drejtori: Dhe i kam thënë, cfarë mundësi ke, cçfarë dokumentesh ke, fotokopje, se ai tha origjinalet ia kam dhënë atij, që ma mori me qira.

Gazetarja: Ai ka ardhur vetëm një herë këtu, që është paraqitur?

Drejtori: Ai ka ardhur një herë me karrotrec para disa javësh.

Gazetarja: Ai ka ardhur disa herë. Përveçse çështja është zvarritur, u prit vendimi i gjykatës, doli. Ai ka ardhur, i ka sjellë… Ai i ka sjellë dokumentet dhe nuk iu pranuan, sepse i është thënë, që duhen dokumentet në mënyrë zyrtare, qoftë me vendimin, qoftë me të gjitha.

Drejtori: Të jeni e sigurtë…!

Gazetarja: Pastaj nuk mund t’i lehtësohet gjëja, t’i thuhet dërgoji me email edhe hajde, se po e zhbllokojmë! Po duhet të vijë ai disa herë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ka patur gjithë ato shpenzime.

Drejtori: Më duhet fizikisht dokumentet. Që t’i marr, t’i jap fizikisht edhe proces-verbalin e kthimit të mjetit. se ai do vejë në vendin e bllokimit të mjetit. se është në pikë bllokimi! Atje pa qenë prezent personi edhe pa hedhur firmën, nuk mund ta marrë fizikisht mjetin!

Gazetarja: Pyetja që ne kemi është po në proces-verbal a është shënuar për dokumentet e automjetit.

Drejtori: Aty nuk dalin, që kanë qenë. Proces-verbali është mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore në Pogradec, për një shkelje, trafiqe, ju besoj jeni në dijeni. Aty thuhet nuk ka patur dokumente mjeti, në momentin, që është kapur mjeti. Personi është arrestuar, besoj juve duhet të jeni në dijeni!

Gazetarja: U bë gjithë kjo kohë.

Drejtori: U bë gjithë kjo kohë, por jo për faj të policisë.

Gazetarja: Ajo duhet gjetur! Po se është zvarritur gjëja. Në fillim nuk iu dha, se do pritet, tani duhen dokumentet! Në qoftë se ai do kishte sjellë dokumentacionin e mjetit, do ta kishte paraqitur…

Por pas interesimit të stop, në polici na premtuan se ditën e hënë makina do t’i kthehet pronarit.

Marrë nga Tv Klan

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet taulant çela taulant çela

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit