Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ardi Veliu ka dalë në një deklaratë për mediat ku i ka ftuar qytetarët të respektojnë mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, nisur nga fakti që nga e enjtja bëhet e detyrueshme.
Veliu kërkoi nga qytetarët bashkëpunimin e tyre në respektimin e masave. Sipas tij, qëllimi i policisë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e shëndetit të tyre.
Ai u shpreh se patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.
Fjalimi i Ardi Veliut
Të nderuar qytetarë,
Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit.
Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.
Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit.
Qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi.
Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.
Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.
Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.
Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi.
Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale.
Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre.
Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shtetasin iranian Bijon Poolandrag i cili u arrestua dy ditë më parë. Shtetasi u kap në operacionin ‘Hija’ p...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka “zbarkuar” ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në ‘sitën’ e OFL-së janë Gëzim Alimehmeti, Artur Kol...
Pohgradec- Policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale S.K, pasi është kapur duke transprotuar 5 klandestinë në dalje të qytetit të Pogradecit. Sipas po...
Një burrë nga Vaqarri i ka çuditur oficerët e policisë me kallëzimin e tij, ku dhe pretendon se nga sharjet me zë të lartë, u preket morali si familje. D...
Në filma me mafien italiane të sjellë nga kinemaja amerikane, apo edhe të tjerë skenat e dhunës me shkop bejsbolli përçojnë mizorinë e krimit të organizu...
TIRANE– Ditën e djeshme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te ‘E Diela Shqiptare’ ishte një 33-vjeçare nga Korça e quajtur Vilma. Ajo tregoi histo...
BERAT- Ditën e sotme është mbyllur kopshti “10 Korriku”, në qytet. Ky vendim është marrë, pasi kanë rezultuar pozitive me Covid-19, edukatorja dhe sanitarja e k...
TIRANE– Anita Haradinaj ka dhënë një intervistë për ‘Abcnews’ në lidhje me jetën e saj me Ramush Haradinajn. Rrëfimi i zonjës Haradinaj vjen pas lajmeve të qark...
KAKAVIJË– 20 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, ku është proceduar penalisht një 50-vjeçar. 50-vjeçari me inici...
TIRANË– Agron Tanushi, 31-vjeçari, i cili më 15 shtator vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij Jetmira Hasanin ka shprehur pendesë për krimin e kryer...