“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Grabitja në Rinas/ Dëshmitari i mbrojtur Alkond Bengasi vihet përballë të akuzuarve, Vesili dhe vëllezërit Çala: S’kem
12 Tetor 2020, 14:22Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Alkond Bengasi, i përfshirë në grabitjen e Rinasit, të ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar, është ballafaquar sot me të gjithë të akuzuarit, emrat e të cilëve i nxorri pasi bashkëpunoi me drejtësinë. Në seancë, Bengasi, u vu përpara Oltion Vesëelit si dhe vëllezërve Klement dhe Eldi Çala.
Seanca nisi në orën 09:00 të paradites së sotme, dhe përfundoi rreth orës 15:00, por pa nxjerrë asgjë konkrete.
Mësohet se gjatë përballjes me Bengasin, Veseli ka mohuar të ketë pasur lidhje me ngjarjen. Njësoj si dy vëllezërit Çala.
“S’kemi lidhje,”– mësohet të kenë thënë ata, pavarësisht deklarimeve të Bengasit.
Bengasi është tashmë dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë. Gjithsej të pandehur, në lidhje me grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas u morën tetë persona, por dy kanë vdekur. Admir Murataj u vra gjatë përplasjes me policisë, mesditën e 9 prillit, ndërsa ‘Daja’ Ragip Hajdini nga Kosova, vdiq në spital nga tumori.
Ndërkohë, në kërkim mbetet Talo Çela i cili akuzohet se është implikuar edhe në krime te tjera.
Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 424 viktima, 5561 të infektuar aktivë dhe 9585 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënd...
TIRANE– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ardi Veliu ka dalë në një deklaratë për mediat ku i ka ftuar qytetarët të respektojnë mbajtjen e maskës n...
TIRANE– Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shtetasin iranian Bijon Poolandrag i cili u arrestua dy ditë më parë. Shtetasi u kap në operacionin ‘Hija’ p...
Pohgradec- Policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale S.K, pasi është kapur duke transprotuar 5 klandestinë në dalje të qytetit të Pogradecit. Sipas po...
Një burrë nga Vaqarri i ka çuditur oficerët e policisë me kallëzimin e tij, ku dhe pretendon se nga sharjet me zë të lartë, u preket morali si familje. D...
Në filma me mafien italiane të sjellë nga kinemaja amerikane, apo edhe të tjerë skenat e dhunës me shkop bejsbolli përçojnë mizorinë e krimit të organizu...